| E diele, 10.02.2013, 08:19 PM |
Një
këpucë kundër Drejtësisë Shqiptare
Nga Pirro Prifti
Historia
e gjykatave shqiptare te pas viteve `90,
është e njëjtë ashtu si historia e gjykatave të kohës së diktaturës, por
edhe më përpara në kohën e Zogollit dhe nën kohën ë pushtimit turk.
Njëllojshmëria shprehet në fatin se këto gjykata gjithmonë dhe në cdo rast kanë
qënë një nga veglat kryesore të regjimeve përkatëse të cilat shërbenim thjesht
për të zbatuar urdhrat e qeveritarëve.
Për fat
të keq, edhe pas viteve `90, kur të gjithë shpresonim që drejtësia e
reformuar shqiptare të ishte dhe të jetë pushteti i tretë i pavarur nga dy pushtetet e tjera si
ekzekutivi dhe Parlamenti, ajo vazhdon të jetë `vegla e punës` së ekzekutivit
për 22 vite rresht dhe aq më tepër në këto vitet e fundit.
Pa
anashkaluar 6 mujorshat e drejtësisë së viteve 92-96 të cilët u ngjanin 6
mujorshave të viteve 45-55, të asaj kohe pas clirimit kur për hir të mos pasjes
së kuadrove të duhura u përgatitën me shpejtësi kuadro të cdo lloji por pa
cilësinë e duhur, gjëndja e drejtësisë shqiptare mbeti dhe mbetet tërësisht e
mvarur nga vendimet e ekzekutivit, vendime të cilat nëse nuk janë të hapura,
përmbajnë elementë të presionit kur shohim se është vendosur nga drejtësia për
probleme të caktuara ligjore. Këtu mund të përmëndim rastet e Remzi Hoxhës,
rastet e futjes në burg të bosëve të
firmave piramidale, të vrasjes së Azam Hajdarit, të vrasjes së ish-ministrit të
Kosovës, rasti i Gërdecit, rasti i Trebickës, rasti i gjykatësit nga Vlora,
rasti i ish-deputetit të PS (pavarësisht nga thashethemet e përfshirjes së
drogës), rasti i 21 janarit, dhe raste të veçanta të vrasjeve ndoshta
jo-politike, ku në të cilat mesa duke janë përfshirë individë me potencë që
ushtrojnë presion mbi ekzekutivin në
periudha të caktuara kohe për arsye që opinioni publik nuk i njeh por i merr me mënd. Në të gjitha rastet
mund të argumentohet që drejtësia shqiptare jo vetëm që është e varur nga të
organizmat e mëdha politike të majta dhe të djathta, por kjo tregon për fat të
keq vërtetësinë e thënieve të së vesë së
ish diktatorit (por edhe të disa
organizatave të huaja) se populli shqiptar ende nuk është i përgatitur për një
demokraci të vendeve të zhvilluara.
Atëhere
c`duhet bërë?
Mendoj se
gjëja e parë që duhet të bëjë shoqëria civile e pa sistemuar në organizatat e
mëdha politike të Maxhoracës dhe Opozitës së sotme, është që të hedhë një këucë
kundër drejtësisë shqiptare të degjeneruar dhe të korruptuar gjer në palcë
ashtu si dhe vetë sistemi ekzekutiv dhe parlamentar. Jo vetëm këuca e hedhur
kundër George ë.Bush, por dhe këpuca
që u hodh para disa ditësh kundër
Ahmadinexhat në Egjipt nga një sirian i cili akuzoi presidentin iranian per
`vrasjen e vëllezërve të tij` në Siri, do të ishte shumë mirë po të hidhej edhe
tek në kundër Drejtësisë shqiptare dhe praktikisht kundër gjykatave shqiptare
të cilat praktikisht janë një levë në duart e Maxhorancës.
Vendimi
gjyqësor i gjykatës së faktit të Tiranës urdhëroi sot paradite lirimin nga
qelia të 3 gardistëve Gazmend Ahmetaj,
Sadik Çela dhe Mark Nikolli.
Nënoficerët ishin nën masën e arrestit burg me 30 ditë pasi dyshoheshin
se kanë gisht në vrasjen e 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit
në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", por në mesditë, pothuajse 24 orë
pas shpalljes së tre pafajësive për ish-komandantin e Gardës, gjeneral Ndrea Prendi dhe oficerët Agim Llupo e
Margarit Kume, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla takoi presidentin Bujar
Nishani.
Pavarësisht
se Prokuroria e cila akuzoi të tre të pandehurit si vrasës bazuar edhe në
ndihmën e pakursyer të specialistëve të FBI amerikane, gjykata vendosi paradoksalisht nga kërkesa e
Prokurorisë për dënim maksimal direkt në ......pafajësi të të pandehurve.
