| E hene, 11.02.2013, 08:24 PM |
Diskriminim
për motive raciale përbën shpesh persekutim u në kuptimin e Konventës së 1951.
Nga Viktor Mërkuri
Për shumë vite, lufta kundër diskriminimit
racor ishte e lidhur ngushtë me antikolonializmin. Në luftën për pavarësi
politike, popujt ndër dominimin kolonial i akuzonin fuqitë koloniste për
ushtrim të diskriminimit racor. Termi diskriminim racor më shumë u drejtoheshte
njerëzve të bardhë për shkak të diskriminimit të zezakëve. Kjo e shpjegon ate se
pse fjala race ende përdoret në lidhje me ngjyrën e lëkurës, edhe pse mund të
konsiderojmë se kjo fjalë tani është vjetërsuar ose shkencëtarisht është e
pasaktë. Migracioni është shndërruar tashmë në një dukuri
globale që në një formë a një tjetër prek të gjithë shtetet në mbarë botën.
Dimensionet dhe ndikimi i tij janë të konsiderueshme si në aspektin shoqëror
dhe atë individual. Sikundër ndodh rëndom me fenomene të këtij lloji,
paralelisht është zhvilluar një korpus normativ për rregullimin dhe menaxhimin
sa më mire të migracionit, si në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe atë kombëtar.
Në përputhje me zhvillimet në rajon dhe më gjerë, Shqipëria ka hartuar kuadrin
e saj ligjor e strategjik migrator. Në nëntor të vitit 2004 është miratuar
Strategjia Kombëtare për Migracionin e pasuar me Planin Kombëtar të Veprimit
për Migracionin (Maj 2005). Paralelisht, ka vijuar procesi për përafrimin e
legjislacionit me Acquis Communitaire, ku një vend të rëndësishëm zë
legjislacioni migrator. Gjithashtu, Shqipëria është vendi I parë evropian që ka
nënshkruar një Marrëveshje Ripranimi me Komunitetin Evropian, një instrument i
ri ky, në luftën kundër migracionit të paligjshëm. Megjithatë,
gjatë procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin si edhe
gjatë fazës së parë të zbatimit të saj, u vërejt se administrata publike ka
njohuri të kufizuara mbi kuadrin legjislativ migrator.
Për pasojë, Plani Kombëtar i Veprimit për
Migracionin parashikon në një masë të posaçme (nr. 61) detyrimin për hartimin e
një manuali trajnues për të drejtën migratore. Nevoja për një dokument të tillë
u afirmua edhe nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, sepse në
kuadrin e moduleve ekzistuese trajnuese nuk ishte përfshirë ende një modul i
posaçëm për legjislacionin në fushën e migracionit.
Normat e mosdiskriminimit gjenden pothuajse në të
gjitha instrumentat e së drejtës ndërkombëtare. Parimi i mosdiskriminimit
kërkon që si e drejta ashtu edhe politikat e shteteve nuk duhet të parashikojnë
trajtim të diskriminuar ndaj migrantëve, duke kufizuar
hapësirën e dallimeve që një shtet mund të bëjë
midis shtetasve të vet dhe migrantëve.
Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi dhe shpalli Deklaratën Universale
mbi të Drejtat e Njeriut.[1] Pas kësaj Asambleja ftoi të gjitha
shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që ta
përhapin,
lexojnë dhe ta shpjegojnë, sidomos në shkolla dhe
institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh
statusin e tyre politik. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është
dokumenti ndërkombëtar bazë që shpall të drejta të pandashme dhe të
patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore. Kjo Deklaratë u
shpall si standard i përbashkët arritjeje për të gjithë njerëzit dhe kombet për
respektimin e të drejtave të njeriut. Ajo rendit të drejta të shumta civile,
politike, ekonomike, sociale dhe kulturore të cilat i gëzojnë njerëzit.
DUDNJ u parapri nga një Kartë e Kombeve të Bashkuara e cila përcaktonte procedurat dhe veprimet e Kombeve të Bashkuara. Karta u krijua kryesisht si një reagim ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe si një ndërmarrje e përbashkët e kombeve që ato të mos ndodhnin përsëri.[2] Edhe pse Karta e KB-së e përfshinte nevojën për të mbrojtur të drejtat e njeriut ajo nuk sqaronte termat që përdorte. Kështu lindi nevoja që të përpunoheshin termat që flisnin për të drejtat e njeriut dhe të deklarohej qartë e dukshëm përkushtimi ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Kjo gjë u realizua nëpërmjet Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.Në hartimin e Deklaratës kanë dhënë kontributin e tyre shumë vende.
Me hartimin e saj janë të lidhur ngushtë shumë emra
të shquar të historisë së të drejtave të njeriut të njerëzimit, si John
Humphrey, Kanadez, Rene Cassin nga Franca, Eleanor Roosevelt nga
SHBA-ja, Dr. Charles Malik nga Libani dhe Dr. P.C. Chang nga
Kina, anëtarë të Komitetit për Hartimin e Deklaratës Universale të të Drejtave
të Njeriut i krijuar nga Komisioni i KB-së për të Drejtat e Njeriut (UNCHR).
Siç shihet edhe nga këto emra, hartimi i DUDNJ-së ishte vërtet një përpjekje
ndërkombëtare. Konventa Ndërkombëtare Për
Eliminimin e Të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor është njëra ndër gjasht
marrëveshjet më të mëdhaja për të drejtat e njeriut e miratuar nga KB dhe ndër
të parat që kanë formuar mekanizmin për mbikqyrje. ICERD-i është mjeti ligjor
ndërkombëtar më gjithëpërfshirës që merret me diskriminimi racor, e cila
definohet si çfarëdo dallimi, mospërfshirje, kufizimi ose parapëlqimi në bazë
të racës, ngjyrës,
prejardhjes ose përkatësisë kombëtare ose etnike e cila ka për qëllim shfyqizimin e njohjes, kënaqësisë ose ushtrimeve, në një rreth të barabart të të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut në sferën politike, ekonomike, sociale, kulturore ose të ndonjë sfere tjetër të jetës publike (neni 1.1.
