| E enjte, 21.02.2013, 08:22 PM |
VDEKJA E
AMBASADORIT TË NDËRGJEGJES - MBËSHTETËS I FORTË I NDËRHYRJES SË NATO-S NË
KOSOVË
Nga Frank Shkreli
Më 28
Janar ndërroi jetë në
Ndaj
vdekjes së ambasadorit Kempelman,
Washingtoni zyrtar reagoi nepërmjet zëvendës-presidentit Joe Biden, i cili e
lavdëroi atë si një kampion i të drejtave të njeriut dhe si kampion i pakësimit të numërit të
armëve bërthamore. ''Në kulmin
e Luftës së Ftohët, ai ishte kampion i negociatave për marrëveshje shumë të rëndësishme
mbi zbatimin e të drejatve të njeriut dhe të pakësimit të armëve bërthamore'',
tha Zoti Biden nepërmjet një deklarate që lëshoi Shtëpia e Bardhë me këtë rast. Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se
ambasadori Kempelman, ''Vitet e fundit të jetës së tij, ia kushtoi avancimit të vizionit që ai ndante
me presidentin Reagan dhe të tjerë – d.mth vizionit për një botë pa armë
bërthamore”.
Edhe
Departmenti Amerikan i Shtetit
(DASH) komentoi vdekjen e
ambasadorit Kempelman, duke thënë se ''Ambasadori Kempelman , me një elokuencë
të pashoqtë, anavoi idenë se respekti i të drejtave të njeriut është jetik për
bashkpunimin dhe paqën midis shteteve.''
Në deklaratë e DASH, thuhet
gjithashtu se , ''Lidershipi i ambasadorit Kempelman ishte i pazëvëndsueshëm
për suksesin e negociatave mbi angazhimet për zbatimin e të drejtave të njeriut
si edhe për një botë më stabile gjeostrategjike. Ai nuk pushoi kurrë së punuari për
kontrollimin e kërcënimit që vjen nga armët bërthamore dhe as nuk pushoi kurrë
së foluri në mbrojtje të kauzës së lirisë dhe të të drejtave të njeriut. Për shërbimin e tij ndaj atdheut, si dhe
paqës dhe lirisë në botë, ai mori dekoratat më të larta civile të këtij vendi nga Presidentët Ronald Reagan dhe Bill Klinton.
Ambasadori
Kempelman, angazhimin e tij ndaj lirisë,
demokracisë dhje mbrojtjes së të drejtave të njeriut kudo në botë, e tregoi edhe gjatë krizës dhe luftës në
Kosovë. Ai së bashku me personalitetet
më të dalluara dhe më me influencë të
politikës dhe diplomacisë amerikane të asaj kohe, si Senatori Bob Dole e Zbigniew Brzezinski, i bënë thirrje presidentit Bill Clinton se
vetëm udhëheqja e fortë dhe e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara mund të
zgjidhë krizën më të madhe të sigurimit sot në Evropë, ndërsa forcat e serbe
nën komandën e presidentit Sllobodan
Miloseviç vrasin e presin popullsinë
civile në Kosovë, duke rrezikuar stabilitetin dhe paqën në rajon. Madje, madje, ambasadori Kempelman me
kolegët e tij, i bënin thirrje administratës Klinton se përveç sulmeve
ajrore, NATO duhej të përgtatitej të
dërgonte forcat këmbësore në Kosovë, duke i shkruar Presidentit Clinton se
tani, ''të gjithë sytë janë këthyer kah
Wasshingtoni. Vetëm udhëheqja e fortë
e Shteteve të Bashkuara mund të bindë Milosheviçin që të ndalojë spastrimin
etnik të shqiptarëve...pasi egërsia që po ushtron ai në Kosovë, rrezikon më
shumë se jetën e popullësisë civile dhe stabilitetin rajonal. Rrezikohen interesat e Shteteve të
Bashkuara, kredibiliteti i NATO-s, si dhe sukseset e arritura në Bosnje.'' Në një apel tjetër të nënshkruar nga Ambasadori Kempelman dhe kolegët e tij i thonë Presidenti Klinton se vetëm bombardimet nuk
do të ndalojnë fushatën e Millosheviçit të vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve
dhe shpërnguljeve të detyrueshme të shqiptarëve, dhe kërkonin që në asnjë mënyrë nuk duhej të
bëhej ndonjë ''kompromis'' ,për ta shpëblyer atë për fushatën e tij të
terrorit.
Ambasadori
Max Kempelman ishte mbështetës i pa kompromisi i të drejtave të njeriut, besonte dhe punoi
gjtihë jetën e tij për një botë pa armë
bëthamore. Si politikan, ai nuk i
përket asnjë kategorie dhe do të kishte shumë të vështirë të vepronte në
atmosferën e ndasive politike e partiake që
mbizotëron sot në Washington. Me
një rast, ai pat shkruar se, “asnjë njeri që pranon të vërteten si sovrane, nuk
mund të jetë ushtar i një partie ose i një lëvizjeje, sepse si i tillë nuk mund
të shkojë përpara me ta, me të njëjtit
hapa.” Mbi të gjitha, ai besonte se
respektimi dhe zbatimi i të drejtave të njeriut
dhe liria e plotë e individit, përfshirë edhe lirinë e fjalës, janë
faktorë të doemosdoshëm për një paqë dhe
siguri të qëndrueshme botërore.