| E hene, 18.02.2013, 08:27 PM |
Iliro-shqiptarët
janë gurthemeltar i civilizimit europian
Nga Gjon KEKA
Nëse tani
në shekullin XXI ne akoma kërkojm mbështetje të atyre argumenteve të gjetura
gjerë më tani dhe nëse poashtu ne akoma duhet të mbajmë shqiptarët si pasardhës
të Ilirëve ,ne me siguri të plotë duhet të përgjigjemi me :PO- të madhe! Kjo
për faktin se gjerë më sot nuk ka mbërri dhe nuk është gjetur akoma asnjë
dokument,dorshkrim apo fakt përmbajtësor tjetër i historisë që kundërshton këtë
të vërtetë të madhe ,se shqiptarët jo vetëm se janë pasardhës të Ilirëve,por
ata janë aty si njeriu,raca dhe fisi i parë themeltar i këtij gadishulli Ilirik
,e aq më tepër po këta shqiptarë janë edhe djepi i civilizimit të plotë të
familjes së lashtë europiane.
Shqiptarët
janë pasardhës natyror të ilirëve të lashtë, të cilët nuk nuk janë rastësisht
aty që nga themelet e tij historike fisnore, e kombëtare, as nuk kanë qenë
ndonjë aksident historik i dyndjeve barbare,por një realitet i brendshëm i
fiseve themeltare të këtij gadishulli të cilët kanë luajt një rol mbikohor dhe
vendimtar përgjatë historisë ,pastaj në civilizimin ,zhvillimin dhe shtrirjen
natyrore të tij brenda familjes europiane.Ka me mijëra vite që shohim se si
karakteri gjenetik i shqiptarëve nuk ka ndryshuar edhe përkundër dëmeve që i
janë bërë përgjatë historisë nga pushtuesit e ndryshëm barbar.
Ndërkaq shumë
studiues,gjeograf,historian e gjuhëtar etj ,edhe përkundër pikpamjeve të
ndryshme dhe konkluzioneve nga njëri tjetri ata janë bashkuar në një gjë se
shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve të lashtë,kjo sepse ata nuk kanë gjetë
popull apo fis tjetër themeltar përveq tyre ,kështu që kjo tregon se një
popull,racë apo fis që bëri Perëndia apo sipas antikëve perënditë e tyre nuk
mund të zbulohet lehtë plotëisht ai sepse ai është një mister(që një ditë do të
zbulohet plotësisht se ata ishin të parët aty-themeltar) mbi të cilin qëndron
jo vetëm i gjithë kontinenti europian, por edhe vetë raca e tij dhe civilizimi
i lashtë.Profesroi, gjuhëtari dhe historiani gjerman Johann Thunmann shkruan se
“...shqiptarët të cilët aktualisht banojn në këtë vend janë pasardhës të
Ilirëve të lashtë(...)Më parë, ai ishte vetëm një popull i
vogël(themeltar-shënimi im) që ishte në Ilirin maqedonase mes Drinit ,Siomini
dhe vendbanimeve te tyre.Ptolemeu është i vetmi në mesin e të parëve që flet
për kryeqytetin e tyre, të cilin e quan Albanopoli. Ai (populli shqiptar) jetoi
në këto zona ,male dhe ka marrë dhe emërtimin e tyre në të gjitha revolucionet
që tronditën kombet fqinje.”(J.Thunmann 1774 ,faqe 240)
Ne nuk
mund të mos argumentojm këtë se është padyshim edhe një nga aspktet e gjuhës
,kulturës,lidhjeve familjare ,fisnore vendbanimet dhe tërë trungu nga rrënjët
që tregon për vijimësin e tij siç janë shqiptarët të cilët që nga ndërtimi i
themeleve të tij brenda gadishullit Ilirik ,pastaj periudhat e mëvonshme e ajo
më e ndritura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut e gjerë në ditët tonë shqiptarët
kanë ruajtur me një xhelozi të madhe karakterin gjenetik Ilir të lashtësisë së
tyre,me përjashtim të mbetjeve sulltaniste të veshura me rroba të perandorisë
otomane ato nuk përbëjn karakterin gjentik të këtij fisi dhe kjo nuk duhet
ngatërruar asnjeherë.
Dhe ka më
mijëra dokumente historike dhe dorshkrime të shkrimtarëve të periudhave të
ndryshme që flasin për një vijimësi iliro-shqiptare.po marr vetë disa nga
shembujt si ai i Papa Inocent IV (Innocent IV ,Epist.61 L.VIII ,1250)që shpalos
kufijt real të këtij populli të lashtë Ilir,pra shqiptarët,pastaj Homeri në
veprat e tij të njohura për të gjithë tanimë ,mbi urtësin dhe heroizmin dhe
përkatësin e këtij fisi të lashtë brenda gadishullit Ilirik, poashtu edhe
Plini,Virgjili dhe Lykofroni na saktësojn duke na zbuluar kështu ngadal por
qartë vijimësin e këti populli në periudha të ndryshma kohore dhe duke na i
sjell ata si fise kryesore të shfaqjes së karakterit të plotë të këtij
gadishulli dhe formimit të tij ,madje ka thellësi të atillë dhe etje akoma më
të madhe të cilat mbështeten në dokumente të provuara se ka rrënjë pellazgite
ky fis Ilirë themeltar.
