| E shtune, 09.02.2013, 06:04 PM |
Letërsia
franceze, nga kolosët e realizmit social tek gjenitë e rebelimit ndaj çdo
tradite shkrimore
Nga Hyqmet Hasko
Fillimet e Letërsisë Franceze nisin që me origjinën e saj, aty nga Mesjeta, kur frëngjishtja. e cila nuk ishte ende një gjuhë e mirëfilltë, e plotësuar dhe funksionale, por ishte e ndarë në disa dialekte (kryesisht: veriore dhe jugore) u kristalizua në një gjuhë të standardeve letrare. Para kësaj, secili shkrimtar përdorte gramatikën dhe drejtshkrimin e vet, madje për më tepër mjaft tekste mesjetare franceze nuk janë të nënshkruara- siç është rasti me veprat Tristan dhe Iseult.
Fillimet e frëngjishtes letrare
Një pjesë
e konsiderueshme e letërsisë mesjetare franceze u frymëza nga sagat popullore
të hershme të këtij populli me një fantazi të pasur, që ushqyen rrënjët e pemës
vigane që do të lindëte mbi një truall të begatë shpirtëror, të një letërsie të
madhe.
Shumë
shkrime të shkruara e botuara në Mesjetën e hershme kishin karakter anonim,
duke u vetëidentifikuar me muzën popullore dhe shprtin etnopsikik të popullit
francez.
Një ndër
shkrimtarët e parë, më të rëndësishëm është padyshim François Rabelais, i cili
vuri gurë themeli në frëngjishten moderne, e cila për t’u pasuruar dhe për t’u
bërë një gjuhë e mirëfilltë e shkrimit estetik, mori shumë elemente nga stili
dhe përvoja e tij shkrimore. Vepra e tij më e shquar, e cila do të bënte jehonë
ndër bashkëkohësit dhe me të cilën do të merrej për një kohë të gjatë kritika
dhe studimet e mirëfillëta, është sigurisht “Gargantua and Pantagruel”.
Mbi këtë përvojë, pra në këtë shteg tashmë të hapur, do të shkelte i famshmi Jean de La Fontaine (La Fonten), Fabulat e të cilit, një sërë rëfimesh mbresëlënëse dhe plot mesazhe filozoifiko-etike, janë një koleksion i tregimeve të shkurtra, të shkruara në vargje dhe që, zakonisht, përfundojnë me një “mesazh moral”.
Miti dhe historia e transfiguruar në mesazhe estetike
Shekulli
XVII erdhi si një stinë e gjatë dhe e begatë për tokën letrare franceze, ku
hodhën farën e tyre poetike dhe estetike shkrimtarë që do të identifikonin
veten me vetë shpirtin francez, me mrekullitë e asaj pasurie brilante veprash
dhe peisazhesh njerëzore, që do të përcillnin në aventurën e tyre shkrimore.
Këto shkrimtarë, me një stilt ë thellë dinamik dhe impresionues, do të
përcillnin mitin dhe historinë e transfiguruar të popullit francez, ndodhitë më
të bujshme, legjendat kalorsiake etj.
Pra,
gjatë shekullit XVII, shkrimet e Pierre Corneille, Jean Rasine dhe Moliere u
bënë një shkollë e hapur jo vetëm franeze por dhe europiane, ku rrëfimi,
poetika dhe dramatika mplekseshin me moralin dhe filozofinë e mbijetesës
universale.
Librat moral dhe filozofikë të Blaise Pascal dhe
Rene Descartes ndikuan thellë në shtresat aristokratike të shoqërisë, duke lënë
trashëgimi të rëndësishme për autorët e dekadave që pasuan.
Por është
ende shpejt dhe nuk janë shfaqur kolosët e vërtetë, ata që do të bënin epokë
dhe do të ndërtonin një themel të fortë e të palëkundur për ngrehinën vigane të
letrave franceze. Kjo letërsi e arrin kulmin e saj në shekujt XVII dhe XIX, ku
do të dilnin në skenë shkrimtarë me tipologjinë e gjenive të universit.
Shekulli i XVIII do të vinte në Francë dhe në Europë me shkrimet dhe krijimtarinë brilante të shkrimtarëve, eseistëve dhe moralistëve të mëdhenj si Volteri, Dideroi, dhe Zhan Zhak Rusoi, një përzierje talentesh të forta dhe idealistësh e utopstësh politikë, por që i vunë emrin e tyre epokës kur u shfaqën në Francë emë gjërë.
