| E hene, 11.02.2013, 09:05 PM |
In
memoria
Nga: Daniel Gàzulli
Një komb i ban nder vetes tue vu kunorë në vorret e
Martirëve, të çdo kohe qofshin ata.
Mirëpo, kujt i bie në mend se ka edhe disa vorre,
për të cilat institucionet as kujtohen se janë të bijëve e bijave ma të mirë të
kombit?! Për ta nuk ka një 5 Maji. Për ta nuk ka kunora me lule. Nuk ka, sepse
ende nuk arrijmë të çlirohemi nga mendësi të trashigueme nga e kaluemja e
hidhun.
Krimet që bani komunizmi, ma së pari mbi të krishtenë në përgjithësi, e mbi klerikë në veçanti, nuk janë fantazi artistike, po fakte tragjike që i provoi ky popull. Në një qytet si Shkodra (pra Shkodra me 40.000 banorë, jo Londra shtatëmiljonshe), në vitin 1946 kishte 26 burgje:
1.
Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te
Mbrendëshme.
2.
Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çurçisë).
3.
Burgu i Prefekturës (kati përdhé).
4.
Konvikti “Malet tona”.
5.
Burgu i Madh pranë Prefekturës.
6.
Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
7.
Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef
Shirokës.
8.
Shtëpia e Ulqinakut.
9.
Kuvendi i Motrave Servite.
10.
Kisha e Motrave Servite.
11.
Shkolla e Çelës.
12.
Podrumi i shtëpisë së Faslli Ademit (nën farmaci).
13.
Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
14.
Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i
sotëm).
15.
Burgu i Postës, tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe
në Perash.
16.
Shtëpia e Rrojëve (pranë Maternitetit të vjetër).
17.
Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës të
Jezuitëve (prej nga internonin).
18.
Shtëpia e Dr. Karamitrit.
19.
Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
20.
Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë
Institutit Pedagogjik).
21.
Shtëpia e Guljelm Sumës.
22.
Shtëpia e Sandër Saraçit.
23.
Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së
Shkrelit.
24.
Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
25.
Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.
Në këto shtëpi-burgje, ose jo fort larg tyne, kanë gjetë vdekjen me vjerrje në litar, pushkatim ose vdekje në tortura lulja e atdhetarëve, ata që deshten një Shqipni vërtetë të lirë e demokratrike. Këtu ma poshtë po rendis vetëm disa prej tyne, sa për kujtim, e njëherësh tue u kërkue ndjesë familjarëve të të tjerëve që, tue mbas i pasë nëpër duer në skedimet e mia, nuk ua përmend emnin. Janë vetëm çka përfshinte aso kohe Prefektura e Shkodrës, pra Shqipnia Veriperëndimore.
Paraprakisht po
sjell edhe disa citime shumë domethanëse pse u mbytën ata Atdhetarë.
Mjaftojnë tre të
tillë. Kujtoj se përsekutorët ia kanë ba akuzën vetes. Komentet janë të
tepërta.
Pandi Kristo pohon
në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i
kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!...”
Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam
qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe
vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)
Dom Alfonsi nuk e
meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal.
Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë.
Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v.
Histori
barbare që formojnë një enciklopedi tragjike
krimesh shqiptare mbi shqiptarë. Prandaj
po sjell vetëm emnat.
Populli që ka kujtesë i di, nuk ka si ta harrojë veprën e tyne.
