| E hene, 11.02.2013, 08:59 PM |
MISTERI I
ZHDUKJES SË UKSHIN HOTIT, ËSHTË FSHEHTËSI
E DJALLIT MOTIT
Nga Dedë Preqi
Njeriu
ndjenë obligim moral e njerëzor ta thotë
botën e vet të brendshme të pajtueshmërisë dhe anasjelltas , kur jeton në një
botë që nuk njeh vlerat e jetës dhe
dinjitetit njerëzor, e cila dëshiron njeriun ta bëjë objekt të asgjësimit
politik, apo duke planifikuar , gjithashtu, ta shfrytëzoj plotësisht, deri te
zhdukja fizike.
Prandaj, jeta shoqërore të detyron ti kushtohej
vëmendje çdo gjëje që njeriu bënë për shoqërinë, dhe nuk mundesh sa do që
mundohesh për ti ikur të keqës, jeta është parajsa e etur dhe ndjenë nevojë që
ti begatojë të gjitha para vetës dhe para të tjerëve përpjekjet e vetëdijshme,
në parim me ligjet e jetës, edhe pse rrezikon
me vetëvetën.
Njerëzit e ditur e kanë menduar herët, se çka saktësisht do të sjellë jeta në të ardhmën e tij dhe të shoqërisë, të cilët nuk kanë heshtur për hir të idealit, por kanë shprehë opinionin e vet, edhe pse kanë qenë të diferencuar, apo në listën e asgjësimit.
Njëri
ndër ata, që ishte privuar nga liria njerëzore dhe e drejta për të jetuar si
qenje shoqërore, ishte Mr.Ukshin Hoti.
Te ky intelektual dhe politolog pasoi edhe izolimi i plotë, shkëputja e çdo
komunikimi me rrethin shoqëror, madje edhe me rrethin e vet fshatar, sepse edhe
kontakti i thjeshtë njerëzor, atë e bënte fajtor shteti okupator serb.
E
detyruan që të mbyllej në një kasollë përdhese, largë syve të njerëzve, në
mënyrë që mos të zbulohet gjendja e tij mjeruese, dhe pa asnjë burim të
ardhurash materiale, ishte shkak, vetëm se ishte përcaktuar për atë që atij iu
duk si opcion i vetëm i mundshëm, rregullimi i tërsishëm shoqëror i
Jugosllavisë së ardhshme, me Kosovës Republikë, të cilën kërkesë e konsideronte
si zhvillim të shpejtuar të gjithanshëm ekonomik, si edhe shkallën e
demokratizimit të përgjithshëm të shoqërisë, si edhe zgjedhjen e qështjes
nacionale shqiptare.
Kjo tezë
e të madhit Ukshin Hoti, u ndesh me politikën e shtetit dhe sistemit totalitarë
jugosllav, ku ndalohej shprehja e
mendimit të lirë në mënyrë demokratike, që do të thotë se, nuk kishe guxim ta injorosh një ligj të tillë
, por trajtimi i tillë deomos e denigronte, jo vetëm përsonalitetin e tij, por
edhe rrethin dhe shoqërinë në tërësi.
Kështu,
kundër magjistër Ukshin Hotit filluan proceset montuese politike nga sistemi
okupator serb, të cilat e kurdisën edhe
arristimin e tij, dhe më 21 nëtor 1981, sipas nenit 114, të LPJ, e dënuan më 9
vite burgim për kontrarevolucion, që më pastaj ia zbritën në tri vjet e gjysmë,
i cili i përjetoj ato vite torturuese nëpër burgjet hetuese të Jugoslavisë.
Pasi e lëshojnë nga burgu, nuk e lejojnë të punojë në arsim dhe në organizata
tjera, duke ia marrë edhe banesën që kishte në Prishtinë, dhe e vetmja srehë e
tij ishte Krusha e Madhe, aty ku e kishte vendlindjen, duke ia kufizuar të
gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë intelektuale e jetësore.
Mr.
Ukshin Hoti, ishte atëherë ligjerues në Fakultetin Juridik, drejtimi i
Juridiko-diplomatik, mandej në Fakultetin Filozofik, dega Filozofi-Sociologji,
ishte dhe sekretar për Marrëdhënie me botën e jashtme të KE dhe Kuvendit të
Kosovës, dhe anëtar pothuaj i gjitha forumëve që merrëshin me politikën
ndërkombëtare.
