| E shtune, 09.02.2013, 05:55 PM |
PRESIDENTI
OBAMA SHPREH BESIMIN E TIJ FETAR
Nga Frank Shkreli
Të ënjten
në Washington u mbajtë ceremonia e përvitshme e ''Mengjesit Kombëtar të
Lutjeve'', ku përveç Presidentit Obama,
zevendës Presidentit Biden dhe ku përveç anëtarëve të Kongresit Amerikan
ishin ftuar mbi tre mijë pjesëmarrës, udhëheqës dhe autoritetete në fushë të
ndryshme nga e mabrë bota. Është këjo
një mbledhje që e organizojnë anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqsuesve -
të cilët rregullisht takohen në Kongres njëherë në javë për lutje. Këtë traditë e ka filluar ish-Presidenti
Dwight Eisenhower dhe për çdo vit presidenti amerikan në detyrë, që së bashku
me udhëheqsit më të lartë të vendit nuk ka munguar kurrë nga pjesëmarrja në
këtë takim, ku gjithashtu, ftohen dhe marrin pjesë, jo vetëm personalitete
politike dhe fetare, por edhe personalitete të dalluara në fushë të ndryshme të
veprimtarisë njerëzore, nga e mbarë bota.
Ky takim është një rast për Presidentin amerikan dhe për pjesëmarrës të
tjerë që të shprehin besimin e tyre fetar
dhe për të reflektuar mbi çështje shpirtërore, por edhe politike, për
veten dhe për vendin e tyre. ''Këjo
ceremoni është domethënse'', u tha të
pranishëmve Presidenti Obama, është e rëndësishme ''për ne - si komb dhe si popull - pasi që
çdo vit për 61 vjet tani këjo traditë e mrekullueshme lutjesh ka vazhduar. Mbajtja e përvjetshme e kësaj ceremonie
fletë shumë për ne, sepse vit pas viti, në kohë triumfësh dhe në kohë
tragjedishë, në paqë dhe në kriza, ne
mblidhemi së bashku, jo si Demokratë e Republikanë, por si vëllëzër e motra, si
fëmijë të Perendisë. Çdo vit, megjithë
problemet dhe peripecitë e jetës sonë të përditshme, ne caktojmë një mengjes
për tu mbledhur si komunitet i bashkuar në lutje'', tha Presidenti Obama.
Ai u tha
të pranishëmve se i bëri përshtypje leximi gjatë ceremonisë nga teksti i Librit
të Shënjtë drejtuar Hebrejve, se, ''Pa
besim është e pamundur që të kënaqim Perendinë, sepse kushdo që vjen para Tij,
duhet të besoj se Ai ekziston dhe se Ai i shpërblen ata që kërkojnë ndihmën e
Tij...jo vetëm për një moment, ose për një ditë, por për çdo moment dhe për çdo
ditë'',të jetës sonë, tha presidenti amerikan, Barak Obama.
Presidenti
Obama u tha pjesmarrësve në Mengjesin Kombëtar të Lutjeve se, ''Si të Krishterë,
ne besojmë në duartë e gozhduara të Jezu Krishtit. Por aq shumë amerikanë të tjerë të cilët
përqafojnë dhe besojnë në fetë e tyre -si myslimanët dhe hebrejtë, hindët dhe
sikët – si dhe të gjithë Amerikanët që besojnë
por edhe ata që nuk besojnë - kanë një besim të thellë dhe të
palënkundshëm në kombin e vet.''