Prandaj
duhet nënvizuar se asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk ka pasur ndërprerje të
vijimësisë Iliro-shqiptare edhe përkundër tendencave turke,sllave dhe të tjera
për të humbur në tërësi karakterin kryesor të këtij populli të lashtë Ilir
,popull apo fis themeltar i këtij gadishulli dhe i civilizimit të lashtë
europian, duke ia atribuar këto popujve ardhacak të cilët erdhën në vend nga
dyndjet e ndryshme dhe të pushtimeve si barbar në trojet e gadishullit ilirk.
Madje ka
pas edhe tendenca të atilla që duke mos mundur asesi të i humbin gjurmët e
lashtësisë së këtij populli të lashtë ,kanë vënë në tregëti edhe këto ide
absurde të gjoja se edhe shqiptarët janë sllavë,grekë apo turq dhe e gjithë kjo
është bërë për të larguar gjithnjë e më shumë atë nga të qenit popull i lashtë
Ilir dhe themeltar ,pra për ta larguar nga përkatësia e tij ,burimi dhe rrënjët
e trungut të tij historik,si dhe për ta ndërpre këtë vijimësi pra
iliro-shqiptare që po vihet në diskutim nga trajtues të ndryshëm e historian
edhe sot në shekullin XXI si p.sh së fundi Oliver Schmit.Më duhet sërish të
nënvizoj këtu atë atë që thotë historiani dhe gjuhëtari i urtë gjerman Thunmann
në fjalorin(Vokabularium von Thunmann ,1772)e tij dhe dorshkrimet me vlerë se
“shqiptarët nuk janë sllavë, por se ata janë pasardhës të ilirëve të lashtë...”
kështu ai e ka provuar mjaft mirë këtë dhe ka përjashtuar tendencat e tilla të
përzerjes së lëmshit historik të popujve dhe racës.
Ndërsa
zërat e tillë si ai i historianit Schmitt nuk do të thotë se janë zëra që na
turbullojn historinë as që mund të e vëjnë në pikëpyetje përkatësinë themeltare
të popullit shqiptar në gadishullin Ilirik as vijimësin e tij gjerë në ditët
tona,sepse debatet e nxitur vetëm sa e forcojn pozicionin tonë se jo vetëm se
ka pas një vijimësi iliro-shqiptare por ajo tani është një vërtetësi botërisht
e njohur realitet historik ,që shihet në trojet e natyrshme ku ka elemente të
shqiptarëve të lashtë edhe pse të coptuara dhe nën kapelën e popujve ardhacak
që kanë themeluar shtete artificale mbi tokën e këtij populli të lashtë Ilir.Si
çështja e vijimësisë iliro-shqiptare e cila është prvuar dhe ka mjaftë
dokumente që faktojnë se gjuha shqipe është gjuhë e lashtë Ilire,poashtu edhe
teoria origjina pellazge e shqiptarëve nuk është produkt i shekullit XIX ,por i
fundit të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX,dhe nuk është kjo teori
produkt i lëvizjes kombëtare shqiptare por i autorëve te ndryshëm gjuhësor e
historian europian që kanë lëviz në këtë drejtim duke hedh edhe këtë teori të
origjinës pellazge të shqiptarëve që tregon jo vetëm lashtësin e këtij populli
por edhe të qenit gurthemeltar i tërë kreaturës së gadishullit Ilirik dhe
civilizimit të tij.“Banorët e të njëjtit vend (gadishullit Ilirik-shënimi im
)shqiptarët(..,)janë pasardhës të ilirëve të lashtë, një popull i guximshm,i
civilizuar(... ) Gjuha e tyre është një folme e lashtë ilire dhe gjuha trake
formojnë një grup të veçantë të fiseve indo-evropiane gjuhësore.Ndarja e vendit
është përcaktuar nga sistemi i ultësirës jugore të Alpeve Dinarike dhe
Dalmatike.Pastaj shtrirja e Shqipërisë së Epërme (Iliria e lashtë),(...)
