| E premte, 22.02.2013, 07:22 PM |
Xhavit
Gasa
SOFRA E
POETIT
Sofra e
poetit,
Është më
e pasur,
Se sofrat
që shtrojnë mbretërit.
Në sofrën
e poetit,
Ulen të
gjithë,
Nuk është
si sofra e mbretëve,
Që ulen
vetëm pasanikë....
Sofra e
poetit,
Më e
madhja sofër,
Aty ulen
rrezet e diellit,
Që
ngrohin botën.....
RRËNJËT
Do kuaj
të hasdisur,
As kuaj
nuk ishin,
Pa shalë
e kapistër,
Nuk
hingëllinin por ulurinin.
Kuaj që
nuk dinin të vraponin,
Me këmbën
e tyre të madhe.
Çdo gjë e
shpërtyfyronin,
Shkëmoqnin
lulet me gjethe e petale.
Harruan
këta kuaj të verbër,
Se këmba
e tyre e madhe,
Nuk i shkul
dot rrënjët,
Që
ushqejnë lulet me gjethe e petale...
RENDIM
Si
farëhedhësi,
Që rend
brazdë në brazdë,
Rendim ne
poetët,
Nëpër
fjalë,
Farat në
tokë,
Fjalët në
letër,
Nëse
s'gjenë të ngrohtë,
Do të
gjejnë vdekjen...