“Ndriçimi”, emra dhe vepra
Iluminizmi
shoqëror, kulturologjik dhe letrar ka përshkuar faqet e tij më të ndritura në
Francë, nga ku do të shpërndahej në të gjithë Europën, duke lënë shenja në
arte, poezi, romane, duke lënë gjurmët e mendimin të tij dhe politiko-shoqëror
në analet e kohës.
Iluminizmi
(ndriçimi) ishte një lëvizje e borgjezisë evropiane në periudhën e përgatitjes
dhe të kryerjes së revolucioneve të shek. XVIII-XIX. Ai drejtohej kundër rendit
feudal dhe kulturës së tij, kundër obskurantizmit mesjetar e të gjitha formave
të ideologjisë së prapambetur dhe përpiqej për përhapjen e arsimit e të
diturisë. Jehona e këtij iluminizmi të vendeve evropiane, ashtu si ajo e ideve
të mëdha të Revolucionit francez të 1789-s dhe të revolucioneve të 1848-s që
tronditën Evropën, u ndie edhe në Shqipërinë e atëhershme, u pasqyrua në
ideologjinë dhe në programin e Rilindjes Shqiptare.
Shumë nga
udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (në mënyrë të veçantë ideologët e
Rilindjes) ishin frymëzuar nga këto ide përparimtare të revolucioneve evropiane
dhe patën nxjerrë mësime prej tyre. Të panumërt ishin gjithashtu shqiptarët,
madje edhe disa nga rilindësit e njohur, që kishin marrë pjesë në revolucionet
kombëtare të shteteve fqinje, në ato grek, rumun e serb, si edhe në
revolucionet e vendeve të Evropës. Këta u bënë të ndërgjegjshëm se idetë e
këtyre revolucioneve duhej të përhapeshin e të përqafoheshin edhe nga
shqiptarët.
Iluminizmi francez ishte vatra e këtij graviteti të fortë të ndriçimit e përparimit, me anë të shkrimtarëve dhe artistëve më në zë, që u bënë shkolla e lirisë dhe e risive, duke rrezatuar me transhendencën e tyre gjithë botën e ndikuar nga kultura, letërsia dhe idetë iluministe franceze.
Mite romantiko-realiste franceze dhe universale
Babai i
Romantizmit europian është francezi i shquar Vikor Hygo, një mendje e ndritur,
një shkrimtar brilant me një transhendencë universale të pashqe në historinë e
letrave franceze, europiane e botërore. Në 1827, Hygoi shkruan dramën historike
për teatrin Kromuell, që u konsiderua si manifestimi i teorive të reja
romantike, që përfshinë Francën dhe gjithë vendet e kontinentit të vjetër.
Me
frymëzim humanitar dhe diapazon mesazhezh të gjëra e të thella universale ishin veprat
“Mendimet” (1856) dhe “Legjenda e shekujve”, ku Hygo përshkoi historinë e
njerëzimit nga Gjeneza në shekullin e XIX, vepër që u publiku në tre pjesë :
pjesa e parë në 1859, e dyta në 1877 dhe e treta në 1883.Shkroi në të njëjtën
periudhë veprat e tij më të njohura që do përçonin famën e tij në të gjithë
Europen si “Te mjerët” (1862), “Punëtoret e detit” (1866), dhe “Njeriu që qesh”
(1863).që mund të konsiderohen tre saga mahnitëse dhe unikale për fatin e
njeriut në kohëra udhëkryqesh shoqërore dhe historike.
Shekulli
XIX, shekulli i realizmit të thellë social, solli dhe shkrimtarë të tjerë, që
ia hoqën disi shkëlqimin tisit të praruar hygoian dhe u zhytën në bunacat e një
realimzi gri, duke krijuar një letësrin përtej dimensioneve të së zakonshmes,
si Honore De Balzak, Stendal etj.
Balzaku i
bëri një autopsi shoqërisë së kohës së tij, duke nxjerrë në pah veset e ulëta
të shtresave më të pasura të shoqërisë, si dyfytyrësinë, kopracinë, makutërinë,
grykësinë, dashurinë e lidhur me botën e interest material. Pra, një komplesk
cenesh dhe paranaojash njerëzore, që tregonin kalbësinë nga brenda dhe
shterpësinë klithëse të këtyre shtresave të shoqërisë së kohës.
