| E premte, 22.02.2013, 07:57 PM |
Poezi rumune
Dumitru Ichim
(
GLOBALIZIM
Përmbi varr kanë ngritur një kishë
përmbi kishë kanë ngritur një sinagogë
përmbisinagogë kanë ngritur një xhami
përmbi xhami kanë ndërtuar një spital
përmbi spital kanë ndrequr një mur
përmbi murë kanë ndërtuar një rrugë.
Pastaj kështjella i bëri murit kartiere:
kartierin e krishterë, atë hebraik dhe atë mysliman
kartierin e gjuhëve klasike atë latin dhe atë grek
kartierin e kombeve, atë armen, rumun, rus etj.
Epidemia e mureve vazhdon
dhe krejt popullatën e globit e kaploi panika
duke u shpërndarë lajmi
se faktikisht varri ishte i zbrazët
NGJYRË
Universi është një ngjyrë
Njësoj si molla e gjembi.
Koha është përsëri ngjyrë
Njësoj si malli dhe frika.
Me të gjitha ngjyrat e mia –
Murmurimtare në gurgullimë të fjalës
Nga bardhësia drejt zjarrit.
Më është bardhësia ngjyrë,
apo frikë nga vdekja?
KOHË BINJAKE
Në vatrën e çdo bërthame
Pulson në flakërime të bardha
Erëtima e Blirit të parë.
Kurse ylli lundron luginave të qiellit
Dhe tani përmbi ujëra
Vezullon syri i peshkut.
Grunaja të zjarrta dhe shkëndijat e natës
Janë gadi të më lindin,
Por nuk ma binjakësojnë orën
E dritës
Së posazgjuar në kokrrën e mustardës.
KOHË E BARDHË
Drita s’është dritë
Por vetëm një gjuhë e harruar.
Kur nata ësht’ mbi gjëra
Dhe don të hyjë në mua
Ia lë ato që s’janë
Duke e zhvendosur
Nga hapsira e zezë,
Porsi në shah
Një mugull në kohën e bardhë.
Drita s’është dritë
Por vetëm një e folme e harruar
Dalëngadalë
Duke të ftuar për të qenë.
DRURI I DIELLIT
Mbi degët
E drurit të diellit
Nata e mbaron fillimin
Frika – sprovim i sekondës
së parë.
Druri i vuajtjes!
Vetëm një herë pat lulëzuar
Gjaku
Uji
Drita
Dhe prej atëherë na e le
Erëtimën e kaltërt Drejt
Valëve Tjera
Dhe shijet e njelmët
Të lotit dhe zjarrit.
NGA MBISHKRIMET E GRURIT
Dheu –
Fillimi i gjumit të vogël.
Qielli –
Fillimi i gjumit të madh.
Dielli –
Fillimi i gjumit të vogël.
Kalliri –
Fillimi i Gjumit të Madh,
Që zemrën e këputi
Në Darkën e Fshehtë
Duke e përpjestuar
Barazisht në çdo kokër
Nga Mbishkrimet e Grurit.
FAJTOR PËR FLATRA
Lulëkuqja
E qorton fluturën:
Ndali petalet!
Mos luaj për tepër
Me tundimin e fluturimit
Përgjatë çastit
Duke lulëzuar degët, apo
qetësinë.
Ka mundësi të të shkundin.
Edhe unë si ti kam qenë,
Por gabimisht e pata prekur
Dritën
Me majën e flatrës.
RRUGËS PËR NË EGJYPT
Si kotej rrugës për në Egjypt
thuajse i goditur nga qielli
Plaku Jozef nxjerrte një klithje:
“Marie, kurora...
Kurora e magjive, e Perandorit
që ia pat prurë në kutinë e gomarit
e skulptuar si sipet
nga nxitimi i madh e harrova!”
Maria nuk përgjigjej.
Kundronte largësinë e largët...
Si një lot i kulluar –
rrjedhte nga sytë e saj të qartë
dhembja e mendimit të pashprehur.
