| E shtune, 16.02.2013, 09:22 PM |
Drejtorit
të revolucionit të vitit 1997, Frrok Çupit.
Nga Bedri Blloshmi
Pas një
përpjekje dy vjeçare për gjetjen e dy të pushkatuarve me rastin e revoltës së
Qaf-Barit Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, i gjetëm dhe i varrosëm me të gjitha
nderimet.
Madje u
dekoruan dhe nga Presidenti z.Bamir Topi. Me që kam qënë dëshmitarë okular i
ngjarjes e ndjeja si detyrim moral për
të gjithë të dënuarit e revoltës, ndaj mendova që të bëjë një libër për këtë
ngjarje.Takoj z.Bumçi, ja shtrova arsyen e takimit dhe i kërkova që të më
mbështeste me sponsorizim. z.Bumçi u tregua shumë i gatshëm dhe më tha:Bedri
unë kam 1% të fondit të ministrisë për të burgosurit politik që bëjnë libra dhe
ti je i pari që do marësh mbështetjen. U mbush një vit në Tetorin që kaloi, që
z.Bumçin më përsëriste fjalët- mos ki merak
për atë punë. Me rastin e 35 vjetorit të pushkatimit të Genc Lekës dhe
Vison Blloshmit u takuam përsëri dhe më tha; apliko dhe një herë se është
krijuar një drejtori për këtë punë dhe drejtor ka ardhur Frrok Çupi.E përsërita kërkesën, shkova disa herë
për ta takuar shokun Frrok por qe e pamundur
gjithashtu takova disa herë antarët e bordit dhe ata më thanë; këtë punë
e ka drejtori në dorë.Në bised e sipër ju them; a të shkoj të takoj ministrin?
Ata ma pritën- kush e pyet ministrin, Frroku pyetet këtu. Megjithatë e takova
ministrin dhe ai si gjithmon tha, mos ki merak. Bordi më kërkoi Bocetin e
librit, ja çova dhe rastësisht takova Frrokun dhe ai me tha ke ber mirë që e
çove. E kërkuan dhe me Flesh dhe kështu jua çova por ata vetëm heshtnin. I bëj
një SMS Frrokut :më kthe një përgjigje sot, do më sponsorizosh,apo jo? Frroku
ma kthen;'' po deshe nga parat e mija hajde të të jap sa të duhen,këtë punë e
ka bordi në dorë''.Unë i përgjigjem, drejtor bordi jeni juve. Të dy sms-të ja
dërgova Bumçit duke shtuar se do i përgjigjem në shtyp shokut Frrok. Ministri
ma ktheu SMS- në.
Këto ditë do marrim një vendim lidhur me sponsorizimin e librit, mos shkruaj.Që nga ajo kohë u bënë dy javë dhe sot shokut Frrok po i përgjigjem:Unë nuk po të kërkoj parat e tua ,as nga ato që ti i vjedh me bordet e ndryshme as nga ato që përfitove në vitin 1997 gjatë revalucionit të armatosur që dogjët shqipërinë.Kërkoj nga ai 1% që ministria ka akorduar për të burgosurit politik që shkruajnë libra dhe një nga ata jam unë.O Frrok- revolucionari ta kam dëgjuar zerin dhe mbas revolucionit të '97. Ti u pozicionove tek A.T.SH. Ti ke strehuar vrasësin e Azem Hajdarit ,në ato ambjente ti ke shumë bëma dhe siç duket Partia Demokratike nuk ta paska larë borxhin dhe tani të solli aty të vjedhësh e të pasurohesh si shumë të tjerë që dogjën dhe shkatrruan këtë vend. O Frrok po të rikujtoj dhe një shkrim që ke bërë për ''Vathën e Vjetër'', ku je rikthyer së fundi .Ndërsa për botimin e librit ''Revolta e Qaf-Barit dhe krimet e komunizmit'' të më ndihmoj kush të ketë dëshirë .Në atë libër do lexoni tmerret e sigurimit dhe kush i ka tortuaruar dhe kush ju nxorri sytë dy të pushkatuarve.
Po kthehen fajtoret e vitit 1997! "Nga Frok Cupi" 26 - 5 - 2006)
Javen e
kaluar u kthye ne zyrat e shtetit shqiptar, Bashkim Gazidede, ish kryetari i
sherbimit sekret shteteror ne vitin 1992 - 1997. Kjo ngjarje ngjalli diskutim
te madh ne medja dhe ne tribunat politike: por ngjalli edhe frike ne popull.
Emeri i Gazidedes eshte kthyere ne simbol te frikes, me gjithese ky eshte nje
bure me trup te dobet, me nje pamje fakiri dhe i veshur "katundarce".
