| E enjte, 14.02.2013, 08:51 PM |
Botohet
Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë
- Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi
- Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë në Suedi
- Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi
- Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Suedi
- Rejeti i Femrës Shqiptare krijuesë në Suedi
- Qendrës kulturore Shqiptare “Migjeni” në
Borås
- Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në
- Ambasadës së Republikës së Kosovës në
Stockholm
- Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në
Stockholm
- Personaliteteve dhe bashkatdhetarëve tanë në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë
Të nderuar bashkatdhetarë!
Në janar të vitit 2013 iu dërgua për botim Shtëpisë Botuese Toena në Tiranë, Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë.
Njoftim i
shkurtë
Fjalori i
parë Suedisht-Shqip me 17.000 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e
të përpunuara nga një fond prej 27.000 fjalësh, u botua për herë të parë më
1994, nga Agjencia Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për zhvillim i Suedisë).
Autor i përkthimit dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, Suedi, me
redaktor Ullmar Qvick, Suedi, dhe Svijetllana Mihali, Shqipëri. Fjalori ka
ndihmuar shqiptarët ta ruajnë me dashuri gjuhën amtare shqipe dhe të pengojë
tjetërsimin e tyre gjuhësor. Fjalori ka patur për mision të bëhet edhe mjet
plotësues arsimimi për një shtresë të gjerë përdoruesish.
Fjalori i
dytë Suedisht-Shqip me 28.500 fjalë të përdorimit të zakonshëm, të zgjedhura e
të përpunuara nga një fond prej 54.000 fjalësh, u botua më 2004 nga Agjencia
Kombëtare Suedeze për Arsim (Enti për Zhvillim i Suedisë). Autor i përkthimit
dhe inkodimit është Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja, me redaktor Svijetllana
Mihali, Shqipëri, dhe Dr.prof. Shefkije Islamaj, Këshilltare Shkencore dhe
përgjegjëse e sektorit të Leksikografisë në Institutin Albanolgjik të
Prishtinës. Fjalori është bërë edhe mjet plotësues arsimi për një shtresë të
gjerë përdoruesish, duke qenë present edhe në Internet në adresën “
Svensk-albansk lexicon ligger nu på webben tillsammans med de adra lexikcon
online lexicon på adressen: http://www-lexin.nada.kth.se/skolverket/lexi.shtml
Fjalori përmban numër të madh kuptimesh e ngjyrimesh kuptimore, sinonime, thënie e idioma. Ai përmban edhe 66 faqe fotografi tematike me ngjyra.
Fjalori i
tretë për fëmijë me titull Fjalori im i parë 4 gjuhësh:
Shqip-Anglisht-Italisht, nga autorja Meri Toçi. Versionin Shqip-Suedisht e ka
përkthyer Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja. Botoi Toena, Tiranë, 2011.
Fjalorin
e katërt Shqip-Suedisht, me rreth 35.000 fjalë, e boton Shtëpia Botuese Toena
në Tiranë më 2013. Fjalori pasuron dhe barazon leksikografitë e të dy gjuhësve,
suedeze dhe shqiptare, dhe plotëson zbrazti të ndjeshme për fjalorë të këtij
lloji, në të dy leksikografitë. Ka karakter shkencor e normativ, dy kritere me
vlerë për leksikografinë e mirëfilltë bashkohore, teorike e praktike. Ky
projekt përmbush të gjitha kriteret mbi të cilat ndërtohen fjalorët dygjuhësorë
bashkohorë. Është punuar me kujdes të veçantë sa i përket makrostrukturës së
tij dhe përmban informacione shtesë për jetën, kulturën e psikologjinë e
popullit shqiptar dhe suedez, me çka paraqet pasurim lëndor e me vlerë për
përdoruesit. Fjalori ka anën e tij praktike të përdorimit, dhe këtë anë e
siguron përzgjidhja e duhur teknike e trajtimit të lëndës gjuhësore. Në fjalor
janë trajtuar me kujdes njësitë leksiko-semantike, fusha e informacionit të çdo
zëri leksikografik, përkufizimet e shpjegimet, sinonimet e antonimet. Një punë
jo e vogël është bërë në plotësimin e strukturës semantike brenda fjalës. Rruga
që është ndjekur në hartimin e këtij fjalori, shkurtazi është kjo: për njësitë
leksikore të shqipes është bërë përpjekje të gjenden njësitë gjegjëse të
suedishtes.
Në pjesën
suedishte është përfshirë leksiku aktiv, jo rrallë leksiku pasiv dhe ai potencial,
për t´i dalë ballë fjalësit të shqipes. Në fjalor janë përfshirë edhe një numër
fjalësh të reja, fjalësh pak të njohura, fjalësh të huaj me karakter
ndërkombëtar, një numër dialektizmash në
mbështetje të vlerës së tyre objektive brenda strukturës leksikore, dhe një
numër termash më të përhapura profesionale. Është bërë përpjekje që të jepet
gjithnjë kuptimi më i përgjithshëm e më i saktë, ngjyrimet kuptimore, kuptimi
figurativ dhe përdorimet e tjera funksionale të fjalës. Për shumicën e fjalëve
leksikore është dhënë përdorimi i tyre në frazeologji dhe shembuj të shumtë
ilustrues. Një vëmedje e veçantë i është kushtuar anës normative të fjalorit, e
cila ka përfshirë të gjitha rrafshet e gjuhës: Fonetikë, morfologji, sintaksë,
fjalëformim, për çka mendoj se do të ketë një rol të caktuar edhe në
përvetësimin e normës së gjuhës letrare.
Shpresoj që edhe ana e përzgjedhjes teknike, organizimi i artikujve të fjalorit, topografia, paraqitja e informacioneve gramatikore dhe të tjera, do të jenë në funksion të anës praktike të fjalorit dhe do ta rradhisin atë ndër fjalorët bashkohorë. Autori i kësaj vepre leksikologjike shumë të kërkuar është Mr. fil Sadulla Zendeli Daja, Suedi. Redaktorët e këtij fjalori janë: Dr.prof. Xhevat Lloshi, Tiranë, Dr, prof. Shefkije Islamaj, këshilltare shkencore dhe përgjegjëse e sektorit të leksikografisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Mr. Dalina Gurra, Suedi, dhe Mr. Suzanna Holm, Suedi. Me këtë rast dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ndihmën e vlefshme që dhanë, që ky fjalor shumë i pritur ta shohë dritën e botimit në Shqipëri. Për konsultime profesionale një ndihmë të pakursyer kanë dhënë: Albanologu Ullmar Qvick (Norrköping), Drejtoresha e Përgjithshme e Shtëpisë Botuese Toena, Znj. Irena Toçi, Fatmir Toçi, Lavdie Cenmurati dhe Dr.med. Teuta Demjaha-Agai. Dua të falëndeeroj Zt. Tomas Eriksson dhe Kenny Lindberg për ndihmën teknike në punën time me kompiuter. Botues i Fjalorit Shqip-Suedisht është Shtëpia Botuese Toena në Tiranë. Për konsultime profesionale një ndihmë të pakursyer kanë dhëne¨: Albanologu Ullmar Qvick, Norrköping,
Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja
Adresa:
BOKIMPORT
EXPORT DAJA
C/O S.
Zendeli Daja
Storgatan
13
386 31
Färjestaden, Sverige
Tel 0046
(0)485 34779 b.
Tel. 0739
133 755 c.
E:post;
szdaja@netatonce.net