Një vepër
poetike që identifikohet poeti me poezinë e tij …
Nga Tefik
Selimi
Poetët
janë çudi e botës. Ata flasin me njerëz, por flasin edhe me “sende” tjera. Pra,
flasin në mënyrë metaforike. Pra, ata janë të çuditshëm, sepse “sendeve” u
japin shpirt e jetë. Pse jo? Është gjuhë e figurative poetike, por edhe gjuhë
adhuruese. Gjer te kjo “gjuhë-metaforë”, arrihet me “gjetje” të reja artit.
Andaj, themi se poetët janë, vërtet, të çuditshëm. Veprat e tyre “flasin” me
gjuhën e simboleve. Kjo është bota e thellë poetike e tyre. Kjo. është një lloj
“filozofie” rreth artit poetik. Aty është vetja dhe uni i autorit. E tillë
është edhe vepra e Shefik Shkodrës “Erëverë”, e cila vepër është botuar ditë më parë nga Shtëpia Botuese “Era”,
Prishtinë, 2012. Një vepër simbolike e me një art të fortë poetik. Edhe dr.
Begzad Baliu, studjues i letërsisë, duke folur për poezinë e autorit, shton:
“Shefik Shkodra është njëri prej poetëve sot më të veçantë. Vepra e tij
“Erëverë”(2012), mban këtë titull mbështetur në njërën nga poezitë më të
realizuara të këtij vëllimi, por në të vërtetë, më parë se sa këtë titull mund
të kishte edhe tituj të tjerë, me të cilët do të mbante titullin e poezive të
tjera: ironike, sociale, psikologjike etj., përfaqësuese në gjithë poetikën
e krijimtarisë së tij. Krijimtarinë e
tij nuk e bën të veçantë vetëm motivi i përzgjedhur apo realizimi i tij. Këtë
poezi e bën të veçantë struktura poetike e saj. Ndryshe nga bashkëkohësit, që
poezinë e tyre e shkruajnë prej çasti në çast, nga momenti i dhuntisë së
natyrës apo edhe nga frymëzimi që i bën të ndjejnë një situatë universale,
poeti Shefik Shkodra poezinë e tij e artikulon nga fjala në fjalë, nga fjalia
në fjali dhe nga fillimi në fund. Nuk është e rastit pse poezitë e tij janë
tekste të vëllimshme, tematikisht të plota dhe strukturalisht të punuara me
durim të madh”. Pra, kjo është ajo bota e tij e
veçantë poetike. Kur po e themi këtë, e patëm vështirë ta interpretojmë
veprën me simbolikën e saj. Edhe receptuesi e ka vështirë ta interpretojë këtë
poezi, e cila është identifikim me vetë poetin. Pse jo? Është vepër që nuk të
largon nga “vetja”, por imponohesh të jeshë paksa indiferent ndaj librit. Disa
herë më janë sjellur dilemat: a të rifilloj apo jo leximin dhe vështrimin e
këtij libri poetik?! Athua, çfarë është ky titull provokues i kësaj verpre me
simbolikë? Më në fund, hyra në libër. Vërej një vepër e konceptuar në formë jo
të poezië së rëndomtë, por të një vjershërimi pak më të ngjeshur e “delikat”.
Ky është arti. Poezitë janë të hartuara
në formën e poemave, por aty në lexim,
vëren ngjarje, kohë, momente, fjalë të mëdha, fjalë e figura fjalësh, të cilat
të hudhin herë në kohën e kaluar, e cila është si “dhjembje” e malli, herë në
kohën tonë, e cila të duket se bën
ndritë e shkëlqen me ecje të ngadaltë. Sikur e pyesim autorin e librit:
“Ku je poet që nuk flet apo flet e ku e qet?” E, ai (sikur) përgjigjet: “Ja,
urdhëro dhe shijoe artin!” Këtu ndalesh dhe e merr gishtin në sy e mendje dhe i
thua vetës: “Sa madhështor është arti?! Hej, aty e lexon dhe e sheh se në ato
poezi të kësaj vepre letrare, flitet e
përflitet për muzën, e cila e ka mpirë poet shkruesin se si të “rrëfejë”
këtë jetë të kënduar me lahutë boshe! Po e citoj poezinë:
“Rruga e pafund”. Ka edhe rrugë pafund, por ka rrugë edhe fund. Fundi fundit,
rrugët janë rrugë.
