Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Rugova - Skënderbeu i kohës së re

| E diele, 17.02.2013, 12:11 PM |


AGIM GASHI

Ibrahim Rugova-Skënderbeu i kohës së re
(Në shtatvjetorin e shkuarjes në Amshim)

Sot shtatë vite ti u nise
Shkove atje në përjetësi,
Skënderbeu i dytë i shqiptarëve
Vështirë atdheu e ka pa Ty.

Ti je Gandhi i shqiptarëve
I Ballkanit dhe i Evropës,
Me fjalën tënde të mprehtë
I ke nxjerrë ujin gurit e tokës.

Arma jote ishte fjala,
Pa plumba dhe ushtri,
Miq n‘Evropë e Amerikë,
Për Dardani, për Arbëri.

Ike dhe le fjalë shpatën,
Po e ruajnë të huajt si të Skënderbeut,
S‘po ka kush me e përdorë si Ti
S‘po ndalet vaji i atdheut.

Shpata yte në tokë dardane
Le t‘jetë n‘shekuj vulë lirie,
O YLL drite i Vatanit
Aromë Kosove, aromë Shqipnie.

21.01.2013
RTW Aachen

Agim Gashi

MASKA IME

Maska ime është maskë bujare
Që nga smundjet mua më mbron,
Maska ime shpërndan mirësi
Maskat e tjera e lakmojnë.

Maska ime është maskë legale
Nuk mëshifet si maskat e tjera,
Nuk tradhëton e nuk zë prita
As në dimër e as kur del pranvera.

Janë disa maska të krimit
Që kan hypë në kupol shteti,
Sa shumë të zhytur në krime
Nuk i lan lumi, as deti.

Vranë shumë njerëz me vlerë për kombin
Që ishin shtylla të atdheut,
Vranë në prita me maska t‘zeza
Turpi i kombit e marrja e dheut.

Maska ime është maskë humane
E shpërndan vetëm dashuri,
Sa shumë dallon nga maskat e krimit
Që atdheun kanë mbush në zi.

Po ku je drejtësi shqiptare
Që ndër shekuj ishe mbarë,
Bashkëpunon me kriminelë
Me vrasës e tradhtarë.

Mbarë një popull e lut Zotin
Zot largo maska e krim,
Hiqe qafe korrupcionin
Se Arbëria do shpëtim.

Pret dhe pret populli im
Nuk lëviz, edhe duron,
Porsi uji që nuk lëviz
Qelbet, erë të keqe lshon.

21.22. 01.2013 RTW Aachen