| E hene, 18.02.2013, 06:46 PM |
XHON
KERRI NË KRYE TË DIPLOMACISË AMERIKANE
Nga Frank Shkreli
Të Hënën,
Sekretari i ri amerikan i shtetit, Xhon Kerri arrijti në Departamentin e
Shtetit për të filluar detyrën e tij të re, ku u prit me brohoritje,
ndërsa iu drejtua me shaka diplomatëve
dhe punonjësve të shumtë të këtij enti, me pyetjen, ''Nëse një burrë mund të
drejtojë Departamentin e Shtetit'', një referencë këjo ndaj dy grave, para-ardhëseve të tij në këtë detyrë,
Hillari Klinton dhe Kondoliza Rajs. Në
të vërtetë, ish-Senatori Kerri i cili është 69-vjeç, është burri i parë i
bardhë që mban këtë detyrë në 16 vjetë, pasi ç'prej vitit 1997 në këtë detyrë
kanë shërbyer Madelinë Ollbrajt, Kolin Powell, Kondoliza Rajs (të dy këta
afrikano-amerikanë) dhe Hillari Klinton.
Në ditën
e parë zyrtare në detyrën e re, Sekretari i Shtetit Kerri u angazhua se do të
përqëndrohet në sigurinë dhe mbrojtjen e diplomatëve amerikanë nga sulmet
terroriste anë e mbanë botës, duke thënë se ''ç'prej sot, menjëherë sa të
filloj nga puna, prioriteti im numër një është përqëndërimi mbi sigurinë e
diplomatëve tanë.'' Ai u tha të
pranishëmve se e konsideron Departmentin e Shtetit si një vend pune ku ''mund
të arrijmë gjërat më të mira që është e mundur të realizohen në qeveri'', përfshirë edhe përpjekjet për të siguruar
paqën në botë.
Gjatë
ceremonisë, Sekretari i Shtetit Kerri, në mënyrë simbolike, u tregoi punonjësve
të Departamentit të Shtetit pasaportën e tij diplomatike kur ai kishte në
moshën 12 vjeçare, pasi babai i tij kishte pa pasë shërbyer si diplomat. Ai u foli të pranishëmve mbi përvojën e tij
si një i ri 12 vjeçar, në Berlinin e pas luftës më 1950-at ku shërbente babai i
tij si diplomat, duke thënë se ai mund të kishte shkaktuar një incident
diplomatik pasi, duke përdorur pasaportën diplomatike, ai shetiste me biçikletë
nepër rrugët e Berlinit të ndarë dhe të shkatërruar nga lufta. Ai tha se ende i kujtohet se si në pjesën e
Berlinit të kontrolluar nga komunistët sovjetikë, ''Nepër rrugë kishte shumë
pak njerëz dhe se ata ishin të veshur me rroba të zeza, dhe levizënin me kokën
poshtë.'' Sekretari Kerri u tha
diplomatëve të sotëm amerikanë se
atëherë, ''në ato rrugë nuk dallohej kurrfarë gëzimi'', në fytyrat e
njerëzve duke shtuar se, kurë këthehej në Berlinin Përendimor pas vizitave
në sektorin lindor të qytetit, ai ''e
ndjente veten i qetësuar'' dhe se megjithëse ishte qortuar nga babai i zemëruar
që të mos shkonte andej -- nga këjo përvojë, shtoi ai, kishte mësuar aq
shumë, ''mbi virtytet e lirisë dhe mbi
virtytet e parimeve dhe idealeve tona në bazë të cilave jetojmë''.
Sekretari
i Shtetit Xhon Kerri u tha punonjësve të Departamentit të Shtetit se falënderon
Presidentin Obama, ''për besimin që ai
ka treguar ndaj tij duke e emëruar atë në këtë detyrë të rëndësishme’’, por
shtoi ai “edhe për besimin në secilin
prej jush dhe në punën që ju beni çdo ditë.''