Kohët e
fundit, tha Presidenti Obama, pata rastin të reflektoja mbi fuqinë dhe forcën e
besimit, duke folur për inaugurimin e tij të dytë për president të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, gjatë të cilit ai vendosi dorën dhe u betua mbi dy Bibla
që ishin përdorur nga dy Amerikanë të mëdhej, atë të Presidentit Abraham
Lincoln dhe Biblën e Martin Luter Kingut,
udhëheqsit të të drejtave civile në Amerikë - besimi i të cilëve, sipas
Z. Obama, bën jehonë edhe sot. Ishte e
pamundur, tha ai, që me atë rast solemn të mos mendoja për këta dy burra dhe se
si të dy këta - në kohë krize e tragjedie si edhe në periudha të pasigurta për
kombin tonë, ata i këthyen sytë tek Bibla për të kërkuar ndihmë dhe për të
mësuar nga fjala e Zotit - ashtu siç kanë bërë, ç'prej fillimit të këtij kombi,
aq shumë presidentë, predikatorë, ligjvenës, juristë e të tjerë.
Duke
folur për Dr. Luter King-un, Presidenti amerikan tha se ''ne e dimë se Dr.
Kng-u, në Bibël gjënte forcën, në Bibël ai gjënte bindjen dhe në fjalët e Zotit
ai zbulonte të vërtetën mbi dinjitetin e njeriut, nga i cili ai nuk hoqi kurrë
dorë. '' Edhe Presidenti Lincoln, tha Z.
Obama kishte momente të tilla, ''pasi e kishte parë vendin e tij të ndarë e të
përçarë, në një luftë që kishte këthyer vëllain kundër vëllait, dhe familjet
kundër njëta tjetrës - këjo tha ai ishte një barrë e rëndë për cilindo
president'', duke shtuar se, ''në sytë e presidentit Lincoln, forca e besimit
ishte një shënjë përvujtëshmërie që bën të mundur të njohim kufizimet tona dhe
si pasojë ai mundi të shikonte imazhin e Perendisë edhe në radhët e atyre të
cilët ishin kundërshtarë të tij të vendosur'', shtoi Presidenti Obama.
''Në një
demokraci kaq e madhe e kaq e ndryshme si këjo e jona'', vazhdoi ai, ''ne
përballemi me lloj lloj opinionesh.'',
‘’Por’’ shtoi ai, ''detyra jonë si udhëheqës në qeveri, ose në biznes
dhe si predikues të besimit fetar - është që të kalojmë ditët tona me zemër dhe
mendje të hapur, duke kërkuar të vërtetën që ekziston edhe në një opinionin e
një kundërshtari, për të bërë të mundur pajtimin e mendimeve dhe arritjen e
marrveshjeve që të rezultojnë - që ne si
komb dhe si popull të marrim masa dhe veprime konkrete për zgjidhgjen e
problemeve, me të cilat përballemi si komb.''
Duke
përfunduar fjalimin e tij të ënjtën para nja 3000 vetave nga Amerika dhe
bota, të cilët morën pjesë në Mengjesin
Kombëtar të Lutjeve, Presidenti Obama
tha, ‘’le të mbështetemi në
vendosmërinë tonë e cila bazohet në besimin tonë fetar. Le ti lutemi
Zotit që te jemi të denjë i bekimeve të shumëta që Ai i ka dhënë kombit
tonë. Më lejoni gjithashtu që tu them
se ne të cilët jemi në pozita të fuqishme dhe me influencë duhet të jemi ndër
ata më me përvujtëshmëri. Dhe le ti
premtojnë Zotit dhe njëri tjetrit, çdo
ditë ndërkohë që dielli lind në Amerikë, se ai diell lind mbi një popull që përpiqet që ta bëjë këtë
bashkim të kombit tonë edhe më të fortë e më të fuqishëm.’’
Pas së cilës, Senatori republikan dhe nën-kryetari i ceremonisë, Z. Jeff Sessions, i cili shpeshëherë është përplasur me Presidentin Obama për çeshtje të shumëta politike dhe ekonomike, e mbylli ceremoninë duke thenë, në një frymë mirëkuptimi se, “ne jemi një komb”, me një president. “Faleminderit që jeni presidenti i im. Falemidnerit që jeni presidenti i ynë”, përfundoi Senatori republikan Jeff Sessions.