| E merkure, 13.02.2013, 08:00 PM |
Psiko-analiza
e terapeutika familjare e një romani bashkëkohor.
(Ese refleksionare mbi romanin “Letra nga Spanja” të Miho Gjinit.)
Nga Vladimir Muça
Romani
“Letra nga Spanaja” në kaleidoskopin e psiko – analizës dhe të terapeutikës,
megjithëse graviteti narrative pingulizohet
në vetën e parë në konceptin filozofik është disi tjetërlloj në
rrëfimtari.
Çdo gjë
vërtitet në fabulat e shpirtrave ndërmjet babait, nënës dhe birit. Një trinitet
I pandar gjatë gjithë romanit në zhvillimin e rrëfimtaris.
Në këtë
rrëfimtari, ndërgjegja, subkoshienca me dialektizmin e saj janë në lëvizje të vazhdueshme
nëpërmjet mendimeve , kujtimeve e ndjenjësive.
Nëpërmjet
një retroje, kohën e ndjekim në dy aspekte: në kohën objektive dhe në kohën
subjektive.
Koha
subjektive me shpërthime ndjenjësore merr shpërthime ndjenjësore merr më shumë
violence duke e shpërfillur kohën e jashtme objektive me handikapët e saj, duke
e çuar atë siç thot Zhan Pol Sartri drejt “ shpirtëzimit të kësaj bote” .
Ky
shpirtëzim I një subjektiviteti, që hasete në mënyrë permanente gjatë kapitujve
të romanit, është edhe eliksiri narrative që e bënë atë të veçantë, duke I
shtuar nocione biografike, e rritur besueshmërinë e ngjarjeve e fenomeneve.
Romani
shpirtëzohet dhe I qëndron besnik revokimit retrospektiv. Një përplasje
ndërmjet botës shpirtërore të babait, nënës dhe djalit, ngërthyer nga
handikapët e shoqëris konsumit, ku veset si indet patogjene gllabërojnë
shpirtërisht çdo gjë të mundshme duke e çuar materien njeri drejt një mutacioni
global. Por në të vërtetë vlerat e romanit evidentohen në shpërthimet kuantike
prindërore dhe në valencat që ato marrin duke shpërfillur këtë botë ndeshjejenë
gjykimin refraktar e shpirtëror njëkohësisht. Tema që përshkon romani paraqet
një mundësi të mundshme në formëzimin e personazhit fëmijë në këtë mutacion global
të shoqëris, ku evidentohet se në këtë lufë
për jetë a vdekje , karakteret refraktare shkojnë drejt minimizimit.
Karakteret
imbursojnë tek njëri tjetri në mënyrë gjithpërfshirëse, por njëkohësisht duke
lënë shtigje për të përcaktuar në hullinë e kohës tendenca të reja të cilët
vijnë si rezultate filozofike e ligjeve dialektike të mohimit të mohimit, si
një paradigmë e pashmangshme e zhvillimit shoqëror. Gjithçka vjen
rrjedhshëmnëpër kapitujt e romanit në bazë të një rrëfimi të përjetuar
mendërisht e shpirtërisht. Thënë më shkoqur kemi të bëjmë me një rrëfimtari në
psiko-analizë Prind- fëmijë, referencial, që piknisjen e vet e merr nga
përditshmëria e jetës me terapeutiken e saj familjare, duke u ballafaquar e
kundërvënë me sukses një realiteti të tronditur të “pamvarsisë” jetësore, të
krizës psiqike që ka përfshirë sot shoqërinë. Në këtë kontekst, lehtas, në
kapitujt e romanit, pikaset se rrëfimi I personazhit kryesor Eduardit dhe
babait, shndërrohet në një akt pedagogjik
makarenkian, shndërrohet në një promoter themelor me anën e të cilit riciklohet jeta. Çdo gjë
rikompozohet në një karregjatëku jeta e pasardhësve ecën në korsi të gjera
përjetimi, në shinat e një terapie familjare.