Kel Abati, Shaban Abdullahi Riza Alia
Dr. Alfred Ashiku, Kolë Ashiku, At Anton Harapi,
Dul Bajrami Injac Baqli, At Bernardin
Llupi,
At Bernardin Palaj, Skënder
Sadik Çaushaj, At Çiprian Nika,
At Daniel Dajani SJ, At Florian Berisha SJ, At
Gaspër Suma,
At Giovani Fausti SJ,At Gjon
Shllaku, Pashuk
Biba,
Mark Cacaj, Prekë Cali, Mark
Çuni,
Tomë Lekë Daka, Bardhosh Dani At Mati Prennushi,
Simon Darragjati, Zef Darragjati, Kolec Deda,
Nikollë Prenk Deda, Pjetër Shan Deda,
Maliq Bajrami
Prof. Simon Deda, Brahim Derguti Qemal
Draçani
Caf Dragusha Dom Aleksander Sirdani, Mark
Sadiku,
Dom Alfons Tracki, Dom Andrea Kalamashi, Dom
Anton Muzaj,
Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Malaj, Dom Ejëll Deda,
Dom Ejëll Kovaçi, Dom Kolec Prennushi, Dom
Lazër Jubani,
Dom Lazër Shantoja, Dom Lec
Sahatçija, Dom Luigj Pici,
Dom Luigj Prendushi, Dom Marin
Shkurti, Dom Mark Dushi,
Dom Mark Hasi, Dom
Mark Xhani, Dom Ndre Zadêja,
Dom Nikollë Gàzulli, Dom Nikoll Gjini, Dom Nikoll Shelqeti,
Dom Nikollë Kaçorri, Dom Nikoll Laskaj, Dom Pal Gjini,
Dom Pjetër Çuni, Dom Pjetër Gruda, Dom Pjetër Tusha,
Dom Shtjefën Kurti, Dom Zef Bici, Dom Zef Maksen,
Fra Gjon Pantalia, Gaspër
Simon Gaspri, Pjetër Gegë
Gurakuqi,
Pjetër Dedë Gjedashi, Lulash Gjeloshi - Bajraktari i Shoshit,
Ndokë Gjeloshi, Pjetër
Gjoka, Mark Luc Gjoni,
Mark (Markagjoni), Llesh Gjon Marku (Markagjoni), Pashko Zef Hoti,
Imz. Ernesto Çoba, Imz. Frano Gjini, Imz. Gjergj Volaj,
Imz. Jul Bonatti, Imz. Nikoll Deda Imz.Vinçenc Prennushi,
Ndoc Jakova, Zef Jakoviq,
Xhelal
Hardolli
Prof. Prenkë Kaçinari, Luigj Gjeto Kastrati, Dulo Kali
Simon Kraja, Jup Kazazi Sadik
Kazazi
Ndrekë Loka, Gjelosh
Lulash Bajraktari, Prof.
Gjelosh Lulashi,
Llesh Marashi, Kolë
Margjini, Angjelina
Marku,
Bal Marku, Gjush Marku, Gjergj
Martini,
Caf Meti Frano Pjetër Mirakaj Pashuk Bib, Mirakaj,
Pal Bib Mirakaj, Marash Miri, Mark Miri,
Zef Miri, Qerim
Sadik Myftari Ingj.
Ludovik Zojzi,
Gjon Mark Ndoj, Mëhill Ndoja, Gjokë Nikaj,
Dodë Nikolla, Dr. Av. Paulin Pali, Mark Pali,
Mark Zef Pali, Ndue Pali, Pjetër
Prendush Pali,
Prof. Kolë Parubi, Av.
Myzafer Pipa Martin Sheldija
Prof. Kolë Prela, Zef Kolë Prela, Ndrec Prenga,
Ndrekë Puka, Dr.
Luigj Radoja Kir
Dul Doshi,
Gjelosh Luli, Ludovik Saraçi, Cin
Serreqi,
Dedë Lulash Smajli, Kolë Sokoli, Guljelm Suma,
Kolë Nuri Sheldija, Çezar Shllaku, Marie Shllaku,
Mark Temali, Kol Mark
Toma, Maria Tuci,
Pal Thani, Gjergj
Vata (Cukali), Gjokë
Nikoll Voci,
Dedë Mirash Zefi, Prof. Alush Lushanaku, Maria Zojzi (Deda).
E di, lista nuk asht e plotë. As ishte ky qellimi im.
Deshta vetëm t’ju kujtoja se nuk duhet harrue!
Ata u flijuen si Martirë për Atdhe.
Shenim: Të dhanat
historike u nxoren nga libri i Fritz Radovanit
“Një monument nën dhé” e me leje të Autorit.