Shqipërisë së poshtme (Epir i lashtë) ”(Alexander Jacob Schem 1869 ,258)
Në lidhje
me këtë mund të përmend edhe atë se kleri krishterë katolik përgjatë gjithë
kohës ka treguar një përkushtim të madhë në ruajtjen e kësaj lashtësie të
gjuhës Ilire tek shqiptarët ata madje kanë qenë kontributor të madh të i
nxjerrjes në dritë të shumë të dhënave të dokumentuara mbi gjuhën dhe formën e
shkrimit shqip si dhe të lidhjes së saj edhe me origjinën pellazgite.Këtu mund
të nënvizoj atë se në shekullin e dytë kisha krshterë katolike në gjithë
shqipërinë shpalosi në Selin e Romës edhe përmbajtjen e vjetër të gjuhës ilire
dhe alfabetit të saj ,për këtë flasin dokumente të cilat mund të hulumtohen ne
arkivat e Vatikanit,vetë kleri krishter ishte ai që tregoj përbërjen e plotë të
gjuhës shqipe .Diku përmendet se një nga Papët e kohës kur kishte degjuar
klerët shqiptar të këtij vendi duke folur në gjuhën e tyre ,kishte thënë ,”
gjuha e juaj më tingëllon si gjuhë e mistershme dhe hyjnore”,dhe ishte i
interesuar të dinte akoma më shumëpër të.Kështu që gjuha shqipe është pikërisht
gjuha e vjetër Ilire dhe ajo kuptohet akoma më shumë kur ne shohim gjurmët e
saj të cilat nëpërmjet këtij populli , fiseve të tij themeltare ,civilizimit
dhe gjuhës së tij shkëlqen i tërë gadishulli Ilirik.
Duhet poashtu
të potencohet se selia e popullit shqiptar si popull i lashtë Ilir ishte në
Durrës dhe poashtu jo rastëisht gjendet edhe rruga apo via egnatia ajo që lidhë
këtë gadishull me të gjithë.
Megjithkëtë
ajo që duhet nënvizuar këtu është edhe ajo se edhe emrat e fiseve janë
ekskluzivisht emra që kanë prejardhje nga gjuha shqipe si gjuhë e lashtë
Ilire,poashtu edhe shpjegimet gjeografike të vendbanimeve janë ekskluzivisht
dhe në mënyrë tepër të natyrshme sipas ilirishtes së lashtë apo gjuhës shqipe
si e tillë.
Ndërsa
tendencat për të larguar e ndar nga e vërteta apo ndaljes së kombit tonë për të
vrapuar tek burimi janë vetëm sa për të futur teorit dhe hipotezat ne tregëti
,por ajo që nuk mund të tregëtohet është historia dhe të vërtetat e saj të
argumentuara fuqishëm.
Duhet
përmendur këtu se ky gadishulli ishte cak i shumë pushtuesve të huaj barbar, si
aj e perandorisë bizantine ,romake dhe otomane të cilët secila solli gjërat e
saj në këtë gadishulli dhe ndikimi në kompleksitetin dhe konfuzionin e
origjinisë së popujve në këtë gadishulli tanimë shihej në horizont.Prandaj edhe
problemet që kanë hasur dhe hasin akoma edhe sot gjuhëtarët,historianët etj
janë rezultat i këtij konfuzioni dhe kompleksiteti,sepse janë vitet 249,pastaj
433 e deri 450 dhe 630 që kanë ndikuar në bërjen lëmsh të gadishullit Ilirik
dhe të vërtetës së tij themeltare e të origjinës se lashtë të fiseve e
popujve.Por edhe përkundër kësaj dhe këtij konfuzioni sërish kanë treguar se
janë të lashtë dhe luftëtar të lirisë e të çlirimit të vendit të tyre nga
pushtuesit barbar ,sepse siç nënvizon Thunmann sidomos për periudhën e
lidershipit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut “unë thotë ai nuk dua që në
historinë shqiptare në këtë periudhë të stërgjatem, sepse ajo është mjaft e
njohur me jetën e Skënderbeut.Shqiptarët luajtën një rol të shkëlqyeshëm.Ata
brohorisnin për vendin e tyre dhe luftonin për lirinë e tyre, me heroizëm e
tyre dhe lidershipin janë bërë heronj...” ( Johann Thunmann 1774 ,faqe 315 )
Kështu që
me fjalë të tjera mund të themi se shqiptarët janë vërtetë pasardhësit e
ilirëve të lashtë, dhe se ky mendim është i prvuar ,i argumentuar dhe i sigurët
madje vetë triumfi i përgjithshëm i të vërtetës së lashtësisë së këtij populli.
Prandaj
të gjithë autorët që kanë hedh dritë të madhe në këtë drejtim janë vlerë e
fuqishme e historise dhe shkencës si dhe triumfi i vetë shkencës së vërtetë dhe
shkencëtarëve pa syze ideologjike.Por përmbyll këtë shkrim me fjalët e
historianit të urtë dhe gjuhëtarit gjerman Johann Thunmann i cili e përmbledh
në këtë mënyrë kur thotë se"unë nuk kam gjetur asnjë gjurmë në historisë
së emigracionit të vonë: sepse dëshmirë e dhëna flasin se gjuha e tyre ka
mbizotëruar fatin e njerëzve dhe se nuk ka pas asnjë fqinjë tjetër të cilët
pretendojn se janë të vjetër..."