| E premte, 22.02.2013, 09:18 PM |
Mashtruesit
e pensionistëve të Kosovës nuk gjenden në shoqatën e sindikatës, por, ata janë
prezent brenda bashkimit të shoqatave të pensionistëve të Kosovës!
Nga Ismet Uka
Për çudi
në gazetën lajmi të datës 20 02 2013 del një kundërshtim i shoqatës së
pensionistëve të Kosovës me një artikull ne gazeten Lajmi,kundër iniciativës së
sindikatës së pensionistëve të Kosovës që thërret pensionistet për padi në
gjykatën ndërkombëtare kundër diskriminimit të
shteti Serb që e ka bar dhe po e bën kundër pensionistëve shqiptar të
Kosovës duke ua grabit fondet e tyre pensionale .Shoqata e pensionistëve ketë
thirrje të sindikatës,që pensionistët e Kosovës ta mbledhin dokumentacionin dhe
me argumente ta padisin Serbin,po e quan si mashtrim të pensionistëve gjë që
kjo është një dezinformuat e opinionit nga vet shoqata e pensionistëve.
Nëse diku ekziston grabitqar që grabit pronën e pensionistëve të Kosovës dhe far mashtruesi i pensionistëve ata mashtrues gjenden dhe qendrojn mu në shoqatën e bashkimit të pensionistëve të Kosovës,ku për vërtetimin e librezave të antarsis duke ju premtua pensionistëve se me librezat e tyre neper qendrat për pushim dhe rekreacion qëndrimin e tyre e kanë 30% më lirë,si dhe kontrollimet mjekësore dhe mjekimin e kanë pa pagës neper institucionet shëndetësore të Kosovës duke ua kërkuar për çdo librezë nga 3e.
Mirëpo
këta grabitës të pronave të pensionistëve që rrogat e tyre nuk dallojnë fort
nga rrogat e ministrave të Kosovës duke i dhanë objektet që i ndërtuan
pensionistet me djersen e tyre për ta
kaluar kohen për to në ditët e pleqërisë .Pronat e pensionistëve të cilat janë
objektet personale të tyre. Klanet e krijuara brenda bashkimit të shoqatës së
pensionistëve,në këto prona pensionistëve ua ndalojnë qasjen duke i dhanë këto
prona me qira dhe në vend që këto qira të shkojnë në ndonjë fond për ti
ndihmuar pensionistet me nevoja të veçanta dhe ata me ekonomi të dobët
familjare grupet dhe klanet e caktuara brenda shoqate fondin që krijohet nga
qiratë e objekteve e harxhojnë për luks të vetin personal,dhe familjeve te
tyre.
Prandaj
nëse prokuroria e Kosovës duhet të ketë punë me dikë për keqpërdorime duhet të
ketë me shoqatën e pensionistëve të Kosovës e jo me sindikatën e pensionistëve
.Ku kjo shoqatë mund të merret edhe si shoqatë ilegale sepse nuk e kanë besimin
e pensionistëve të Kosovës.
Kurse
sindikata e pensionistëve të Kosovës publikisht ika thirr pensionistet dhe i
thirret,neper të gjitha qendrat komunale të Kosovës që ta mbledhin
dokumentacionin me qellim që ta padisin Serbin në gjykatën ndërkombëtare,të
drejtësisë për pa drejtësinë e bër të shtetit Serb kundër pensionistëve të
Kosovës. Prandaj kjo po e pengon dikë brenda shoqatës së pensionistëve të
Kosovës sepse brenda kësaj shoqate kaherë u dit që Serbia ka arrit ti instaloj
miqtë e vet dhe ndaj këtyre shkeljeve kriminele që Serbia i ka ber kundër
pensionistëve të Kosovës këta miq të Serbisë ,brenda shoqatës kanë shukat e
edhe tani po përpiqen ketë iniciativë humane të sindikatës ta pengojnë .Por në
sindikalistet e pensionistëve nuk do të ndalemi deri sa padrejtësinë e Serbisë që
e ka ber kundër pensionistëve shqiptar të Kosovës ta qesim në prehrin e
drejtësisë ndërkombëtare.
Pohimet e
shoqatës që sindikalistet ketë punë për pensionistet po e bëjnë me pare kjo
është dezinformat e krerëve të shoqatës që për vite të tera kjo shoqatë ka
punuar kundër tyre. Sepse po të punohej pro tyre dhe në mënyrë institucionale
Serbia moti është deshtë të paditet nga vet shoqata dhe pensionistëve tua
rikthej të drejtën në pensione.
Prandaj kjo çka sodë e lexova në gazetën lajmi shumë me çuditi se si këta mashtrues dhe shfrytëzues te pronave të pensionistëve po i pengon kjo iniciativa e sindikatës së Kosovës për ta paraqit padrejtësinë e Serbisë qe është duke e ber kundër pensionistëve te Kosovës në prehrin e gjygjit ndërkombëtar kur dihet që kjo iniciativë është e mirë edhe për shtetin e Kosovës, por edhe për vet pensionistet. Kuptohet qe për dokumentacionin qe kërkohet pensionistët jan duke i paguar taksat komunale kurse sa ju përket shërbimeve administrative deri te formulimi i padive këto sindikalistet i bëjnë pa kurfar pagese. Sindikata e pensionistëve ketë punë është duke e krye jashtë objekteve te veta sepse shoqatat e pensionistëve si trashëgimtare nga sistemi monist çdo organizim tjetër te pensionistëve po e kundërshton, duke mos lejua me forcë qe shoqata sindikale e pensionistëve te veproj ne objektet e veta qe vite te tera derdhi mjete për ti shfrytëzuar ato ne interes te vetin ne ditët e pleqërisë. Prandaj, këtyre manipulantve dhe grabiqarve po ju dridhet edhe dheu nen këmbë sepse shumë shpejt do ti lirojmi edhe objektet tona nga këta grabitqar qe nuk e kanë besimin e askujt e as te pensionistëve, dhe pensionistet i konsiderojnë si shoqatë ilegale.