Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kabil Bushati: Xhemal Bushati ish ministri demokrat

| E merkure, 13.02.2013, 08:48 PM |


Xhemal Bushati ish ministri patriot dhe demokrat

Telegram-Z.Xhemal Bushati "...nëqoftëse nuk mund te vini deri neser, lutem të më përgjigjeni telegrafisht shifrat e këtyne pikave: parlament a asamble, zgjedhje direkte a indirekte, numri i deputetëve sa."

Datë  9/XI/1924 Gurakuqi

Nga Kabil Bushati

Xhemal Bushati, një figurë polidimensionale dhe tepër karizmtike, lindi në qytetin e Shkodrës më 1885, në një familje me tradita shoqërore-politike si ajo e Bushatlijve që për shekuj me radhë atje në kalanë famoze të Rozafës shkruajti faqe të lavdishme në historinë e përgjakur shqiptare. Përveç traditave familjare, në formimin politiko-intelektual të Xhemalit ndikuan  dhe ngjarjet tragjike që ngrthyen në atë kohë kombin tonë, si Lufta Ballkanike (1912-1913), copëtimi i integritetit territorial në Konferencën e Amsadorëve në Londër, Lufta e Parë Botërore, Traktati i vitit 1915 etj.

Jetën politike aktive e filloi si kundërshtar politik i grupit "Sejadi Milet" dhe i esadistëve që në atë kohë gëlonin nëpër Shkodër. Përfaqsuesit e Shkodrës nuk arritën të merrnin pjesë në Kongresin e Lushnjës. Më 13 shkurt 1920,dy ditë pasi institucionet e reja shtetërore u vendosën në Tiranë, at'herë kyeqytet i pashpalluur, parlamentarët Xhemal Bushati, Hilë Mosi, Ndoc Coba e Sabri Bushati paraqitën një deklaratë në emër të popullsisë  së Shkodrës e cila miratonte pa rezervë gjithçka ishte vendosë ne Kongresin e Lushnjës. Më 26 korrik 1916 ushtria mbretërore e serbo-kroato-sllovene, pa bërë asnjë paralajmërim sulomoi nga ana e Hanit të Hotit dhe pushtoi disa fshatra të Koplikut. Popullsia e Shkodres reagoi menjëherë, mes të tjerëve Xhemal Bushati u caktua komandant ne sektorin luftarak të Vrakës.

Më 23 shtator Xhemali u gjend në sesionin e dytë të parlamentit të legjislacionit të parë. Meqë në Këshillin Kombëtar nuk shkuan mirë punimet, Xhemal Bushati nënshkroi një deklaratë me të cilën kërkonte: "Në qoftë se deri me 20 dhjetor nuk do të jenë të pranishëm shumica e deputetëve, parlamenti do të quhej i shperndarë."

Përseri  në qershor të 1921 u zgjodhën deputetët e Shkodrës, Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, Xhemal Bushati, Hilë Mosi, H. Rroji, Dom Ndre Mjeda, M. Bushati, Sh. Gurakuqi, R.Dani, K. Thaçi, N. Pistulli, e S. Saraçi. Xhemali u lidh ngushtë me veprimtarinë e Lugj Gurakuqit, sa u bënë dy shtyllat kryesore të opozitës antiqeveritare në qytetin e Shkodrës dhe tërë trevën. Pas shperndarjes së parlamentit me 30 shtator 1923, filloi fushata e ethëshme për zgjedhjet e reja. "Ora e maleve" nëpër faqet e saj  bënte thirrje popullit të votonte për Xhemal Bushatin, Hafiz Ibrahim Repishtin, Elez Mukën e Ibrahim Gjyrezin. Nga 13 deputetë që zgjodhi Prefektura e Shkodrës, 12 i përkisnin opozitës. Në interpelancën parlamentare, sidomos në mars 1923 Xhemal Bushati i kundërvihet me argumente kryeministrit dhe e kundërshton për urdhërin që kishtë dhënë për shperndarjen e një demostrate të popullit të Korçës.

Në mitingun e zhvilluar para bashkisë së Shkodrës, ai dënoi vrasjen e Avni Rustemit. Që këtu u nis për të marrë pjesë në varrimin e Avni Rustemit në qytetin e Vlorës. Atje së bashku me disa deputetë vendosën që  Asamblea të mos mblidhej në Tiranë por në një qytet tjetër.

Në kabinetin e Fan Nolit i formuar me 16 qershor 1924, Xhemal Bushati emërohet ministër pa portofol. i shtetit shqiptar. Punon me përkushtim për konsolidimin e shtetit të ri dhe administratës së tij. Me të njejtin përkushtim punonte edhe kur u muar vesh se qeveria demokratike i kishte ditët e numëruara. Në vitet e veshtira të ermigracionit politik u vendos ne Bari , pasi dorëzon lekët e shtetit shqiptar Nolit. Me Gurakuqin ishin gjithnjë të pandarë, si miq të vertetë e shok ideali. Me vrasjen e Luigjit, për shumë emigrantë antizogistë lindi pasiguria. Xhemali niset për në Paris , jeton disa muaj në Vjenë dhe më 1927 vendoset në Sarajevë.

Kthehet nga mërgimi më 1940 dhe menjeherë fillon të lidhet me atdhetare të tjerë që të organizoheshin.Funksionarët italianë dhe veglat e tyre u munduan disa herë që ta joshnin me ofiqe por ai nuk u mposht. Emri i tij u shenua në listën e naconalistëve që do të internoheshin në Itali, por në gusht të vitit 1941 vdiq papritur.

Diktatura e kuqe e mohoi për dekada Xhemal Bushatin. Me ardhjen e demokracisë, në vitin 1993 nga Presidenti Sali Berisha atij iu dha dekorata "Pishtar i Demokracisë". Për herë të parë iu bë një vlerësim zyrtar pozitiv.