| E shtune, 23.02.2013, 11:14 AM |
Inteligjenca
Shqiptare në Francë: Biesedë me politologun Dr. Mirsad Voca
Nga : Ermira Babamusta, Ph.D.,
Z. Mirsad, na tregoni për
origjinën tuaj?
Dr.
Mirsad Voca: Jam me origjinë nga qyteti i Mitrovicës ku kam lindur dhe jam
rritur. Njihet po ashtu si qyteti i minatorëve duke e pasur parasysh minierën e
Trepçës aty ku babai im punoi përgjatë 40 viteve.
Shkollën
fillore dhe të mesme e kam mbaruar në Mitrovicë, e para shkolla fillore
“Migjeni” ndërsa e dyta gjimnazi “Frang Bardhi”. Vitin e fundit të gjimnazit
gjenerata ime nuk ka mundur ta ndjek për shkak të luftës në Kosovë përgjatë
viteve 1998-1999, mirëpo pas çlirimit nga okupimi serb u ktheva në Mitrovicë
menjëherë dhe përgjatë vitit 1999 u validua edhe viti i katërt i shkollës së
mesme.
Cilat janë kujtimet e rinisë tuaj
në Kosovë?
Dr.
Mirsad Voca: Rinia ime në Kosovë nuk ka qenë edhe aq e lehtë sikur për shumë të
tjerë duke e pasur parasysh situatën e veshtirë përgjate viteve tê 1990 në
Kosovë. Vi nga një lagje që në ate kohë quhej “Tavnik” sot “Ilirida”, e cila
konsiderohej paksa më e egër nga pjesët e tjera të qytetit. Aty edhe policia
serbe shpesh nuk guxonte të depertonte pa mjete të blinduara.
Që në
moshën 9 vjeçare (isha vetëm në klasën e tretë) kam marre pjesë në protesta
kundër regjimit serb. Në fakt unë po shpërndaja qepë protestuesëve kundër gazit
lotsjellës (ndoshta duket e çuditshme por qepa ndihmonte kundër gazit
lotësjellës).
Mësimin
në shkollën fillore dhe atë të mesme e bënim disi fshehurazi nga policia meqë
ishte i ndaluar nga regjimi serb mësimi në shqip. Një orë mësimi zgjaste 30
minuta, nganjeherë edhe me shkurt sepse ndërtesa ishte e ngarkuar me të gjitha
drejtimet dhe të gjitha gjeneratat. Kam qenë edhe dëshmitar direkt kur
arsimtarët arrestoheshin dhe rraheshin në prezencën e nxënësve dhe burgoseshin
për një periudhë të caktuar pastaj liroheshin. Megjithatë shkollimi shqip prapë
vazhdonte në kushte jo normale dhe shumë të vështira.
Meqë
kushtet financiare në familjen time ishin të vështira që nga viti 1990 deri më
1995 kam ndihmuar babain për të shitur ato perime e frute që ai i kultivonte në
kopshtin e shtëpisë. Pastaj kam shitur edhe duhan në qytetin e Mitrovicës
përgjatë verës së vitit 1995. Shuma që fitoja investoja pastaj në materiale
mësimore.
Në vitin
1997 filloi të acarohej gjendja e sigurisë dhe ndjehej fillimi i një lufte të
armatosur. Ndërsa vitet 1998-1999 kam përjetuar luftën deri në ekzodin e
pranverës së vitit 1999 kur u detyruam të braktisim shtëpinë për të ecur mbi
Kur u larguat nga vendlindja dhe
ku emigruat?
Dr.
Mirsad Voca: Pas kthimit nga Shqipëria, u regjistrova në Universitetin e
Prishtinës në vitin 1999 ku edhe mbarova në vitin 2003 studimet katër vjeçare
në degën Gjuhë dhe letërsi frenge. Pasi që në vitin 2001 pata rastin të
punësohem si përkthyes për KFOR-in francez përgjatë dy viteve, dhe meqë kisha
grumbulluar pak të holla vendosa që menjëherë pas sudimeve në Kosovë të
vendosem në France për të vazhduar studimet tjera superiore.