Ish-Senatori Kerri shtoi se, ''Vizioni i Presidentit Obama dhe politikat
që ai ka zbatuar gjatë disa viteve të fundit'', sipas tij, ''pa asnjë dyshim, kanë rivendosur
reputacionin e Amerikës në botë'', dhe tha se Presidenti Obama ka nevojë për ndihmë
për t’a bërë Amerikën dhe botën më të sigurt, më të begatë dhe më në paqë.
Në fjalën
e tij të hënën para punonjësve të Departamentit të Shtetit,
Sekretari i ri amerikan i Shtetit nuk foli mbi iniciativa të reja që ai mund të ketë ndërmend të ndërmarrë në
fushën e punëve të jashtëme dhe ndërkombëtare, as nuk përmendi sfidat e shumëta
me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe bota.
Por gjatë
dëshmive për konfirmimin e emërimit të tij në detyrën e Sekretarit të ri të
Shtetit para Komisionit të Senatit për Marrëdhënjet e Jashtëme, Zoti Kerri tha se bota është tanimë në dijeni të një
numëri sfidash të rrezikshme me të cilat përballemi, veçanërisht në Lindjen e
Mesme si dhe në Azinë Jugore dhe Qendrore.
Ai veçoi interesimin amerikan në lidhje me mos përhapjen e armëve
bërthamore, duke thënë se duhet që patjetër të zgjidhim çështjet që kanë të bëjnë me programin
bërthamor të Iranit, duke shtuar se, ‘’Presidenti Obama ka vendosur
definitivisht, se ne duhet të bëjmë çdo gjë që është e mundur që Irani të mos
prodhojë armë bërthamore”. Përveç
këtyre, Zoti Kerri tha se bota gjatë luftës së ftohët – e ndarë
në dy kampe atë komunist dhe anti-komunist -- në shumë pikpamje ishte shumë më
e thjeshtë, duke thënë se bota sot dallohet nga probleme tepër të ndërlikuara
që nuk njiheshin më parë, siç është dalja në shesh e Kinës si fuqi botërore, e
ashtuquajtura ‘’Pranverë Arabe’’, pastaj çështjet e ndërlidhura botërisht dhe
të ndëlikuara, si ekonomia e
shëndetësia– çështjet demografike dhe të mjedisit, varfëria, sëmundjet, si edhe
përparimet teknologjike, e tjera.
Zoti
Kerri u tha gjithashtu senatorëve se ai është i vetdijshëm se, ‘’ne nuk mund të
jemi të fuqishëm në botë, nëqoftse nuk
jemi të fortë këtu në vendin tonë’’,
sidomos nga pikpamja ekonomike e financiare,
dhe u bëri thirrje ligjvënsve që të rregullojnë çështjet financiare dhe
buxhetore të Amerikës, duke shtuar se ‘’më shumë se kurrë më parë, politika e
jashtëme sot është politikë ekonomike’’.
Kështuqë, I tha ish-Senatori Kerri, Komisionit të Senatit për Punët të
jashtëme, se ky është momenti për një udhëheqje amerikane, tani është koha për mendime të freskëta, është një periudhë
për të punuar së bashku’’, pasi sipas tij, ‘’rruga përpara nesh është e vështirë”,
por përfundoi Zoti Kerri, ‘’Unë besoj se udhëheqja amerikane në botë është një strategji e
doemosdoshme për Amerikën dhe jo diçka që ne bëjmë për hatër ose favor për
vendet e tjera’’.
Senatori
Kerri është veteran i dekoruar i luftës në Vjetnam dhe ishte kandidat i
Partisë Demokrate për president në vitin 2004. Zoti Kerri dallohej si njëri ndër senatorët
më të informuar mbi çështjet ndërkombëtare politiko-ushtarake, ndërkohë
që gëzonte respekt nga kolegët e tij, si
demokratë ashtu edhe ata
republikanë. Prandaj, megjithë
sfidat e mëdha dhe të ndërlikuara ndërkombëtare, me të cilat ai do të
përballohet pothuaj menjëherë -- pritet që ai të dallohet edhe në detyrën e
rëndësishme si Sekretar amerikan i Shtetit.