E shtrëngonte në krahë Krishtin
dhe e puthte në ballë
pikërisht në vendin ku do ta mbajë
kurorën e Tij prej gjembash.
FËMIJA DREMIT
Në shpirt qershia
Filloi të lulëzojë
Drita dhe ajo –
Frymëmarrje me frymëmarrje –
Që e lulëzojnë gjumin
Vetëm here pas here
Flladit
Një flutur
Fëmija buzëqesh në gjumë
Here pas here…
Thuajse tenton ta zgjojë dritën.
FIAT LUKS
Si mund të ketë qenë drita
përpara diellit
përpara hënës
përpara zjarrit të lindur?
Prej nga shkëndija
prej valësh duke mos qenë
që mund të jetë e mundur?
Pa flatra
si rrotullohej flatrimi i zalisur?
Me kend të ketë qenë
prej një qenjeje vallë
përmallimi i parë?
“Së pari ishte nata
Mbyll sytë! Të
përsërisim sërish”
më premtove
atëherë.
Dhe nga njëri
tjetri thithëm me rradhë
dritë nga drita.
Nuk ishte diell
dhe as hënë asokohe
as zjarr i lindur më parë.
Ma merr mendja se drita u lind
nga puthja jonë e parë.
KRËÇUNI I PARË*
(Primul Cr?ciun)
Ashtu siç Bibla thekson
Në atë kohë në Vendin e Shenjtë
Kah Betlehemi Maria e Shenjtë
Shkonte me Jozefin të regjistrohet
Rrugë e gjatë dhe i kaploi nata
Por vend për fjetje nuk gjetën
Dhe në një shpellë paten hyrë
Dhe atje pat lindur Krishti
Në qiej engjëj me flatra të bardha
Thuase rreshnin lule të bekuara
Duke kënduar ngadalë e shenjtërisht:
Maria gjendet në qiell e mbi dhe!
Barinjtë me fyej në dorë
Me një qengj vinin nga stanet
Me mallëngjim të gjithë këndonin -
Kërshëndellën e parë për Krishtin!
*Krëçun
rumanisht u thonë Krishtlindjeve,
që vjen nga fjala shqipe Kërcunë, ekuivalenti
në gjuhën rumune Buturuga, nga vjen sintagma
Nata e Buzmit etj.)
TURRA E NDEZUR
Zbathu
Të dëgjosh nga turra zjarrin shkatërrimtar
Është paralajmërim, nëse e do shenjën –
E zbathjes nga thërrimet!
Mos pyet për kuptimin e rëndë!
Në të njëjtat gjurma Zoti
Drejt teje drejtohet përmes drurit
Duke të përqafuar i zbathur!
PARATHËNIA E TURRËS SË NDEZUR
Gërshetues tendash
Derisa mesditën e lavdisë
E kalova në Tars
Në vatrën time çfarë flakësh kërkon
Dhe çfarë grinjesh të kota po bën
Se përgjysmë u dogja
Njeri andrrallash në kuptim
Ki kujdes ndaj tendës sime
(mos ia tremb gjumin)
E sheh se si unë e thurri
Ngadalë, porsi një guacë
E krekosur nga lindja e hënës
Gjumë i sideftë në perlë
Nuk e di se fija e dredhur
E lartësisë
S’duhet ndalur në nyje tinëzare
Nuk di se djegja e plotë
Është në shkrepëtimë të vetëtimës
Që poi a lë
Vetëm diamantit të turrës së ndezur
Me gjembat e dritës
FLEJ JEZUS, SË PAKU NË KRËÇUN
Kambana të bardha bien të rreshura
Për Vashën shekullore po preken
Engjëjt në dëborë nuk guxojnë
Po rreshin kolendra anembanë
Kambana të bardha bore pa nyje
Prej sonte magjia ka rënë mbi yje
Fshehtësia lulëzon, kolendrat e para
Me përjetësinë e kohërave të mbara
Lulet e bardha porsi shtrat për lindje
Flej Jezus, së paku për Krishtlindje
KOLENDRAT E ENGJËJVE
-Gjumi përpiqet Ta kaplojë
Duke e përkundur gjumin
Nëna e Shenjtë e Zotit
A na pranon për kolendra?