U vendosa
në
Përshtypjet e para në
Dr.
Mirsad Voca: Kur u vendosa në fillim në
Aktualisht
vazhdoj të qëndroj në
Jeta në
Është një
qytet kozmopolitan. Kam njohur francez por edhe shumë të huaj. Njerzitë në
përgjithësi janë të sjellshëm mirëpo sigurisht që ka ndonjherë ndonj
përjashtim. Ka një klishe për francezët apo thënë më saktësisht francezët
parizian, thuhet se janë pretencioz gjë që e kam ndjerë edhe unë ndoshta
ndonjëherë mirëpo kjo mund të mbetet sharmante nëse nuk teprohet.
Cilat janë arritjet dhe sukseset
tuaja gjatë karrierës deri tani?
Dr.
Mirsad Voca: Shkollimi im në
Arritja
ime e parë ishte kur në shtator të vitit 2005 mbraova studimet e master-it në
drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare - studime evropiane.
Më pas
fitova bursën pranë qeverisë franceze për studime doktorale në po të njëjtin
drejtim i varur nga laboratori i Shkollës doktorale të shkencave sociale pranë
institutit të gjeopolitikës dhe atij të studimeve evropiane.
Në vitin
2006 fillova hulumtimin doktoral mirëpo pas një viti apo në 2007 u koncentrova
në një shkollë tjetër franceze. Është fjala për
ENA (Ecole Nationale d’Administration – Shkolla kombëtare për
administrim). Arrita ta kaloj konkursin për këtë Shkollë pas një përgaditjeje
gjashtë mujore përgjatë vitit 2007 dhe një pjesë të madhe të vitit 2008 kalova
në Strasbourg aty ku zhvillohet shkollimi në ENA. U diplomova edhe në ENA në
administrim publik – drejtimi marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci.
Kam bërë
disa publikime ( përgjatë studimeve në ENA dhe atyre doktorale kam botuar
artikuj hulumtues në Bulletinin filozofik pranë Universitetit të Prishtinës, në
Fondacionin për hulumtim strategjik në
Cilat janë pasionet tuaja në
lidhje me degën?
Dr.
Mirsad Voca: Meqë rinia ime është ndërlidhur shumë me konfliktet në
ish-Jugosllavi e veçmas me atë të Kosovës, kam zgjedhur t’ua kushtoj studimet e
mija universitare dhe hulumtuese doktorale në Francë.
Kam shumë
pasione, si dinamik që jam. Sportist e dua muzikën, luaj pak me kitarë dhe
përpiqem të këndoj. Kitara është diçka e re për mua të cilën e kam mësuar në
Cilën temë trajtuat në
disertacionin e doktoraturës?
Dr.
Mirsad Voca: Në temën time që e kam trajtuar bëhet fjalë për Kosovën midis
shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe rikompozimit evropian. Brenda kësaj suaze
hulumtoj çështjen e paqartësive të së drejtës për vetëvendosje të Kosovës dhe
emergjencën e shtetit të Kosovës. Qasja është gjeopolitike dhe politiko-sociale
por edhe historike. Teza ime vendoset në përballjen e aspiratave kombëtare të
akterëve shqiptarë të Kosovës me tërësinë e zhvillimit të marrëdhënieve
ndërkombëtare dhe atyre regjionale ku ato aspirata gërshetohen. Përqendrohet në
çështjen e statusit të Kosovës nga këndvështrimi i të drejtave dhe identiteveve
që (nuk) u janë njohur shqiptarëve të Kosovës.
Çfarë ju bën krenarë për
prejardhjen tuaj ?
Dr.
