| E premte, 15.02.2013, 08:09 PM |
Aty ku
mungon dashuria, lëshon rrënjë mjerimi, skamja,
ndarja, mallkimi dhe vdekja ( Fjalë e
vjetër)
Nga: Lekë Mrijaj -14.02.2013.
Të gjithë
ne në ketë botë - jetë duhej kuptuar se jeta pa dashuri nuk ka kuptim nëse nuk
kemi dashuri jemi në kundershtim të plotë me parimet e Zotit dhe jetës pra nëse
nuk u permbahemi ketyre parimeve i
sjellim vetës sonë kaos-krizë të brëndshme shpirterore jo-stabilitet mjerim, trishtim, mallkim dhe vdekje, pra me një fjalë
:Aty ku mungon dashuria, lëshon rrënjë
mjerimi, skamja dhe vdekja ( fjalë e vjetër ).Jeta pa dashuri është sikur
qielli pa dritë e hënë dhe sikur fëmija pa nënë.
Festen e
Shën Valentinit nuk duhej kuptuar vetëm si festë e të dashuruarve ( çifteve fejuarve, martuarve… ) por festë
fundë e krye të dashurisë se pergjithshme jetësore kjo festë nuk njeh limitime,
perkufizime nuk njeh ndarje, grup moshë i ri apo i
vjetër pra realisht nuk bënë dallim se
ciles shtresë-kategori i takon, i pasur
apo i varfër i bardhë apo i zi.Dashuria në pergjithesi është dhurata me e
shkelqyer e ndritur e bekuar e dhënë nga vetë Zoti i ynë.Nese neve na mungon
kjo dhuratë - dashuria njerëzore ( familjare, vëllazerore, shoqërore, miqësore
), atherë plotësisht jemi në kundershtim
me urdhërat e Hyut tone të qiellit dhe tokës dhe Shën Valentinit të martirizuar
për dashuri të pergjithshme.
Dashuria është dhurata më sublime - fisnike e
Zotit-Hyut të gjithëpushtetshem më të
cilin dashuri gjendet paqja Hyjnore e shpirtërore e njeriut.dashuria në jetë
vertetë të jep inspirim, frymëzim ndriqim, aromë të gjallë me ngjyra të
shkelqyera prandaj neve duhet kategorisht ti permbahemi te gjitha ketyre parimeve shënjterore nese i
permbahemi atherë nuk duhëj të frikësohemi nga e keqja në jetë pra gjithmonë do të kemi bekimin dhe dashurin
nga Hyut të gjithepushteteshem.
Kremtja e
Shën Valentini është vertetë një ditë e veçantë popullata në rruzullin
tokësor kremton - feston i lumtur duke i dhenë të dashurve të tyre dhurata për ta kujtuar kënaqesinë-dashurinë
shpirtërore ne pergjithesi qe e ka vetë njeriu i mire mbi tokë.
Festa e
Shënjtë e Shën Valentinit 14.shkurti.pra
është një ditë e çmueshme, gëzueshme dhe e këndshme ditë falënderimi per
Zotin e Erosit prandaj, kremtimi i kësaj dite
të ketij Shënjtori - Shën.Valentinit shënohet edhe ne Shqiperi, Kosovë dhe në mbarë Trojet
tona Etnike Shqiptare e Diasporë.Shkembehen dhurata simbolike kartolina, lloji
lloji lulesh… e cila dhuratë u sjell
zëmrave tona gëzime, shpirt, ngrohtesi, sinqeritet, urti dhe dashuri në jetë.
Gëzuar…Dita
e Shën Valentinit Shqiptarë të të gjitha Trojeve Etnike dhashtë Zoti qe tek populli ynë të mbizotërojë dashuria
Shpirtërore, Kombëtare në jetë pra me vullnet dhe dashuri ti menjanojmë një here e pergjithmonë baticat dhe zbaticat, urrejtjet ndër-vëllazerore e partiake , krizat,
inatet, xhelozitë, streset ( të keqën ) te cilat keto të kriza mund të na shpiejnë në një qorrësokak-udhë
pakrye.