Friken nuk e sjell vete ky njeri, por katastrofa qe ndodhi ne vitin 1997 dhe qe
mori emrin e tre personave: Sali Berisha (qe sot eshte kryeminister); Agim Sehu
(ish drejtor i pergjithshem i policise se shtetit ose i quajtur xhelat), i cili
pritet te kthehet ne ndonje detyre te larte shteterore dhe Bahkim Gazidede qe
organizoi terorin fizik e psikollogjik me ane te sherbimit sekret kombetar dhe
qe tashme eshte kthyer ne zyrat e larta te shtetit. Per tetete vjet me radhe
ishte strehuare ne libi dhe ne Turqi.
Viti 1997
eshte shenuar si viti me tragjik ne historine e Shqiperise. Per here te pare ne
historine e ketij populli me 2 Mars 1997 u shpall gjendja e shtetrethimit;
perhere te pare plasi lufta civile ku u vrane 2 mije veta; dhe u plagosen me
shume se 20 mije; per here te pare Kombet e bashkuara dhe Bashkimi Evropjan u
detyruan te dergojne 6 mije trupa te huaj ushtarake nga 12 kombe te botes, per
te ruajtur paqen mes qytetareve te te njejtes kombesi. Shkaketare e gjithe
kesaj katastrofe ishte qeveria e keqe e Sali Berishes. Sali Berisha si
president i vendit qe nga viti 1992, organizoi kryqezata terori kunder opozites
politike dhe gazetareve; perqendroi ne duar te vetme te gjitha pushtetet;
dhunoi drejtesine, burgosi opozitaret, e perqendroi pushtetin ne duar te
fshatareve te tij nga veriu kunder jugut. Me inicjativen e tij, Berisha hapi
rruge per piramidat mashtruese piramidale, ku u grumbulluan dhe humben 1
miliard e gjysem dollare te qytetareve. Pas demostratave masive kunder qeverise
per mashtrimet financjare, Presidenti urdheroi ushtrine qe te sulmonte me arme
ne fillim popullsine e zonave te jugut. Per here te pare ne historine e
shtetit, qytetaret i moren armet e shtetit dhe filluan kryengritjen e
armatosur. Me nje here me kthimin ne pushtet te Sali Berishes, po kthehen dhe
te gjithe bashkepuntoret e tij ne akte tragjike kunder shtitit dhe popullit.
Gazidede nuk eshte i pari qe eshte kthyere, por eshte me i bujshmi. Edhe detyra
shteterore qe i eshte besuar eshte pa kaq e bujeshme dhe enigmatike. Ky eshte
emeruare nenedrejtor i Qendres se Regjisrtimit te Pasurive te Palujtshme, ose
sic quhet rendom Hipoteke. Ne panje te pare, detyra duket e nivelit te ulet.
Por vete zoti Gazidede dhe vete kryeminisri Berisha kane deklaruar se "nenedrejtori
i ri do te meret me te gjitha paregullsite e regjistrimit te pasurive te
ardhura nga piramida financjare te vitit 19976". Domethene ish - shefi i
sherbimit secret qe shkaktoi tragjedine e vitit 1997, eshte kthyer ne
"kontrolli n" e asaj periudhe. Gazidede, Berisha dhe Agim Shehu
kthehen perseri si zoter te tragjedise se shkaktuare prej tyre. Ajo c'fare
lihet te nenekuptohet eshte se Gazidede do te ndertoje ne SHISH (sherbimin
informativ shteteror) te dyte, krahas sherbimit te njohur me kushtetuten e shtetit.
Te njejten gje do te beje gjenerali policor Agim Shehu, duke ngritur nje
sherbim policor te fshehte prane kryeministrut.
Kthimi i
fajtoreve te vitit 1997 ka filluar menjehere pas zgjedhjeve te 3 Korikut te
vitit 2005 kur Partia Demokratike e Berishes fitoi zgjedhjet parlamentare dhe
te drejten kushtetuese per te krijuare qeverine. Keta jane emeruar, ne
pergjithesi, si zevendes drejtore ose zevendes shefa ne zyrat e shtetit.
Kryeministri Berisha po perdor rrugen e zevendesave si pergjues dhe spiuna per
secilin titullar qe ndodhet mbi ta; me te besuarit per kete misjon kane
rezultuare fajtoret e vitit 1997, te cilet ishin larguar jashte vendit dhe
ishin ne disa shtete evropjane. Vetem ne Vjene dhe ne Bruksel ndodheshin rreth
600 prej ketyre. Ne Bruksel keta kishin shkaktuar skandale me delegacjonet
shteterore shqiptare sa here ishte p-araqitur rasti. Ne mars te vitit 1997,
qeveria e Berishes kishte pajisur me pashaporta diploomatike rreth 900
aktiviste luftarake qe angazhuane ne terorizi min e opozites, gazetareve dhe
popullsise civile sidomos ne zonat jugore te vendit.