| E premte, 15.02.2013, 08:21 PM |
Ju me
vjedh, rrejt..., na me hesht ?!
Njerëzit e mirë janë të nderuar së tepërmi në sjellje,janë tepër të dëshpëruar në ditët e zisë,ndërsa shfaqen shumë të kursyer në shpenzime.(Konfuci)
Nga Zejdush Kastrati
Kupola e
korupcionit dhe krimit të organizuar ne Kosovë, ështe Kek-u.Këtë
konstatim, e kam dëgjur përsonalisht,
nga goja , jo vetëm e banorëve të
shumtë të Kosovës anëekend vendit, e që
janë edhe konsumtaorë të kësaj kompanie publike,por, edhe, nga përsona, shumë
kompetent,profesionistë të shumtë,ish udhëheqës,por edhe disa që, edhe
tani, janë pjesë e kësaj kompanie, që
vetëm formalisht, mund të quhet, publike,por, mbi të gjitha, nga njerëz, të
sinqertë e të autoritetshëm, të ndershëm
e korektë, në raport me shoqërinë,vendin
e punës,por edhe shtetin.
Këtë
vlerësim, ma pat fuqizuar edhe më tepër,
edhe para dy viteve ,jo vetëm një herë, por shumë herë, dhe ate, edhe “me
letra” të transakcioneve të shumta bankare ,që kishte bërë kjo kompani,atë
kohë, Driton Tali,njëri ndër
deputetët më të zëshëm dhe më korektë e
konkretë, në atë përbërje, të ligjeslaturës së atëhershme të Kuvendit të
Kosovës,njëherit, ekspert i ekonomisë,me titull Dr i Londrës,por asnjëherë, i proklamuar e
promovuar sa i përket titullit, para opinionit, qoftë gjatë debateve nëpër
media ,qoftë në foltoren e Kuvendit, ku
ishte, ndër deputetët më aktivë, e të mos flasim, nëpër ndeja private,ku
shumica e lidershipit të sotëm,me mburrje, prezentohen me titujë, që u vjen
era”taze”, dhe të shtypur nga “fabrikat” e analfabetëve,që kanë vërshuar, edhe
Kosovën, por edhe rajonin.
Nuk është
për të mos besuar, se pikërisht,insistimi dhe deklarimi i këtij
deputeti,pothuaj në cdo Seancë të Kuvendit,(gjatë mandatit të kaluar),kur ,”pa
dorëza”,por i përkrahur,kohë pas kohe, edhe nga ndonjë deputet tjetër, duke
përmendur me shifra e fakte, aferat e shumta
koruptive sidomos nëpër kompanitë publike,me theks të posaqëm
Ptk-ja,kek-u,aeroporti… ishin, edhe shkaktarët kryesor, që fillimisht, ky
deputet, u “divorcua” me vetëdëshirë, nga kompania(jo partia) e
Pacollit,dhe në zgjedhejt e fundit,
edhe,pagoi haraqin, sepse në partinë e Haradinajt, ku u pozicionua ,si edhe në
shumë partitë tjera, Tali,u eleminua gjatë numërimit,falë “vjedhjeve
industriale”,dhe tash, në një supermarket, të Londrës, po kryen, punën e një,
shitësi të thjeshtë, të mallrava, me vlerë
o,5o funtave, që gjason, me ate
“te Cukat” në Kosovë.
Në
Kek,luajnë milionat.Klanet e liderëve partiakë,
edhe ata që më herët, por edhe ata të tanishmit,që e “kanë kapur
Kosovën”,në emër të investimeve, donacioneve, mjeteve bugjetore të ndara në emër të intervenimeve dhe riparimeve, për tejkalim të
situatave emergjente ,pastaj në emër të blerjes dhe furnizimit me energji
elektrike, në raste krizash, kanë përdorë e (keq)përdor miliona e miliona, të
cilat, nuk është vështirë, të vërtetohen,sikur, të ekzistonte, një gatishmëri
dhe disponim e insistim, për një hulumtim dhe investigim, të mirëfilltë, dhe të
paanshëm, qoftë nga prokuroria, apo policia kriminale,janë vlersime edhe të
shumë njohsëve të rrethanave, nëpër të cilat, ka kaluar, dhe po kalon, kjo
kompani publike.
Për të
argumentuar këtë konstatim, tregon edhe fakti, se nga 13o lëndët, që i janë
drejtuar, Prokurorisë për hetim, nga ana e Agjensionit Antikorupcion, 6o prej
tyre, i përkasin, atyre nga kompanitë
publike, në mesin e të cilave, prinë, pikërishtë Kek-u.