Ukshin
Hoti lindi me 1943, në Krushe të Madhe.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Prizren, shkencat politike në Zagrb, dy
vite pasuniversitare në
Mr.
Ukshin Hoti u
Në mars
të vitit 1993, intelektuali Ukshin Hoti u
Dhe me 17 maj të vitit 1994, dënohet me 5 vjet burg, sepse ishte organizator dhe pjesëmarrës i lëvizjeve për Republikën e Kosovës.
Zhdukja e Ukshin Hotit është shumë e mistershme
Një ditë
para se ta përfundonte burgun në Dubravë, me 16 maj ( ditë e diel
)1999,drejtori i këtij burgu Aleksandër Rakoçeviç, e jep urdhërin ta nxjerr nga
burgu Ukshin Hotin,të cilin e shoqërojnë tre pjesëtarë të sigurimit serb, me
ç’rast prej atij momenti dhe deri sot,
nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Lufta të
cilën e shkakëtoj Serbija në Kosovë, kanë vrarë e masakruar me qindra e mija
shqiptarë në mënyrën më mizore, ku shumica e tyre ishin civil të pa armatosur.
Në këtë luftë të tmershme janë rrëmbyer me dhunë mbi 3 mijë shqiptarë, janë
dhunuar afro 20 mijë femra shqiptare, dhe prej këtyre të rrëmbyerve janë të pa
gjetur edhe 1800 njerëz, dhe fati i tyre nuk dihet deri me sot nga ana
kosovare,ku me shpresë dhe ankthe presin familjarët e tyre, një lajm se do të
kthehen një ditë të prehen në dheun e Kosovës.
Qeveria e
Kosovës dhe Institucionet e saja, kanë bërë shumë pak në lidhje me qështjen e
të zhdukurve nga forcat fashiste serbe, ashtu edhe për intelektualin Ukshin
Hoti, është bërë fare pak për të zbardhë fatin e tij, që është zhdukë në mënyrë
të mistershme.
Ukshin
Hoti nuk mund të vdes kurrë, sepse ideali i tij është i pavdekshëm, ai jeton në
kujtesën e popullit, dhe populli e ndien nevojën e tij intelektuale të një
politikologu të madh të qështjes kombëtare. Ai sakrifikoi tërë qenjen e vet,
për idealin e qështjes kombëtare, atëherë si mundet populli të mos jetë
mirënjohës ( vetëm ata që nuk kanë ideal dhe identitet kombëtar) dhe të mos e
respektojë këtë figurë të madhe historike.
Heshtja
Institucionale dhe e Qeverisë së Kosovës për figurën e Ukshin Hotit dhe shumë
të tjerëve, të cilët u zhdukën, apo u vranë në mënyrë të mistershme, nuk ka
domëthënje tjetër, vetëm se pajtohen dhe shoqërohet me torturuesin dhe vrasësit
e tyre. Përveq heshtjes, sot po luajnë edhe me frytet e tyre, sikur që ishte
rasti i djalit të Ukshin Hotit, të cilin kozmopolitët e PDK-së, e mashtruan me ndonjë
„premtim“, duke e larguar nga konceptet
e babait të tij, e cila lojë nuk duhej të luhej me anëtarët e familjeve të
ndershme dhe patriotike.
Përpjekjet
e kujdoqofshin janë të
Misteri i zhdukjes së Ukshin Hotit, është fshehtësi e djallit motit, djalli i motit ishte okupatori serb, i cili mendoi dhe veproi me shqiptarët me modalitetin djallëzor, duke mos njohur identitetin dhe respektuar liritë njerëzore. Dikush duhet të përgjigjet për gjendjen e këtyre njerëzve, të cilët kanë ra viktimë e ndikimit degjenerues dhe të shkatërrimit të figurave shqiptare, për të cilat akuzohet sistemi totalitarë fashist serb. Një pjesë të barrës e bartë edhe shoqëria e sotme kosovare, si edhe udhëheqja pushtetare, të cilët nuk kanë kohë të merren me qështjet e të zhdukurve, sepse vuajnë nga një lloj i pazakonshëm i deformimit të kohës së tyre, që i ka kapluar korrupcioni deri në fyt dhe krimi i organizuar.