| E marte, 19.02.2013, 08:42 PM |
QË 20
SHKURTI MOS KTHEHET NË DATË TË ZAKONSHME
NGA BUJAR NALLBANI
Në
historinë e re postdiktatoriale ka ngjarje që zgjojnë nevojën për një reflektim
të thelllë, ato vetiu mbartin tharmin e diçkaje që ke nevojë t`u rikthehesh
herë pas here duke peshuar me mendje të ftohtë rëndësinë e tyre. Janë disa data, të cilat nuk kanë vetëm
rëndësinë e shënimit në kalendar,po përcjellin njëkohësisht një moment
ndryshimi epokal. Një e tillë është edhe
20 shkurti, çasti madhor kur Shqipëria, studentët, forcat antikomuniste, gjithë
të vuajturit dhe vizionarit përmbysen simbolin e urryer të diktatorit, dhe ky
prag shënoi nisjen e një epoke të re të demokracisë. Këtë ngjarje e mbaj mend mirë dhe e kam të
shënuar në kujtesë si një moment i
papërsëritshëm ekzaltues, i frikshëm dhe aspak I frikshëm për guximtarët. Së bashku me Fatmir Merkoçin, dhe qinda e
mijëra të tjerë, ne çmontuam një monument të zi, e tërhoqëm zvarrë, për të
thënë se Shqipëria s`duhet të mbetet peng i monumenteve të tilla. Aty Fatmir Merkoçi u plagos. Gjithkush, edhe soditësit e kësaj ngjarje,
veçmas protagonistët, e mbajnë mend fare mirë këtë gjë, kjo është e shënuar në
kujtesën e njerëzve tëlirë, po edhe të atyre që në atë kohë u dhimbsej
diktatura, sepse kishin përfituar shumë prej saj, ose të atyre njerëzve që nuk
e kishin vizionin si do ishte e nesërmja dhe kujtonin se pas rënies së
diktaturës do vinte hataja dhe Shqipëria do të zhbëhej. Realiteti nuk u dha të drejtë skeptikëve,
realiteti na dha të drejtë ne, prijetarëve të demokracisë ne funksionin e zhvillimit dhe përparimit të
vendit. Po si erdhi 20 shkurti? Ai nuk
erdhi rastësisht, as nuk u parapërgatit sipas një skenari, ai është revoltë e
shfrimit popullor kundër së keqes, protestë e fuqishme kundër varfërisë
pabarazisë, mungesës së drejtësisë, izolimit dhe poshtërimit kolektiv të shqiptarëve
nga një klan halabakësh dhe delirantësh, nga monstrat e një diktature mizore që
frenonte përmes sistemit të vet politik dhe ideologjik zhvillimin dhe sillte
regresin, duke e çuar vendin nga dita në ditë drejt poshtërimit dhe skllavërisë
së tejskajshme. Në këtë sens, ajo datë shënon një simbolikë të fuqishme dhe
parimore, shënon simbolikën e së drejtës së nëpërkëmbur dhe dashurinë e madhe
për përparimin, kur vende tëtjera rreth nesh po lëviznin me shpejtësi duke
kapur trenin e Europës. Ai u para përgatit
nga një sërë ngjarjesh të mëparshme, të cilat kulmuan me këtë datë, sepse çdo
shpërthim merr e vjen me ca energji të mëparshme duke kurorëzuar fitoren e
sigurtë. 20shkurti erdhi si demonstrim i
vlerave të nëpërkëmbura, të cilat me këtë datë shënuan një pikënisje të re për
rimarrjene vetes dhe vendosjen e një vizioni tëri. Disa ngjarje kishin ndodhur më parë, hedhja
nga ana ime e dinamitit tek busti i Stalinit, protestat në Shkodër e Kavajë,
inervistat e mia dhe të disa intelektualëve tek Zëri i Amerikës,e të jera e të
tjera u bënë burime të shpejta të cilat sollen prurjen në këtë det zemërimi për
të përmbysur digën e kalbur të diktaurës. Janë pikërisht këto prurje që sollën
atë ditë të shënuar të kësaj ngjarjeje madhore, të cilat bënë që nga gjithë
anët e qytetit të Tiranës të vërshont lumi i njerëzve duke u dhenë një
solidaritet të madh studentëve dhe prijetarëve të demokracisë në realizimn e
këtij akti madhor të pashembullt në historinë e re moderne të shqiptarëve. Sado
që historia e re shqiptare ka përjetuar edhe akte të tjera në këto dy
dhjetëvjeçarë,kjo datë mbetet guri më i çmuar në rezistencën e përditshme për
tu çliruar nga e keqja e për të sjellë kuptimin e zhvillmit më afër sendërtimit
të tij jo vetëm përmes ëndrrës që është e domosdoshme, por edhe si një realitet
i prekshëm dhe kokëfortë i cili kanevojë të projektohet dhe zhvillohet me ritme
më të shpejta pa e ftohur asnjëherë entuziazmin e ligjshëm që jep kjo datë e
shënuar. Nevojën për një reflektim dhe meditim të tillë ma jep sot një lartësi
dhe largësi vitesh,kur është e domosdoshme të kthejmë kokën pas, jo për të qenë
ostalgjikë, po krenarë, e për të parë se çfarë kemi bërë, çfarë s`kemi
realizuar se sesi mund të ecnim më shpejt për të kapur trenin e Europës jo si