Në
konceptin filozofiko- pedagogjik, rrëfimet prindërore të babait dhe nënës nuk
janë thjesht rrëfime me karakter formal dhe që mbartin dëngshëm nocione
estetike, por ato më shumë se nocionet , mbartin hulumtime shoqërore të
rrafshit horizontal gjithpërfshirës, e të thellësive vertikale shpirtërore të
njerëzimit të sotëm, prej të cilëve dalin në shesh faktor objektive e
subjektiv, të drejtperdrejt nga ngjarje të jetuara të cilët përcaktojnë rolin e trashëgimtarit,
të individit dhe të shoqërisë. Jo më kot autori, babain e ka formëzuar si prototip
të paemërtuar, por si përfaqësues të gjithpërfshirjes, se e tillë është dhe ky
mutacion në shoqërinë e sotme të konsumit . Bëmat e personazhit kryesor
Eduardit reflektohen në bëmat e kontraverset e babait (do të cilësoja të
personazhit autor)
Ata
flasin për një vetpërkufizim të një çështjë kaq të ndërlikuar të zhvillimit
shoqëror, e cila gjatë rrëfimeve mëkon të të sintaksohet në kulmoren e një
metafore kushtrimore. Kjo manifestohet në mënyrë të qartë nëpër kapitujt e
romanit ku uni I pabesisë shkrihet e bëhet njësh me unin pa ego të birësisë.
Referencat që përcaktohen nga kjo përplasje e bing-bengut shpirtëror, ngjan me atë të një sintakse
budiste, kun ë themel, në vetvete është harmonia e të gjithë gjërave, ku
rrëfimet mbartin edhe një muzikalitet, fjalët vendosen atje ku ato japin maksimumin
e mendimit të kuptimit. Dialogjet e monologjet ngjajnë me rruzuj të pjekur, ata
mbartin ekstrakte metaforike dhe simbolike, në hapsirë e në kohë. Provokimet
jetësore të herëpsherëshme I japin pemës gjenetike familjare jeshilllëk,
jetësi, e mbushim me fruta të arrira,
pamvarsisht nga ngricat dhe anandatat jetësore
që kalon.
Babësia
dhe mëmësia kthehet në një Budë që mediton dhe pamvarsisht moshës, përfaqëson e
mbart një qëndrim, një ideal që e merr ndriçimin nga brendësia e subkoshiencës.
Duke qenë mbartur me trakte të
mirëfillta mbi jetën dhe zhvillimin familjar në tërësi, në trajtimin
edukativo-pedagogjik, gjatë kapitujve të romanit ndjehen reminishenca
makarenkiane mbi komunikimin të
vendosura në një support pedagogjik
tepër të domosdoshëm për shoqërinë e sotme të një globalizmi
gjithpërfshirës ku si ndjesitë duhet të
flasin me gjuhën e dashurisë, “kur sa herë që prindi bisedon me fëmijën
krijohet ndiesia, e kërkon të më shmangesh”. Në konceptin Frojdjan zbërthyer
bukur me analog nga jeta e Eduardit dhe e personazhit- autor (babait),
degresioni I unit nxjerr në të dy fronterat kryebrishtazi. Uni na përçfaqet si
një forcë e pandryshueshmërisë që na privon në thellësi të vërtetësisë ku
Brenda nesh nuk ekziston ajo pjesë esenciale, e përhershme e ekzistencës tonë, e ku proçesi I ndryshimit duhet të na
ndihmojë për të njohur më thellë vetveten, ndërsa arritjet e ndikimet e gabuara
patogjene do ta rregullonin akoma më shumë unin dekreziv të pazellshëm, duke e larguar
qenien tonë nga thelbësorja e jetës, duke e shndërruar njerinë në një pajisje
elektronike standarte e cilado të funksiononte në mënyrë robotike gjer në
konsum të plotë vetiak.