Mirsad Voca: Që jam Shqiptar (me të gjitha të mirat e të këqijat). Që vi nga
një familje e shëndosh kombtarisht, moralisht dhe historikisht. Nëse nuk e duam
vetën dmth të qenurit shqiptar, mos te presim që këtë ta duaj i huaji para se
ne ta duam veten. Por si ta duam ? Mendoj se duhet të jetë në mënyrë
vetmohuese, gjë që shpie kah një konstruktivitet. Duhet me të vertetë së pari
të njohim sa më shumë kush jemi, si jemi, prej nga jemi, për se jemi. Të
provojmë tu përgjigjemi këtyre pyetjeve sa më thellë dhe arsyeshmërisht duke
mos e mohuar kurrë dashurinë për prejardhjen tënde, në këtë rast e të qenurit
shqiptar.
Cilat vlerat shqiptare do ti
mësonit Francës dhe botës ?
Dr.
Mirsad Voca: Ka aq shumë për t’iu interpretuar të huajëve. Me atë që
ballafaqohesh më së shumti është injoranca dhe pasqyrimi më shumë negativ për
Kosovën dhe për shqiptarët. Gjithmonë
përpiqem me ato argumente që posedoj t’iu interpretoj një imazh të shqiptarëve
si një popull i lashtë, me traditë të vjetër, me një shpirt të pathyeshëm gjë
që ka bërë që ne të ekzistojmë si popull, me një bujari, me mikpritje e
solidaritet, i kthyeshëm, jo agresiv ndaj popujve tjerë. E gjithë kjo nuk e di
sa arrin ta zbus sado pak atë propagandën shumëvjeçare që është zhvilluar ndaj
shqiptarëve në pothuaj çdo shtet të botës.
Cili është rekomandimi juaj për
Kosovën ? Çfarë na nevojitet më tepër në vend ?
Dr.
Mirsad Voca: Mendoj shumë sinçerisht dhe thjeshtë se duhet bërë shumë më shumë
në arsimim dhe atë pa ndalur për shumë vite intensivisht dersia t’ia arrijmë ta
kemi një nivel më të lartë. Kjo vlen për të gjithë Shqiptarët kudo që janë.
Pastaj, na nevojitet një punë më kolektive si shoqëri. Duhet të kupojmë se një
shoqëri ec drejt dhe shëndosh me një punë kolektive dhe jo me individualizëm.
Pasi që të kuptojmë njëherë e mirë, pastaj duhet të veprohet në atë drejtim.
Pra, duhet pak të ndryshohet edhe karakteri individual prej shqiptari sepse kjo
do të na pengoj për një të ardhme më të ndritshme.
Këshilla juaj për studentët
shqiptarë në diasporë?
Dr.
Mirsad Voca: Do të dëshiroja që ata që bëjnë studime jashtë vendit dhe sidomos
ata që doktorrojnë të kenë edhe mundësinë (nuk mjafton vetëm dëshira) të
kontribuojnë në vendlindjen e tyre sesa të qëndrojnë jashtë vendit dhe të
kalojnë jetën duke punur diku në ndonjë kompani apo universitet të huajë ndërsa
vendlindja vuan nga një deficit i hatashëm kuadrosh në pothuaj të gjitha
fushat.
Cilat janë ambiciet dhe synimet
tuaja për të ardhmen?
Dr.
Mirsad Voca: Kam shumë synime mirëpo aktualisht pas mbrojtjes së doktoratës jam
duke jetuar pak më lirshëm duke pritur lëshimin formal diplomës. Pres që në një
të ardhme të afërme të shoh perspektivën time në Kosovë në sferën universitare,
por nuk e përjashtoj edhe dëshirën për të kontribuar në diplomaci. Mendoj në
atë të Kosovës e cila mendoj se ka nevojë të reformohet e të ngritet më lartë.
Në fakt në Kosovë ka nevojë për gjithçka meqë është ende fillimi i një
shtetndërtimi. Mendoj se mungojnë kuadro në çdo fushë e sidomos në sferën
universitare ku mendoj se do të jepja me dëshirë kontributin tim.