Ato të qojnë kah ia mban... Kah, pse jo? Në këto rrugë ecin
njerëzit si pa krye, si pa mendje dhe përfundojnë jetën ashtu si e nisin.
“Poet, tha muza, merre lahutën tënde, unë jam ajo e pavdekshme e jote/ e cila të sheh sonte të
trishtueshëm dhe të skutuar/ e si një zog që e ëma e thërret/ zbret së larti
nga qiejt për të qarë me ty/ Eja ti vuan, mik. Ndonjë mërzi vetmitare/ Të bren,
diçka rënkon në zemrën tënde/ ( ) Eja, të këndojmë për dëshirat tua të tretura/
për vuajtjet tua të kaluara/. (A.d. Musse, Muza) (f.5). Ndalem dhe mendoj: A po
e ndjeni botën teatrit, ku njerëzit e saj janë aktorë apo artistë, por çfarë?!.
Luajnë role dramatike në llogari të ndjesive dhe të pamjeve dramaturgjike. Dhe,
prologu del i qartë. Përfundimi: jeta me plot kthesa, labirinthe,
gjakosje e shenja prometeike. Kjo e tëra është kërkimi ndaj të bukurës apo asaj
që nuk duket e që gjer te ajo është një sakrificë e vështirë, e rëndë. Pas
kësaj, ja dhembja e pandashme. Është e
papranueshme. Kuptohet, fillimi duket i lehtë. E, më vonë, ja tmerri, urrejtja,
rëndimi, kacafytjet, ankimet, rrënkimet, gjakosjet... e kjo e “qëndisur” emrin
e veprës petike e ka “Erëverë” pre autorit të “padukshëm”, Shefik Shkodrës,
krijues. Kjo është poetika e autorit të librit. O, Zot, ai nuk ndalet, sepse
muza e ka trazuar në brendësi dhe shton: ”Veç, kur mendja i shkonte te Erëvera,
(këtu është emër i përveçëm), i duket se po fluturonte si zog”. Pra, e harronte
mundimin e udhëtimit të kësaj rruge magjike arti. Por, për krijuesin “udhëtimi
për të ende s’ka marrë fund – për një dashuri si sëmundje kurrë e pashëruar!
Dashuri platonike, si te Naimi apo Omer Khajami? Në veprën “Erëverë” të autorit
gjilanas Sh. Shkodrës, gjen poezi herë të përfillura, që nuk të lodhë aq
mendjen, por janë plot kuptim të qartë e përfillëse. Por, gjen edhe poezi në
kërkim të artit poetik, i cili
receptuesin e “lodh” nga magjia e fjalës. Shefik Shkodra është poet i vargut
hermetik. Vargu i tij është paksa ai errët. Ky varg të përkujton disa nga
poetët tanë, të cilët nga fillimi e gjer në fund mbetën të tillë. Pra, poet që të përkujton veprat e
Beqir Musliut, M. Gashit, Majakovskit, Lorkës, Jeseninit apo Pushkinit e ndonjë
tjetër, të cilët nuk janë të venitur, por
janë të fresktët, si të jetonin sot. Poezia “Soditjet e sogjetarit”,
sikur flet për gjërat e rëndomta, ato të përditshmërisë sonë. Ja si është
fjalori poetik i poetit në fjalë: “Je i gozhduar me dashurinë, trupin atletik,
m’atanë bregut zanë e pahetueshme, syri shkel syrin, huti i ditës, krej terr
terratis, qëllim kthimi, dridh flokë,
pëlhura të zymta, thonjtë e fëlliqtë, shtratin e ndytë, ahengje kotësie, ofron
dlirësi, shenjat anatomike, fjalamanë o rrezikzi” etj. Ky është fjalori poetik
i autorit në fjalë. Dallohen disa prej poezive, si janë: “Enigmë”, “Nëpër atë
stuhi”, “Rravgimit flurorë”, “Pengesat e udhëtimit”, “Në kërkim të
etnosit”,”Pritje e moçme”, “Motër”,”Letra e të fshehta”, “Në mungesë tënde”,
“Erëverë”, “Epika historike”, Pa formë e
