| E marte, 19.02.2013, 09:03 PM |
SHANSI
Nga Dibran Demaku
Fenomeni
i të qenit i pari-Njëshit, tek shqiptarët është më i theksuar se tek kombet
tjera.Shqiptari do që të jetë i pari kudo,që të duket.Dhe s`e ka hiq problem se
a e meriton atë vend apo atë pozitë që e mban.Me rrëdësi është që ai të jetë i
pari-Njëshi, që emri i tij të përmendet kudo, që për të të shkruajnë gazetat,
që për të të flasin televizionet, që për të të këndojnë rapsodët e fshatit siç
shprehet Kadare i madh tek një shkrim i tij!
Vite më
parë kur autori i këtij shkrimi punonte në Radiotelevizionin e atëhershëm të
Prishtinës, i kujtohet një barcoletë që bënte fjalë pikërisht për fenomenin e
të qenit i pari-_Njëshi.Njëri nga kolegët se ku e kishte dëgjuar atë barcoletë(
mbase e kishte krijuar ai vetë), në një nga mbledhjet e redaksisë do ta
tregonte atë barcoletë që do të na bëne të qeshnim me lot.
Vendin e
barcoletës do ta caktonte në Drenicë(nuk di as unë vet se përse atë barcoletë e
kishte vendosur në Drenicë, sepse shumë lehtë do të mund ta vendoste në çdo
trevë shqiptare).Barcoleta bënte fjalë, pra për disa drenicarë të cilët ishin
zënë në mes tyre se cili duhej të ulej në karrigën e parë të autobusit të
fshatit të tyre.Dhe meqë ata ishin shumë dhe në autobus ishte vetëm një karrigë
e parë ishin zënë keq pikërisht për atë karrigë.Duke parë se konflikti do të
rritej edhe më ishin menduar e menduar se si të bënin që ta zgjidhnin atë
problem.Një ditë njërit prej tyre i kishte lindur një ide që mbase do ta
zgjidhte problemin.Ai kishte propozuar që të gjithë së bashku të shkonin në një
fabrikë ku prodhoheshin autobusët me kërkesën që prdhuesit e autobusit ta
projektonin një autobus i cili do të lëviste përpara me tërë gjerësinë e
tij!Dhe nëse projektuesit e autobusit do të kishin sukses në n
jë
projekt të tillë atëherë edhe problemi i drenicarëve do të zgjidhej në mënyrë
fatlume sepse atëherë do të kishte karrike të para të mjaftushme për të gjithë
ata!...
Para se
të shpallej Pavarësia e Kosovës nëpër koluare të ndryshme do të flitej se ajo
vonohej jo për shkak të ndërkombëtarëve, por për shkak të vendorëve, të cilët
ishin zënë në mes tyre se cili do të ishte i pari-Njëshi, ai që do të shpallte
Pavarësinë ,për të cilin vajzat e fshatit do të këndonin me dajre këngë për të
ashtu si edhe rapsodët e fshati do të këndonin këngë me qifteli, ndërkaq ai
Njëshi do të hynte në histori!Sa ka të vërteta në ato biseda të koluareve të
atëhershme e dinë ata që ishin në pushtet atëherë e që janë edhe sot.
Sido që
të jetë këtë shans historia ua rezervoi Partisë demokratike të Kosovës dhe
kryetarit të saj z. Hashim Thaqit, që ata të proklamonin aktin e shpalljes së
Pavarësisë së Kosovës, këtu e pesë vite më parë.Sot pas pesë vitesh, pothuajse
në të gjithë librat e historisë të shkollave të Kosovës përmendet emri i
HashimThaqit, si personi i cili bëri shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, edhepse
më e drejtë do të ishte që në ato tekste shkollore të historisë të shkruhej se
shpalljen e Pavarësisë së Kosovës e bëri Kuvendi apo Parlamenti i Kosovës si
organi më i lartë legjislativ i vendit, ndërkaq deklaratën për Pavarësi e lexoi
z. Hashim Thaqi, kryeministër në detyrë i Kosovës.Por, siç duket edhe këtu
dominoi ai fenomeni shqiptar i të parit-Njëshit!
Siç u cek
edhe më lart këtë herë historia ia kishte rezervuar këtë rrisk Partisë
demokratike të Kosovës dhe kryetarit të saj që vërtetë të hynin në histori.Nuk
dihert nëse Partia demokratike këtë rrisk historik e kishte kuptuar vetëm si
një dhuratë apo edhe si përgjegjësi.Sipas zhvillimeve pas shpalljes së
Pavarësisë së Kosovës siç duket partia që ishte në pushtet në momentin e
shpalljes së atij akti dhe e cila është edhe sot, e kishte kuptuar vetëm si një
dhuratë! Themi kështu sepse fill pas aktit të shpalljes, ata që e bën atë akt
historik, duke e pranuar atë si një dhuratë e jo si një përgjegjësi, filluan të
kujdesen më shumë për vete se sa pë ndërtimin e shtetit! Për vete dhe për të
afërmit e tyre familjarë si dhe për militantët e partisë filluan t`i rezervonin
vendet dhe pozitat kyqe të pushtetit, pa e vrarë fare mendjen se athua ishte
kjo rruga më e drejtë! Dhe shteti i ri në vend që të niste jetën
e vet ai
filloi të vendnumërojë!Pushtetarët dhe ata që ishin afër tyre filluan të
pasurohen në mënyrë marramendëse,ndërkaq pjesa tjetër e popullsisë vazhdoi të
varfërohet edhe më shumë.Sot pas pesë vitesh ndryshimi i pagës së një
pushtetari të Kosovës dhe të një punëtari të thjeshtë është aq i madh saqë nëse
do të merrej me këtë libri i Ginisit, mbase Kosova do të zinte vendin e parë me
këtë fenomen në botë! Ndonjë i painformuar do të gëzohej dhe do të duartrokiste
që së paku Kosova do të përmendej njëherë në librin e Ginisit!
Ismail
Qemali, aktori kryesor i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, këtu e një
shekull më parë, kur do të ikte nga pushteti, do të linte një amanet si
testament në të cilindo të shkrehej:“Bijtë e mij po iku duke mos u lënë asnjë
lloj pasurie, por po ju lë një shtet amanet!“.Ndërkaq akterët e aktit të
shpalljes së Pavarësisë së Kosovës kur do të ikin nga pushteti(ata do të ikin
një ditë patjetër) çfarë do të shkruajnë në amanetet e tyre si testament?!
Mbase edhe do të shkruajnë:“Ne e shpallëm Pavarësinë e Kosovës, dhe pastaj
punuam dhe u kujdersëm për vete! Amanet pasuritë tona!“
Akterët e
shpalljes së Pavarësisë së Kosovës e patën shansin hstorik që vërtetë populli
t`u këndonte këngë! Nga babëzia e tyre për t`u pasuruar në mënyra nga më të
ndryshme dhe në kurriz të popullit, e humbën shansin që ua dha historia! Për
krejt çfarë do të shkruaj historia në të ardhmen për ta , mirë ose keq e kanë
merituar vetë!
Dhe krejt
në fund që në këtë shkrim mos të jetë gjithçka e zymtë të gjithë lexuesve dhe
popullit të Kosovës dhe shqiptarëve kudo ku ndodhen:Gëzuar Pesëvjetorin e
Pavarësisë së Kosovës! Gëzuar, sepse Kosova është e përjetëshme, ndërkaq
pushtetarët janë të përkohëshëm!...