Në 1834,
Balzaku pati idenë që të shkrinte të gjitha krijimet e tij në një vepër të
vetme monumentale, një afresk i vërtete mbi shoqërinë francezë të asaj kohe nga
perandoria e parë deri në monarkinë e Korrikut, kështu publikoi të famshmen
“Komedia njerëzore”. Fillimisht, vepra duhet të përmbante 150 romanca të ndara
në tre vija kryesore : Studim zakonesh, Studim filozofik e Studime analitike.
Grupi i parë përbehej nga vepra të përfunduara prej kohësh dhe ishte i ndare në
6 skena të cilat përfaqësonin jetën: private, të provincës, atë parisiene,
politike, ushtarake dhe të fshatit. Romancat duhet të përmbanin rreth 2000
personazhe, sepse dëshira e tij ishte të krijonte një rrjet ngatërresash midis
vëllimeve të ndryshme. Vetëm 2/3 e projektit u realizua. Episodet më të famshme
janë: Xha Gorio (1834-35), Evgjeni Grande (1833), Kusherira Beta (1846), Iluzione
të humbura (1837-1843).
Përfaqësuesi
më i madh i realizmit në Evropën perëndimore. Balzaku dominon gjithë shekullin
e XIX, si gazetar, industrialist i munguar, krijues i afërsisht njëqind
romaneve në 20 vjet, figurë brilante e një shoqërie së cilës ai përfundon duke
iu imponuar me artin e tij madhështor dhe të paimitueshëm.
Por,
nëqoftë se Balzaku shpallte dy të vërtetat e tij, fronin dhe altarin, Hygo
dallonte tek ai një shkrimtar revolucionar; ndërsa bashkëkohësit e tij e
merrnin për realist, Bodler e përshëndet si një vizionar të mrekullueshëm.
Vepra e tij përshkohet nga tensione dinamike dhe kritike, që janë aktuale edhe
sot, pas kaq kohësh. Është ky kompleksitet i pabesueshëm që e bën Komedinë
hyjnore një vepër madhore me përmasa botërore.
Stendal
grisi perçen e ftohtë që ndante sallonet e aristokracisë franceze të kohës nga
shtresat e “vulgut” social dhe tregoi përçudnimin e aristokracisë dhe të
fisnikërisë, imoralitetin, korrupsionin moral dhe etik, boshësinë dhe
idiotësinë. Tek romani i mrekullueshëm “E kuqja dhe e zeza” përcjell zvetënimin
e kësaj aristokracie, boshin kumbues të atyre që bënin një jetë përrallore, mes
qejfesh dhe orgjishë por që kishin një shpirt të tharë dhe të molpepsur nga
kotësia e ligësia.
Ndërkohë tek “Lulet e të keqes” poeti mahnitës Sharl Bodder do të bënte një udhëtim të thellë në galerinë e vesit njerëor, duke përcjellë një komplels rëniesh dhe degradimesh të natyrës njerëore, luftën mes unit dhe jashtësisë, etj.
Drejt shkallmimit të traditës
Por një
brez tjetër dhe një kohë tjetër po trokiste në Francë dhe në Europë, duke i
shkallmuar të gjitha ngrehinat e traditës si kudo edhe në art e në letërsi, ku
zëra të rinj po vinin nga “hiçi”, duke tundur në dorë erashkat e një lavdie të
premtuar. Një djalosh gjashtëmbëdhjetëvjeçar, që kishte ikur nga shtëpia e
prindërve dhe kishte ardhur në Paris dhe që shkruante ndryshe të gjitha gjitha
rregullave të deriatëhershme të poezisë, deklaronte se pozia franceze kishte
vdekur, se ajo që kanë shkruar bashkëkombasit e tij më të mëdhenj deri atëhere
nuk ishte poezi, por marrëzi.
Djaloshi
quhej Artur Rembo, mik i një tjetri poet të fuqishëm, Pol Verlen dhe në poezinë
e tij prish çdo lidhje logjike tradicionale, shkatërron kategoritë (të kohës
dhe hapësirës, të shkakut dhe të efektit) që për shekuj kishin vënë rregull në
poezi. Fjala tashmë nuk është më vetëm një mjet komunikimi por ajo ka detyrën
që të ndjellë një botë krejtësisht tjetër, fantastike.