pa ndjenja”,”Fyelli”, “Ti si i mërguar”,”Ars artis” etj. Poeti thotë se koha
s’ndalet. Apo, duke kaluar nëpër atë stuhi,
poeti shton: “O ti de, uji të njelmët... ku do të jetë mbarimi yt?” Apo te rravgimi fluror, poeti shton
se dashuria është e madhe dhe delikate, “...mos lejo përkohësisht as
përgjithmonë të godas ndarje vetëtimë pa u njohur njëherë”, pra këtu “preket”
intimja dhe motivi i dashurisë. Nuk ka njeri pa dashuri, sa dielli pa rreze! E,
autori i kthehet edhe temës historike,
ku e rrëfen të kaluarën tonë të hidhur. Ai në një varg thotë: “e kanë harrue burrat e vet pleq në Pleme të
vogël a në luftërat e Jemenit pa emër e mbiemër, varre të shembura e të
mbuluara, rrëzë përrenjve, gufrave nën shëkmbinj.” (f.43). Edhe në vargje
autori na përkujton shpënguljen e familjeve tona nga vatrat stërgjyshore, ku
“prej Leskocit deri në Lisockë – Kika vlon e s’u bie ndërmend për gjymtyrët e
ngrirë gjak i ri e i vjetër, ... atyre s’u kujtua as nata e gjerdekut me
buzëqeshje të shkujdesura dikur / veç me sy
tinëzarë janë shikuar” (f.44). Në vepër përshkruhet apo rrëfehet gjendja
e një kohe të rëndë të dhunës ndaj popullatës shqiptare.
Harambashët, njerëz të
egër e të pamëshirë kanë bërë dhunë të paparë një njerëz e familje tona shqiptare.
Poeti shton: “...lehje qeni te derë e huaj/ dhe kjo tokë pa avli/ e ka shtëpi
me oborr/ s’janë tuat asnjëherë/ kanë erën e tim ati/ e stërgjyshit me “tapi”/
e kanë marrë ngjyrën/ trojet sipas gjallërimit/ me gjak e ndjersë në heshjte...
në ikje të pakthim e pa stinë” (f.45). Në poezinë “Plas korube”, poeti shton: “Po hy flaka po del tymi/ kah do që lëviz”. Apo te një poezi “Mallkimi
mitologjike”, Sh. Shkodra, poet, shton: “Ringjallja e fëmijëve të saj nuk shihet/ as varrë e gjak
shpejt s’përthahet/ apo mësimi i legjendës nuk vdes kurrë! (f.69). Ndërsa,
poezia “Ëndërr e rrallë”, poeti në fund
shton: “Nuk janë të rralla vegullitë/ për jetë e vdekje kemi lindur/ i ruajmë
mendtë deri në fund”! (f.71). Diku, në
poezinë “Lulet dhe fosilet”, poeti shton: “Jo ëndërrimet po të vërtetat t’i
dashurojmë” (f. 83). Apo në këtë poezi, poeti mediton: “As librat e shenjtë s’kanë
mundur njerëzit për t’i bindur,/ se zog
zogu në gjuhë të vet kur këndon dhe të kupton! (f. 85). Në fund thotë: “toka ka
marrë emrin e vet në çdo pëllëmbë e në çdo anë! (f.85). Kështu, dr. B. Baliu,
studjues, duke folur për vlerat e poezisë së autorit në fjalë, ai është
shprehur se, “Shkodra nuk e shkruan
poezinë pse e ndjen dhe e artikulon si të gjithë këngëtarët e vargëzimit në
këtë botë, po pse e njeh strukturën e saj, e njeh misionin e saj dhe e njeh
mesazhin universal të saj, jo vetëm në letrat shqipe po edhe në letërsinë
botërore. Kjo është arsyeja pse komunikimi i tij me kohën dhe hapësirën përmes
poezisë është sa intim aq edhe universal dhe ky dallim është i ndjeshëm edhe
për faktin se në disa nga ato ai sillet si të gjithë poetët shqiptarë e në disa
të tjera, sikur të ishte poet francez i një periudhe karakteristike letrare të
shekullit XX”.