Pas nesh dhe engjëj tjerë vijnë
Thuase bien, krejt qielli ësht’plot
Se i kanë mbushur edhe shtigjet
Për ta kënguar halelujën
-I ëmbël është gjumi fëmijës
Por hyni një herë dalngadalë
T’i këndojmë deri te dera
Kolendrën e përkundëses:
-Nani-nani, Foshnja qiellore
Flej nën degët e larit të bekuar
Dremit se unë Të kam uruar
Për ne Bij prej perandori
Flej moj dritë e mbëmjes
E lindur sot preh Vashërisë
Dalngagadalë nga vala e qetë
Flej moj Dritë prej Drite
Gjumin e lehtë porsi në përrallë
Porsi puthje e shprehur mbi qepallë
***
Mbi tërfil lahurie të kositur –
Gjumë i bukur nga qiell i thither!
Molla pranë Tij po ëndërron
E bardha në psalm si po ngryset
Dhe në qetësi që Të mos zgjohet
U fsheh për të lulëzuar.
Ylli e përkul poshtë kallirin
Që ta shohë Foshnjën e njomë
Vetëm kolendra po jehonë:
... gjum’të ëmbël... Madhështi...
VETMIA E ENGJËLLIT
Vetmia e engjëllit
Ësht’një psherëtimë e kaltërt dhe e rëndë.
Vetëm një herë
Ia shijova hidhërimin e patjerrur
Dhe i trembur u ktheva
Në portën e Poçarit tim
Duke i kërkuar krahët prapë.
Engjëlli i gjorë!
I lindur gabimisht me flatra,
Kurrë nuk mundi të flatrojë
Së paku vetëm një përqafim
Si ne.
Fillimisht isha kujtim,
Pastaj nëpër mundime
U bëra e njëjta këngë
Me formë të glinës.
A të kujtohet ura e shuplakës së Tij?
Sa ngrohtë ishte te kroni,
Kur përmbi sup na përgjonte
Puthja e parë
Derisa hëna mugullonte mbi degë ftoni!
PËR HERË TË NJËMBËDHJETË
Pesë ishin të çakërdisura.
Pesë të mençura.
Por ajo e njëmbëdhjeta –
Vasha –
I lutej Qengjit për të gjitha duke thënë:
Edhe barit
Edhe zambakut
Edhe hënës
Edhe yjeve
Edhe diellit bërja një shenjë
Nga zemra ime për ty
Që të derdh vajin në kandil!
PËRVJETORI I PIKËS SË BARDHË
(Për Florikën time të dashur)
Shih, vitet tona shkuan?
Një jetë të tërë u deshëm,
Dhe sot njësoj,
Por me një sonet më shumë.
Dhe si shkuan të parët, e sheh?
Sa të kam dashur! Si nuk të thanë
Livadhet e mia të paguximshme?
Koha e ndaluar – hije e lulëzuar...
Përse nuk vjen?
Unazë nga hëna të solla –
Lule e qoshit të shtëpisë –
Pranë pishës së vonuar
Çka nuk më lë që unë ta dij!
Bijnë gjethet e prekura nga perëndimi,
Jehona të akatistit po end:
E sheh, drenushat tona na ikën?
Përgjigjem përmes breut,
Duke pëshpëritur ngadalë,
Fjalë që për një jetë i fshihja:
E pres sonte moj e bekuar
Zërin tënd që sapo ka lulëzuar!
SHPËTOI PASQYRA NGA CIRKU
Kur mbrëmja ishte gadi të shtrihet
E harrova dritaren të hapur.
Shpëtuar nga cirku, por s’e dij se si,
Ballë për ballë u zgjova
Me një pasqyrë.
Rrinte si idiote e zënë mes kornizave,
E veshur me teshat e mia.
Si një çapkëne e azdisur dukej dhe kështu,
Ktheva kokën,
E kthen dhe ajo.