Ky është
një akt i paprecedent në historinë juridike shqiptare po të kemi para sysh që
edhe dënimet që diktatura e Enver Hoxhës kundër
kundërshtarëve politikë në vitin
1951,të cilët u akuzuan për hedhje bombe në ambasadën sovjetike (është hedhur
një dinamit i mbështjellë në letër dhe i lidhur me një fitil. Dinamiti u hodh
brenda në oborr dhe ka plasur e ka thyer derën, dritaret dhe ka bërë një zhurmë
të fortë. http://ëëë.peshkupauje.com/2011/03/1951-bomba-ne-ambasaden-sovjetike)
patën argumentin e diktaturës dhe u dënuan maksimalisht pavarësisht
përfshirjes. Kurse në rastin e vrasjes së 4 qytetarëve krejtësisht pasivë gjatë
demonstratës ( pasiviteti vërtetohet nga kamerat dhe videot e para nga miliona
shikues), goditjet me armë nga ana e gardistëve ishin jo në ajër d.m.th. të
qëlluarit në lartësi dhe vertikalisht) , por direkt horizontalisht dhe kjo u pa
direkt në videot e paraqitura nga televizori. Vendimi i gjykatës së faktit
irritoi të gjithë opinion publik sepse qoftë ai elektoral qoftë ai apolitik
sepse këta gardistë nuk mund dhe nuk
duhet të qëllonin mbi turmë direkt horizontalit=sht. Kjo i inkriminon ata
plotëisht kush ka parë videot shokuese. Problemi tjetër qëndron se avokati
mbrojtës i gardistëve pa pikën e turpit duke marrë si shembull rastin e një
demonstruesi italian të vrarë gjatë një demonstrate arriti të bindë(?!)
gjykatësit për drejtësinë e fjalëve të tij.
Kjo mund
të kundërshtohej fare lehtë nga Prokurorët e gjendur në gjykatë nëse ata do të
ishin të mirinformuar për rastin Carlo
Julianit që u vra nga Krabinieri Marco Placanica (i cili ishte intoksikuar nga
gazi lotsjellës-http://ëëë.gazetaidea.com/gardistet-te-pafajshem-per-21-janarin-ja-vendimi-i-strazburgut-qe-i-shpetoi78/
),i cili shtiu me revole dhe plumbi i lëshuar nga ky xhandar e goditi fatkeqin
në sy e kokë duke e lënë të vdekur. Në këtë ngjarje janë disa argumente të forta kundër:
- Së pari së xhandari italian e qëlloi
por gjithashtu së bashku me të tjerët u interesua dhe e morën me jeep-in e tyre
dhe e cuan në spital,
- Së dyti, demonstruesi italian ishte
aktiv dhe kundërshtonte me forcë në një kohë kur të katër të vrarët tanë më 21
janar ishin totalisht pasivë, jashtë perimetrave të Kyreministrisë, dhe nuk ishin pjesëmarrës aktivë në
demonstratë por ishin thjesht spektatorë të gjendur në vendin e gabuar dhe në
momentin e gabuar.
- Së treti mund të shikohen gjurmët e
plumbave në godinat përballë , gjë që trego se gardistët shqiptarë kishin marrë
urdhër të qëllonin mbi demonstruesit dhe jo të qëllonin në `ajër` sic pretendohet. Gjurmët e plumbave
janë në një pozicion horizontal .
- Së katërti, videot e para nga miliona
njerëz panë gardistët të qëllonin direkt mbi njerëz dhe jo në ajër,
- Së pesti, asnjë urdhër për të qëlluar
nuk jepet nëse turmat nuk futen brenda perimetrit përkatës të caktuar si të
palejueshëm për të `huajt`. Makina e përplasur në derë është e konfirmuar që
ishte e një pijaneci dhe procesi u mbyll shpejt.
- Së gjashti, ekspertët amerikanë të
thirrur nga vetë shteti shqiptar dëshmuan se cila armë goditi dhe balistikën e
tyre.
Atëhere
del pyetja, përse gjykatësit morën si të mirëfilltë një proces gjyqësor që nuk
është i ngjashëm me 21 janarin shqiptar dhe pranuan fakte jo bindëse, por kundërshtuan provat faktike të
prokurorëve që bazuar në fakte propozuan për dënime maksimale për të tre
gardistët të cilët jo vetëm thyen rregulloret e Gardës për përdorimin e armëve
të zjarrit mbi turmë, por gjithashtu këta gardistë në kundërshtim me ligjet
etiko-humane dhe administrative nuk përdorën mjete të tjera (bomba me gaz
lotësjellës, ujë të zjarrfikëseve, bisedime, etj ) por direkt përdorën armë
luftarakë ndaj demonstruesve që nuk kishin asnjë lloj arme të rrezikshme përvecse
hunjve apo gurëve.
Përtse
Gjykata pranoi versionin e mashtruesit Gjokutaj dhe nuk pranoi versionin e
grushtit të shtetit me 14 shtator 1997 kur demonstruesit jo vetëm hynë brenda
kryeministrisë por edhe e dogjën atë. Ku janë shkelësat e ligjit të atëhershëm?
Përse nuk janë marrë nën akuzë?
Mendoj se këto raste të pashpjegueshme të shkeljes së drejtësisë nga ana e gjykatave, gomarrllëku i paparë i Ministrit Halimi i cili `sulmon` ambasadorin amerikan për .....`ndërhyrje në punët e gjykatave shqiptare..., -tregon se drejtësia shqiptare ka nevojë për ti hedhur një këpucë kokës, e sigurisht jo vetëm një këpucë kokës por bëhet fjalë për një palë këpucë kokës edhe ministrit Halimi dhe mashtruesit Gjokutaj, i cili me sa duket e ka ngrënë turpin me bukë dhe ja ka shitur shpirtin shejtanit, kur qesh mbi fatkeqësinë e tjetrit.