Eshtë
hipokrizi e llojit të vet, kur tash, pas
sklandalit, të “faturave të Kek-ut”, e pas protestave të përditshme të
konsumatorëve të dëmtuar,e paralajmërimit për vazhdim protestash , e që, mund
të quhet edhe rast minor, krahasur, me
abuzimet tjera, me të cilat, është e implikuar, kjo kompani publike, të na
shfaqen, publikisht, Policia kriminale e Kosovës, e cila sipas një njoftimi, së
bashku me Prokurorinë kompetente të Prishtinës, në emër, të hetimit të këtij rasti, do të
vazhdoj hetimet,për të gjeturat dhe do të ndërmarri veprimet konkrete… !
Në këtë
linjë, e në këto valë,vetëm për të kamufluar, e humbur gjurmë, dhe për të
hedhur, “hi syve”, është, edhe deklarata, dhe prononcimi, i ministrit të
Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ,i
cili, pa fije turpi, del e
deklaron, se “Qeveria nuk do të lejon,të dëmtohet qytetari…”.Për cilin qytetarë, është
pytja, duhet të pytet Beqaj,kur banori i Kosovës është dëmtuar dhe po dëmtohet
përditë,pikërishtë nga ky ministër, dhe shumica e ministrave tjerë, dhe ate ,jo
vetëm, nga faturat e fryera të Kek-ut, por edhe, faturat e obligimet tjera, të
cilat, gjithnjë po i përjeton në kurrizë, banori i kësaj Kosove.
Në emër,
të kinse, një ultimatumi, drejtuar Kek-ut, nga ky ministër,mesazhi i tij, është
shumë i qartë dhe i kapshëm, dhe kjo, është një shumëftyrësi apo paftyrësi, që
mund të ndodh, vetëm në këtë Kosovë,ku
ai që të vjedhë, thotë kape
hajnin, ai që të rren, thotë kape rrencin, ai që trathton,thotë kape
trathëtarin,ai që është i pamoralshëm, thotë kape të pamoralshmin…!
Nëse
duam, e ka gatishmëri, të dali e vërteta
në shesh,atëherë,Policia kriminale e Kosovës,Prokuroria…, (që u lajmëruan)
por patjetër,edhe ajo ndërkombëtare e
Eulex-it, sa përket Kek-ut,punën më të
madhe dhe më dobishme,mund, dhe duhet ta
bëjnë, duke hetuar, shumë raste që kanë të bëjnë, edhe me këtë kompani publike, e që më së
miri,duke hulumtuar edhe rastet e paraqitura
publikisht, edhe nga KMLDNJ, një institucion , edhe pse
i përketë shoqërisë civile, por me shume te drejtë, mund të llogaritet,
si më i pavaruri dhe më i sakti, sa i
përket informatave, që ka plasuar dhe po plason, e që i ka përmendur, edhe në,
reagimin, me këtë rast.
Transakcionet
me kompaninë sërbe “Rudnapi” e cila ka qenë furnizuesi kryesor për Kosovën, me
rrymë, nga Sërbia,pastaj, lishjet me
beznismenin e arrestuar në Sërbi
Mirosllav Mishkoviq,Vuk Hamovic,Vojin Llazarevic, Damir Fazlic,por edhe shumë
beznismenë të tjerë, pastaj rasti i privatizimit të Distribucionit të
Kek-ut,një privatizim shumë i dyshimte dhe i gabueshëm, në radhë të parë për
shkak të cmimit të shitjes. dhe duke mos
përfillë kriteret e e parapara të tenderimit, janë vetëm disa nga argumentet më
të fuqishme, të cilat, sikur të hulumtoheshin, dhe të zbardheshin, me siguri,
rasti i “faturave…” do të ishte, një “pikë uji në det”.
Ndoshta
edhe reagimi i Policisë kriminale, e Prokurorisë ,por edhe ministrit Beqaj,
lidhet, pikërisht, nga frika, se po hapet “kutia e Pandorës” për Kek-un, e që,
me siguri, herëdo- kurdo ,edhe do të ndodhë, sepse e vërteta, mund të vonohet, por, patjetër do
të zbulohet.
Nëse e
duam këtë shtet, që për disa ditë, po pret të festoj 5 vjetorin e lindjes,është
koha e fundit që e vërteta, patjetër duhet
të ndodhë sa më shpejtë,e dihet, ne, tjetër shtet nuk kemi, dhe nuk duhet të kemi,andaj kjo,
me siguri do të bëhët realitet atëherë kur ne, pa hezitim e pa idhnim, gjanat i themi, me emrin e
vërtet.Kur ai që na rren, i themi pse po na
rren dhe mos të na rrej, kur ai që
dyshojmë se po na vjedh, i themi
se po dyshojmë,se po na vjedhë dhe mos
të na vjedh, kur ai që na kërcënon i themi se nuk i frigohemi më, sepse është
në pytje shteti dhe vendi, dhe kjo mund
të ndodh,vetëm kur shteti është më i
fortë se ata që e kan kap shtetin.
Fatkeqësisht,disa e kanë kapur këtë shtet…