E shaj: Lopë e shëmtuar ik në dreq të mallkuar!
Por pasqyra ime ishte e shurdhër.
Krejt pozat e vjetra i përlyen,
Shndërrohet në kloun, karikaturë
Me mjekër e me një dhëmb në gojë!
Ç’bëj unë, bën dhe ajo njësoj.
Qesh sa që përmbyset
Fëmija ime - Mitrel:
“Harrove se si nëna na thoshte?
Asnjëherë kur shkon del shtëpia
Mos e harro pasqyrën e hapur!
ENGJËLLI QË FILLOI TË RRESHË
-Nëse ke mundësi trupin tim
Ta mësosh të vishet me re
(it hash engjëllit im mbrojtës)
Do të takohesha me të,
Dhe perms qiparisave të lartë nga temjani
Do t’ia kërkoja puthjen e pare.
... dhe engjëlli,
Duke mos ditur të prekë fjalën,
U fsheh me të gjitha fshehtësitë
Në re.
Është mirë, edhe kështu, i thashë.
Nga të gjitha heshtjet tona,
Të pafejuara me nënshkrimin e dorës,
Së paku, në atë thellësi të fshehtë,
E paguximshme përpara puthjes,
Filluan për ne të rreshurat e dëborës.
HYMNIZIM
Se njeriu është hije, më thua:
Por unë e pyes profetin:
Hija e kujt?
Dhe nëse hija
Është e një qenjeje me ëndrrën?
-“Por prej nga?”, përgjigjet ironikisht kajsia
Pastaj kthehet
Duke krahasuar petalet me pëshpëritjen
Drejt një alfabeti të ri
Që s’e dyshonte as provokimi, i shkathtë:
“Drita mund të lexohet
Vetëm nga e majta
Drejt plagës së djathtë.”
ZEMRA E DEGDISUR
M’u degdis zemra
Aq larg
Saqë më ka kapluar frika,
Se kam rënë kaq shumë
Dhe as për vdekje –
Se i kam dremitur shpesh në shtrat,
Vetëm për Ty;
Ç’do të bësh me qengjin në krahëror?
Se ësht’ i vogël e do ta shpërthejnë te stanet;
Mos e lë vetë
Asnjëherë
Që mua mëkatarët të ma shtrijnë dorën.
S’e kuptova asnjëherë
Dashurinë Tënde çobanishte,
Por nëse megjithate tenton të vish
Poshtë, në varrin tim,
Ki kujdes kur zbret nga ikona!
NDIHMOJE MOSBESIMIN
TIM
-A po beson ti?
-Besoj o Zot,
ndihmoji mosbesimit tim
Dhe nëse mundesh,
Thuaj të mos më
përgjojë
As kullosa dhe as
ylli,
Madje as kurr
mugullon ngrica mbi lulet
Që duan të të
njohin,
Tërhiqu në natë,
kurr pot ë lutem,
Përmes një amini –
lëshoje perdenë.
PËRSHËNDETJE PËR
PASHKË
Sot është kremtja e
vërtetë
Më e madhërishmja
në jetë.
Kush s’i njeh Pashkët
vallë
Këtë kremtim
nderimi të rrallë?
Dielli ndrit e
duket më i gëzuar
Se na u ngjall
Krishti i bekuar.
Në vend të “mirë
ditës” së rrall’
E përshëndesim
njëri-tjetrin
Me uratën “Krishti
u ngjall!”
KRISHTI U NGJALL
Ejani e merrni
dritë
Krejt bota le të
përkulet.
Zemër-kambanat
trokasin
Se Krishti u
ngjall.
Engjëjt në qiej
këndojnë
Për këtë Lindje të
Shenjtë
Për këtë përgëzim
të rrallë
Kur Jezu Krishti u
ngjallë.
Dita e Pashkëve na
sjelltë
Shëndet e lumturi
Dhe me ne këndoni
gjallërisht
Se na u ngjall i
bekuri Krisht!
(I shqipëroi: Baki Ymeri)