"Një
periudhë në ferr" (1873) është një lloj ditari autobiografik i Rembosë, i
shkruar në një atmosferë demoniake, në të cilën momentet kryesore të jetës:
fëmijëria, urrejtje-dashuria për nënën, vetmia, degradimi social,
transfigurohen nëpër simbolizme të magjisë, të urrejtjes, të parandjenjës.
Tek
"Ndriçimet", shkruar më 1874 e të publikuara më pas nga Vërlen, poeti
përpiqet të bëjë të mundur "përmbysjen e senseve" nëpërmjet
përbërjesh të shkurtra poetike, në të cilat shpërfaqen haluçinacione,
impresione të rrufeshme, tentativa për pasqyrime të reja. Shfaqet një model i
ri poeti, poeti-depërtues, që i kundërvihet modelit të poetit civil,
poetit-shkrimtar; poeti-depërtues i nëpërkëmb institucionet, vlerat dhe moralin
e deriatëhershëm, hidhet i tëri në krahët çrregullsisë më të çmendur të ndjenjave.
Artur
Rembo hap një shteg të ri, të panjohur deri atëhere në poezinë franceze dhe
europiane e për këtë, pavarësisht fatit të tij të keq, depresionit dhe rënies
fzike e shpirtërore, derisa vdiq në një moshë fare të re, do të kishte dhjetëra
pauses, poetë të cilët rrekeshin ta çlironin poezinë nga të gjitha angazhimet
dhe kufizimet, duke bërë që ajo të shkonte drejt postmodernizmit dhe kërkimeve
të reja në formë dhe në përmbajtje.
Në prozë
konturet i thyen Marsel Prusti, Franc Kafka dhe Albert Kamy, tre romancierë dhe
artistë që krijuan një art të ri rrëfimi dhe një labarator të ri për analizën e
tablove, mjediseve dhe karaktereve nejrëzore.
Kafka tek
"Procesi", "Metamorfoza", "Kështjella", në formën
e romanit, por dhe nga tregimet e tij të shkurtëra si "Një Leksion
Akademik", "Populli i Minjve", "Barbarët", etj,
përcjell të vërteta tronditëse të realitetit bashkëkohor, me njeriun e thjeshtë
brenda dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë
apo një të mirë për to.
Kafka
parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë me
vlere në veprën e tij. Personazhi përgjithësisht është njeriu i rendomë, jo
heroi që bën diferencën. Kafka injoron pa e marrë fare parasysh esencën
romantike të letërsisë dhe hidhet i teri në kërkim të shpëtimit universal të
cilin e shpreh në kredon e tij estetike dhe etike e filozofike: "Vetëm kur
shkrimtari rastësinë mund ta kthejë në ligj dhe ta bëj njeriun të pavdekshëm,
vetëm atëherë ai ka një rol në art dhe vetëm atëherë roli i tij është
profetik".
Kamy e
thellon këtë prirje demistifikuese në analiza më të imëta të rrethanave të
fatit njerëzor, duke depërtuar në labirinthet e psikologjisë njerëzore dhe të
strukturave të ligjit e të së drejtës, me anë të personazheve që gjenden
ngjithmonë në udhëkryq, si tek romani i pakrahasueshëm dhe novator, që çeli
shtigje në prozën euopiane “I huaj”.
Një sërë
shkrimatarësh francezë, të zhgënjyer e të deziluzionuar nga paranojat tragjike
dhe fatale të Luftës së Dytë Botërore, mbi rendin demokratik dhe liritë e të
drejtat njerëzore të qytetarëve të thjeshtë, u bënë kriterzerë estetikë të
makinës së luftës, të makinacioneve të lutës, të prapaskenave dhe mizantropive
politike dhe trusteve të përgjakura financiare, që ushqen babëzia, si preldui i
krimit kolektiv dhe luftërave të përbotshme, me pasoja shkatërrimtare mbi
qytetërimin botëror,
Sot në
Francë shkruhet një letërsi e zhanreve dhe gjinive të larmishme, e shkollave të
ndryshme, që lidhen qoftë me traditën, qoftë me thyerjet e saj, duke pasur si
pika refetimi kolosët e realizmit social dhe ata të postmodernizmit e
simbolizmit, të cilët ngritën themele të forta në letrat franceze, duke i bërë
ata të qëndrojnë denjësisht krahas tyre dhe madje t’iu paraprijnë në risi
letrave të vendve të tjera të Europës Perëndimore.