| E shtune, 16.02.2013, 09:11 AM |
Janë
pothuajse 1.200 të plagosurit në Rusinë Qendrore, ku rënia e një meteori bëri
ndërtesat të lëkunden e xhamat e dritareve të thyhen. Pjesa më e madhe e të
lënduarve në rajonin
Vendasit
flasin për një lëmsh të zjarrtë që la pas një fashë të përflakur në qiellin e
mëngjesit, e pasuar nga një zhurmë e fortë. Trupi qiellor me peshë gati 10
tonë, sipas raporteve në media, u shpërbe në 50 km lartësi. Presidenti Vladimir
Putin tha se falenderon Zotin që mbi zonat e populluara, nuk ranë copa të
mëdha.
“Na duhet
të analizojmë me kujdes situatën, të llogarisim dëmet e mundshme, jo vetëm
përsa i takon infrastrukturës së komunikimit dhe asaj sociale, por edhe
sektorit të energjisë. Është shumë e rëndësishme tani në periudhën e dimrit.
Për fat të mirë, pjesët meteorike nuk kanë qenë aq të mëdha”, deklaroi Putin.
Ai
premtoi ndihme te menjehershme per personat e prekur e tha se jane demtuar
kopshte dhe shkolla, ndersa puna ne sipermarrjet industriale eshte nderprere.
Shume femije ishin ne mesim ne momentet e renies se meteorit, qe ndodhi diku
rreth ores 9 e 30, me oren lokale.
Gati 200
nga te plagosurit ishin te mitur. Nje nga fragmentet me te medha ra ne nje
liqen prane Chebarkulit, nje zone jo shume e populluar. Kalimi dramatik i
meteoreve u pa qarte ne Ekaterinburg, 200 km ne veri dhe ne Kazakistan, ne jug.
Autoritetet
i këshilluan banorët të qëndronin në shtëpi ndersa deshmitaret okulare e
pershkruan ngjarjen fillimisht si nje perzierje paniku dhe frike. Njerezit,
thone ata, filluan te vraponin e te therrisnin me te madhe: "fundi i
botes!``.
Filmimet
amatore treguan gjurmet e tymit dhe demtimin e nje fabrike zinku, catia e se
ciles u shemb nga goditjet e copezave meteorike. Zëdhënësi i Ministrisë së
Brendshme Vadim Kolesnikov tha se të paktën tre vetë u dërguan në spital në
gjendje të rëndë, ndërsa shumica e lëndimeve ishin shkaktuar nga copat e xhamit
të thyer nga shpërthimet.
Nasa kishte paralajmëruar disa dite me pare se një meteor po i afrohej Tokës dhe do të kalonte në lartësinë më të ulët ndonjëherë dhe nën orbitën e satelitëve të komunikimit. Incidentet e tilla janë sidoqofte të rralla. Një meteor mendohet të ketë shkatërruar një sipërfaqe prej më shumë se 2 mijë km katrorë në Siberi në vitin 1908.