Duke
analizuar në këtë sens binomin prind-fëmijë romani “Letra nga Spanja” aim err ngjyrimet e traktateve të mirfillta
në udhën e elebaurimit të këtyre mardhënieve në një lidhje bashkëjetese
shpirtërore. Këto traktate përshkohen nga konvergjenca shpirtërore
prindër-fëmijë, si një domosdoshmëri e një relaksi shpirtëror. Në këtë relaks,
fushështrirja e sllallomit metaforik e
përshkon narracionin sin ë një pistë, ku gëlojnë idole nga më të ndryshmet,
gjer në imtësira shoqërore, të cilat rrëshqasin vrulltazi, por edhe ëmbël nga
shpirti I babait dhe I nënës në thellësinë e një oqeani dhembshuruar. Kudo në
çdo pasazh metafora merr indeksin e një patine mbi të cilën lëvizin (rrëshqasin) ndjenjësitë
prindërore.
Në
konceptualitet filozofike këto traktate marrin nuance postfrojdizmi,
profesionalisht të mbarështruara, me diskurse filozofike ku koncepti I
abstraksionizmit dhe simbolizmit material të qenies njerëzore, I jep
narracionit nga forma e ndërtimit një lloj të ri post frojdist të zhvillimit
letrar, të një romani estetiko-filozofik me ngarkesa substanciale biografike,
ku sipas Lakan: “E pavetëdijshmja është strukturë dinamike gjuhësore dhe në
funksion ligjërimi dhe egoja (vepra letrare në rastin tonë) është një formacion
kompleks dhe strukturë e sofistikuar (V.M.Jacque Locan : Il desiderio e la sua
interpretazione. Që në pasazhet e para monologuese të babait romani na
impresionon me rrëfimet filozofike të psikologjikës njerëzore, materializuar në
konceptet familjare duke e ngjeshur romanin me ekstrakte ku diskretja përqaset
në obsione reale të qenies inteligjente të quajtura njeri. Në mendjen e
personazhit autor (babait) iluzionimi Jungian përtej subkoshiencës individuale
paraqet si një sonanbul drejt të mistershmes:
“Unë e
ndjeva partnerin tim në rolin e mashtruesit, madje shpesh më habiste me
talentin e vet hipnotik. Ai vazhdonte të përpëlitej mes vetes dhe atij që quhet
besim I verbër dhe ngjante se po I afrohej pastaj pikës së frikshme të
shpërbërjes, apo rënies së perdes”
Kësisoj,
subkoshienca ose siç perifrazon në postfrojdizëm Lakan: “Kjo rrënjë organike,
është terreni ku fëmija vëzhgon realitetin që e rrethon, ndeshet me të dhe
fillon të përpunojë në mënyrë gjuhësore. Kështu fjalët apo shënjuesit lëvizin
pambarim rreth shenjave, (objekteve, ngjarjeve personale) duke formëzuar
kuptimet”
(V.M
Jacque Lacan “ Lio nella teoria di Freud e nella critika della pasiconalisi)
Teknika e
të shkruarit artistikë siç është shprehurdhe Frojdi është shumë e rëndësishme
në këtë kontekst të psikoanalizës e të terapeutikës familjare. Ndryshe nuk do
të merrnim vesh se çfar ndodh në botën psikike të Eduardit dhe babait.
Miho
Gjini në këtë sens, me kaleidoskopin filozofik ka dhënë një kontribut të
konsiderueshëm, të barazvleshëm në simbolizimin gjuhësor posfroidjan të
letrarizuar artistikisht.