Ç’është Karta e të Drejtave të Njeriut dhe pse është e rëndësishme ajo?
Deklarata Universale e Njeriut, së bashku me
Protokollin Shtesë dhe Paktet Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut përbëjnë
atë që quhet Kartë e të Drejtave të Njeriut. Është e rëndësishme të theksojmë
se krijimi i DUDNJ-së ishte vetëm një pjesë e mandatit të trefishtë të grupit të punës që hartoi
DUDNj-në. Përveç një deklarate parimesh, komisioni duhej të hartonte dy akte të
tjera mbi të drejtat e njeriut ligjërisht të detyrueshme. Paktet Ndërkombëtare të të Drejtave të
Njeriut janë traktate, realizimin dhe respektimin e të cilave e marrin përsipër shtetet
palë në to. Këto dy akte janë Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Ekonomike,
Sociale dhe Kulturore, dhe si Pakti Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile e
Politike, të hapura për nënshkrim nga Asambleja e Përgjithshme në Dhjetor 1966
dhe që hynë në fuqi në vitin 1976. Paktet njohin dhe detajojnë më tej të
drejtat e përcaktuara në DUDNJ. Protokolli Shtesë është një dokument i cili ndryshoi paktin në 1966 dhe që ka hyrë në fuqi
në vitin 1976.
DUDNJ është universale si në përmbajtje edhe në
zbatim. Ajo thekson se “qeniet njerëzore kanë lindur të lira dhe të barabarta
në dinjitet dhe të drejta” dhe shërben si forca
lëvizëse e shumë legjislacioneve që kanë si bazë të
drejtat e njeriut si p.sh. edhe 8 Kushtetuta e vendit tonë. Deklarata ka
frymëzuar krijimin e dokumenteve pauses ndërkombëtar të tilla si Kartën
Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Konventën mbi Eliminimin e të Gjitha
Formave të Diskriminimit Racor, Konventën mbi të Drejtat e Fëmijëve, por edhe
dokumente rajonalë, si Konventa Evropiane e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Më tej, kjo Deklaratë e bën mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një pjesë të
rëndësishme të ligjit ndërkombëtar. Gjithashtu, ajo shërben si bazë referimi
për vëzhgues të të drejtave të njeriut të tillë si Amnesty International. Së
fundi, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut vendos një standard
arritjeje për të gjitha kombet që të luftojnë për këto të drejta e liri.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
Neni 2
Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh për sa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.
Të Drejtate Njeriut(DNJ) i referohen konceptit të
qënies njerëzore që gëzon të drejta universale apo status universal pavarësisht
statusit juridik ose faktorëve të tillë si etniciteti dhe nacionaliteti.
Nëperiudhëne pas luftës, siç shihet dhe nga Deklarata Universale e OKB-sëpër
DNJ, ai konturohet si shprehje konkrete e dinjitetit njerëzor. Nga pikëpamja legale DNJ janë të përfshira në ligjin ndërkombëtar dhe
konventa, në ligjet e brendshme të shumë shteteve. Për mjaft njerëz doktrina e
DNJ është më shumë se ligjet përkatëse
dhe konventat, ajo formëson bazën morale të rregullimit të rendi taktual
gjeo-politik.Përa ta DNJ janë ideale demokratike.
Legjislacioni Nderkombetare :
Deklarata Universalee të Drejtave të Njeriut – 1948 ishte përpjekja e pare legale për të kufizuar sjelljen e
shteteve dhe trysnuaratonë detyrimet e tyre ndaj qytetarëve sipas modelit dual:
Të drejta - Detyrime.
Në të përmbahen këto të drejta:
E drejtae sigurisë që mbron individin ndaj krimeve si vrasjet, tortura e dhunime. E drejta e lirisë që mbrojnë larine në fusha të tilla si besimi e feja. Të drejtat politike të bashkimit, asociimit dhe lëvizjes që mbron larine e pjesëmarrjes politike,të shprehjes, të protestës, votimit apo të aktivizimit në zyra publike. E drejta për një process të rregullt që garanton mbrojtjen ndaj abuzimeve të sistemit juridik, sip.sh të burgosjes pa gjyq, të gjyqeve secrete apo të dënimit eksesiv. E drejta e barazis që garanton qytetari të barabartë, barazi para ligjit dhe jo diskriminimin. Të drejtat sociale e ekonomike që garanton edukimin dhe mbrojtjen ndaj varfërisë e urisë. E drejta e grupit që thekson mbrojtjen për grupe të ndryshme ndaj gjenocidit etnik, të pronësisë e burimeve të jetesës.[3]
Konkluzione
Në bazë të Nenit 4 shtetet anëtare kanë obligim ta miratojnë legjislacionin për dënimin e veprimeve vijuese: propagimin ideve të bazuara në dominim racor dhe urrejtje; nxitje të diskriminimit racor; vepra të dhunës kundër çdo race ose grupi të njerëzve të ngjyrës ose përkatësisë tjetër etnike; nxitje për akte të tilla dhe dhënien ndihmë, duke përfshirë edhe atë financiare për aktivitete racore. Më tutje, organizatat, si edhe aktivitetet e tyre dhe proganda të cilën e promovojnë ose nxisin diskriminim racor duhet të shpallen jo të ligjshme dhe të ndalohen. Ti takosh një organizate të tillë dhe të marrish pjesë në aktivitete te tilla është po ashtu shkelje e ligjit.[4]