slogan të fushatave propogandistike të partive plitike, po si standarte dhe
kuota të jetës europiane. Natyrisht,Shqipëria ka ecur shumë, janë bërë
përparime të mëdha dhe jeta e individit ka ndryshuar si koncepsion, si vlerë e
lirisë, si ecje kohës në dimensionet që jep liria. Sot janë arritur gjëra të
paimagjinueshme atëhere në një distancë kohore
të afërt,nëse do i përmendim ato dihen, po s`mund të rrimë pa përmendur
futjen e Shqipërisë në Nato, çlirimin e Kosovës, liberalizimin e vizave, etj,
që janë realizime madhore. Fisnikërimi dhe ballafaqimi i vlerave shoqërore
qytetëruese të qytetarit nëpërmjet njohjeve që jep liria e lëvizjes është sot e
madhe. Por boshti ideotematik i këtij shkrimi synon që të sillet si mesazh dhe
nevoje për tu kapur fort në vlerat dhe polidimensionalitetin e asaj çka sjell
kjo datë, kur shohim se ende shoqëria jonë vuan nga element të harresës së qëllimshme ndaj nismëtarëve dhe
protagonistët e demokracisë, kur disa ose kanë ikur jashtë shtetit me kohë, ose
rrinë këtu dhe gjenden të papërfillur nga instancat shtetërore, sikur ata mos
kishin bërë sgjë. Gjihashtu në shoqërinë
tonë është e pafalshme shpërfillja sidomos nga njerëz të cilët flasin nga
foltore publike në emër të demokracisë dhe të datave historike, me një hile të
tillë që s`është e vështirë për tu kuptuar se eksluziviteti i demokracisë,
gjasme është në dorë të tyre. Kjo është diçka që s`mund të honepset s` mund të
hahet si e drejtë. Veçanërisht sot kur
shqiptarët i njohin vlerat e lirisë, po e kanë të topitur pakëz ndjenjën e
protestës, ndaj varfërisë, padrejtësive sociale, korrupsionit, sistemit
gjyqësor,prishjes së mjedisit dhe të shumë rasteve që dihen. Gjithashtu është e nevojshme që shumë data që
mbartin në veten e tyre një një bërthamë
të madhe pozivitetit të filozofisë së dashurisë për demokracinë si gjënë më të
shenjtë anashkalohen dhe mbeten në hije, vetëm në një përkujtim qeveritar apo
diçka tjetër, pa u shndrruar në manifestime të fuqishme të rikujtesës dhe të
rivlerësimit për ejen e shoqërisë në dritëne tyre. Para disa kohësh Jozefina Topalli ishte në
Shkodër dhe atje përkujtoi një ngjarje të demokracisë. Mirë bëri, po a nuk
duhej që ajo të përmendte se atentati i parë ndaj Stalinit është bërë në Tiranë
nga unë Bujar Nallbani, ndoshta atentati i parë në gjithë Europën Lindore ndaj
një figure të tillë kaq të urryer. Nuk kishte informacionin e duhur apo nuk
donte, kjo mbetet për tu shpjeguar, por një gjë dihet se e vërteta s`mund të
parcelizohet as përpjestohet, sidomos e vërteta antikomuniste e këtij vendi që
është e vërteta më e hidhur dhe më krenare në Europën Lindore, sepse këtu
komunizmi sundoi me trajtat e veta më përçudnuese. Raste të tilla të denigrimit
dhe të mos marrjes së informacionit korrekt të verifikimit në kohë dhe të
vlerësimit të tij ashtu siç i takon, ka shumë. Shumë figura të kësaj lëvizje akoma s`janë
dekoruar, e një nga ata jam dhe unë. Ne
atëhere nuk jemi ngritur për dekorata,po kur shohim që dekorohen njerëz me
kontribute minimale ose pa kontribut, vetiu lind e drejtë pyetja se diku
mekanizmi i shoqërisë sonë çalon dhe nuk fnksionon sa duhet. Mesazhet e 20
shkurtit janë të mëdha. Ato nuk mund të anashkalohen, as shpërfillen dhe të
kalojnë në heshtje sepse janë mesazhet që vijnë nga dëshmorët dhe heronjtë e
demokracisë, nga kuptimi i një vuajtje të madhe në diktaturë po edhe të rezistence të pashembullt në ato kohë të vështira. Këto mesazhe sot, marrin një dimension të ri
kur është fjala për ti sendërtuar ato në përurimin e vlerave të shumëfishta që
mbartin vetiu, në krijimin e një shoqërie më të drejtë më korrekte e një shoqërie që lufton çdo ditë m të keqen,
me forcat e errësirës dhe të pengesës, me abuzuesit dhe delirantët, për të
sjellë gjithnjë diçka të mirë. Që 20
shkurti të mos mbetet thjesht një përkujtim në kalendar,po ai të kthehet më
shumë se kaq, një çast i papërsëritshëm historik që solli përmbysje të madhe të
së keqes, të diktaturës më mizore, po edhe një çast idetë e të cilit sjellin
nevojën e herëpashershme për reflektim sa më rracional në ndërtimin dhe
prosperitetin e demokracisë funksionale për të gjithë. Kjo është vlera e kësaj
date.