Mbështetur
Në këto
rrëfimtari psiko-analiza dhe terapeutika merr përparësi si cikolomotorr I
zhvillimit shoqëror. Gjithçka vjen me gjurmën e një boae të frikshme me
misteret e shkretëtirave shpirtërore në jetën familjare duke lënë ne keto
gjurmë, koncentratet e helmit të një
shoqërie keqas të helmuar që endet si një lavjerrës matematik nën gravitetin e
unit tradishent, jasht një bote shpirtërore të gjithpranueshme. Në esencën e
kësaj psikike, në këtë botë të egër të të kundërtave, kontraditsionianalitik
është gjithnjë në prezencën e tija zhvillimore, si reflekse të zhvillimit
djalektik të shoqërisë njerëzore. Nën trysninë e subkoshiencës (Sipas Lakan të
pavetëdijes V.M) dhe të psikomotorrëve të jetës përditore njeriu jo pak herë
kthehet në një metamorfozë ku uni I kthehet në një mbiforcë që mohon në mënyrë
të pavetëdijshme, duke e çuar njeriun drejt shtypjes së vetëvetes. Shumë
shkrimtar kete sentence frojdiane e kalojnë shkarazi në produktet e tyre krijuese.
Por në të
kundërt, Mjeshtri I madh Miho Gjini I ka
ato si promotorr të strukturimit analitik në roman. Si rrjedhim shkalla e vërtetësisë
së veprës letrare si produkt subkoshience shkon gjithnjë e më shumë në shkallën
e përjetimit nga vetë shkrimtari e lexuesi njëkohësisht.
Në mënyrë
enklipcite nga arsyetime të tilla ulet këmbëkryq në roman e zënë vend sentenca
“Se njeriiu duhet ti nënshtrohet fatit”. Shkrimtari Miho Gjini me rrëfimet
brilante e monologjet e dialogjet ekstrakte, të një stili paksa të veçantë,
tregon se I njeh mirë këto sentenca, ndaj në romanin “Letra nga Spanja” nuk I
ka kaluar shkarazi por I ka vendosur si gur themeli në strukturat organike të
tij. Me një angazhim te terapeutikës
familjare dhe argumente psikoanalitikë, me një roman do të thoja disi të
veçantë, autori rreket me sukses ti kundërvihet rrymës degresive të zhvillimit
shoqëror në këtë botë globaliste, duke tentuar me sukses të përmirësojë skemën
e rrjedhës së jetës në pajtim me referencat biblike e religjoze, larg ndikimeve
psiko-neurotike që u vunë re që në vitet 70 të shekullit njëzetë me frymën hipi
e gjer në globalizimin social të sotëm.
Me
traktatet filozofike për jetën të letrarizuara, Miho tenton me sukses të
përmirësojë skemën e rrjedhës së jetës. Babai I Eduardit, ose siç ta
konsideroja unë personazhi- autor, e ka kuptuar më së miri se: “Uni siç thotë
Frojdi –është një forcë që e mohonë të pavetëdijshmen dhe që e redukton atë
drejt shtypjes, aherë si mund të besohet që mund të jetë I drejtë me këtë të
pavetëdijshme?”
Ndryshe
nga format klasike të romanit, me të cilët jemi mësuar, në romanin e Mihos na
përqaset një risi, një rend disi I ndërthurur kompozicional. Çdo gjë vërtitet
rreth një personazhi, Edit dhe dy prindërve të tij, gjithçka tjetër është një
garniturë në pjatancën me ushqim
shpirtëror të ofruar. Fabula rrëfimtare narratiset nëpërmjet një babai
dhe një nëne me ankthet që u gëlojnë në shpirt, ku monologjet e dialogjet si
baza të rrëfimit luajnë një rol tepër aktiv brenda për brenda një kreshendoje
që ecën jo me qetësi, por me shqetësime prindërore nga kapitulli në kapitull,
që rrëmben e të mbërthen me impresionizmin sundues.
Autori na
paraqitet si një mjeshtër në këtë drejtim, gjë të cilën e ka arritur në saj të
erudicionit të thellë shpirtëror me dramacitetet e përjetuara në jetë e punë,
kun ë retrospektivë ai krijon situate irracionale tepër të dëshiruara e të
gjithpranueshme, në sajë të një spirtualiteti prindëror, ku çdo gjë mund të
duket një ëndër, një irreale brenda racionales prindërore.
Figura
prindërore në këtë roman vjen më e plotësuar nga sa jemi mësuar të shohim
ngahera. Figura e babait dhe e nënës na paraqitet në një këndvështrim tjetër,
në një furkëz më të gjerë, me më shumë aksese, që jo çdo sy e mendje është
mësuar që ti shohë. Një shpirt prindëror I cili për trashëgimtarin e
vzhdimësisë, lufton si Laokonti, me unin e tyre, për krijimin e raporteve drejt
një harmonie familjare, lufton me libidonë e shoqërisë, për një harmoni të
pranueshme të të kundërtave. Kjo betejë subkoshiencash zhvillohet nëpërmjet një
terapeutike psiko-analitike.
Në këtë
terapi Miho I bënë vetes edhe gjithë familjeve homogjene vetëndërgjegjësimin
Lakan në këtë zamallahi të krizave familjare që ka përfshi në kuadrin globalist
dhe familjet shqiptare qoftë në vend dhe në emigracion. Por në këtë betejë
sipas mësimeve të Frojdit jo gjithçka shkon drejt një uni tradishent, sepse
ligji I mohimit të mohimit tek ky un I gjithsecilit merr forma nga më të ashpra
të përjashtimit. Terapia psiko-analitike që shtron për zgjedhje Miho Gjini
nëpër kapitujt e romanit “Letër nga Spanja” shtron për zgjidhje një harmoni
ndërmjet “derivateive ndjenjësore të një uni jo tradishent , në mënyrë të tillë
që terapeutika në këtë krizë familjare të jetë sa më e butë, të happen shtigje
të ndërsjellta konvergjimi, në mos bashkimi, drejt një mirëkuptimi shoqëror”.
Çdo
lexues, përsa mëson nga ky roman, nëpërmjet trakteve për jetën, duhet të jetë
koherent në gjykime, në radhë të parë duke mos lejuar veten të bien në grackën
e të menduarit I cili herë-herë në mardhëniet prind-fëmijë na serviret si
vetëpranim si një iluzion romantik prindëror, duke ngatërruar hera herës
inteligjencën me karakterin.
Nëpërmjet
një diagrame në rritje e zhvillimor në zgjidhje, nëpër faqet e ketij romani
filobiografik kuptojmë qartazi se të qenit njerëzor nuk është në vetvete aspak
një barazi. Me cilësi natyrore, rraca njerëzore nuk është e njëllojtë, ka edhe
figura sit ë Rrapi, të Anxhelës, Taqos, Shallapit Xanetaqisit. Dhe në roman
mirë e bukur shtrohet se sipas të drejtës intelektuale e shpirtërore të
ekzistencës, duhet të dominojë mirëkuptimi në thelbin e të drejtave njerëzore.
Lavdinë,
pasurinë dhe vlera të tjera të punës dhe të jetës çdo njeri le ti marr sipas
kontributit në familje e shoqëri, asnjëherë, e theksoj asnjëherë, pa harruar
thelbin magjik të jetës shoqërore që quhet: respect I ndërsjelltë. Pa një
hezitim mund të themi, se romani “Letra nga Spanja” na sjell në sferën e
zhvillimit shoqëror, një produkt letrar të plotësuar, mbasi çdo rrëfim ka
kaluar në sitën e një terapie të plotë të tipit Frojdjan me nocione të reja
Jungiane e Lakante duke na servirur donacione të reja ndërfamiljare kur:
Prindrit
po I harrojmë që të gjallë
Veç kur
ikin I qajmë me oiii
E ç’vlerë
ka ai lot
Që hiqet
faqeve zvarrë
Kur ata
vdesin në vetmi?!”
Donacionet shoqërore e famijare që përftohen nga leximi I këtij romani, “Miho Gjini na I sjell në një ndërthurje të tillë artistike, ku gjithçka mbarset në kontraverse ndjenjash. Duke derdhur në faqet e romanit një bollëk të university të tij prindëror Miho I jep lexuesit gjithçka nga shpirti I tijë, duke ndihmuar sadopak në drejt-peshimin e jetës, dalje nga qerthulli ku po tenton të zhytet jeta shoqërore e familjare.