| E shtune, 09.02.2013, 05:00 PM |
 Dy
gjermanët e shpresës?
Dy
gjermanët e shpresës?
Rendet e para, janë te rezervuara, për ata, që vijnë të fundit. (M.P)
Nga Zejdush Kastrati
Dy
segmentet, më të rëndësishme, më kredibile ,por edhe  më autoritative në Kosovë, (edhe pse
ndërkombëtare),  këtë mandat, udhëhiqen,
nga dy përsonalitete, me bagazh të madhë profesional e moral, dhe  që vijnë, nga 
shteti  më i fuqishëm
ekonomikisht,ushtarakisht, dhe që është shembull, jo vetëm në tërë Bashkimin
Europian, por edhe në tërë rruzullin tokësor, ne radhë të parë, sa  përket punës dhe diciplinës, si dhe  funksionimit, të njëmendët  të shtetit dhe të së drejtës.
Fjala
është për dy gjermanë.
Që të dy,
janë  përsonalitete të karierës, dhe të
sukseseve.Gjeneralmajori, Volker Halbauer, është  i pari, i afër 5 mijë  paqëruejtësve   ndërkombëtarë, të cilët,  kanë barrën kryesore, sa  përket, sigurisë në Kosovë, dhe që veprojnë,
në kuadër, të Nato-së, të cilët,sic dihet , pas vitit 1999 veprojnë,  me emërtimin, Kfor.
Edhe
Z.Bernard Borchard,poashtu diplomat dhe ambasador gjerman,ditë më parë, mori
timonin, për të udhëhequr, komponetën ndërkombëtare,të Bashkimit Europian, e
cila,  në Kosovë, në emër të sundimit të
rendit e ligjit, ka filluar të funksionojë, që nga viti 2oo9.
A ka vend
për të shpresuar në suksese?
Ska
dilemë, dhe pothuaj, në  gjitha
sondazhet, dhe opinionet e analizat, e bëra deri më tash,pa dyshim Kfor-i, si
fuqi, e vetme legjitime dhe   ushtarake
në Kosovë,ka fituar besimin,  më të
madhë, tek të gjithë banorët e Kosovës, edhe pse, kohë pas kohe, ka pasur,
vërejtje  sa i përket, gjendjes, në veri
të Mitrovicës,por kur bazohemi,  në
diktatet, dhe vendimet politike, nga Brukseli, e qendra tjera të vendosjes, e
që janë  bazike për veprime  të Kfor-it, domosdo, prezenca, dhe puna  e 
tyre, është, për tu kurajuar, dhe mbështetur, pa rezerva.
Nëse
bazohemi, edhe, në deklaratën e parë, të gjeneralmajorit ,Volker Halbauer, e që
ka të bëjë, me prezencën e strukturave ilegale 
të mbrojes civile sërbe, në Veri të Mitrovicës,duke paralajmëruar, se  ato nuk do të tolerohen,  është ky një sinjal edhe pse simbolik, se
ditëve në vijim, gjërat, mund të marrin, kahje të dëshiruar, drejt
shtensionimit të situatës,   në këtë
pjesë problematike të Kosovës.,por të okupuar, nga strukturat,  ilegale sërbe.
Megjithate,
promotor pozitiv,  i procesve që priten
te ndodhin,për ata që ia donë, të mirën, këtij vendi e këtij populli,  duhet të jetë ,edhe gjermani tjetër, Bernd
Berchard ,i cili gjetë këtij mandati, udhëheq me  Misionin 
për sundimin e ligjit në Kosovë, që mbanë emrin,  Eulex,dhe që vepron, në Kosovë,tani e mbi
tre  vite, e që deri  më tash ,me rezultate  jo të kënaqshme,për të mos thënë
dëshpruese,ka vepruar  në Kosovë.
Sic
dihet,Eulexin, pothuaj, gjatë gjithë kohës, prej se ka filluar punën në Kosovë,
e kanë udhëhequr francezët.,apo ata, që, krijuan, dhe e mundësuan ‘“veriun
problematik”,andaj edhe faturimi i këtyre dështimeve  nga ky mision i bashkimit Europian , nga
shumica e kosovarëve, i adresohet, pikërisht 
francezëve,por  që lidhet, edhe,
me dështime, në sfera,   tjera, sa i
përket, edhe sektorit ekzekutiv, por edhe, të fuqizimit të ligjit, në tërë
Kosovë,për cka  më së miri flasin (mos)
sukseset.
Për të
besuar, dhe shpresuar, se me këta dy zyrtarë gjerman, në vazhdim,gjërat, mund
të lëvizin, shumë më mirë, dhe në kahje të dëshiruar, na mban edhe
shpresa,  nëse bazohemi,  në deklaratat, e kancelares  gjermane, Angela Merkel, e cila,  jo një herë ,por disa herë, ia ka bërë të
qartë, Sërbisë, për, obligimet, që ka, ndaj , bashkësisë ndërkombëtare dhe
Kosovës , nëse ky shtet, dëshiron, të jetë,  pjesë, e familjes europine.
Deklarata
të kësaj natyre,por edhe, më të ashpëra e më konkrete, kemi pasur rastin, të
dëgjojmë, edhe , nga ministri i punëve 
të jashtme , dhe ai i mbrojtjes i këtij shteti, gjithnjë dhe në cdo
kohë, mikë, karshi Kosovës,pastaj 
edhe  nga shumë zyrtarë tjerë
gjermanë, që janë pjesë e institucioneve të fuqishme në Bashkimin dhe
Parlamentin Europian.
Adute,
mjaft i fuqishëme, janë edhe faktet, 
nëse bazohemi në traditën,diciplinën,qëndrimin dhe vizionin, që ka
Gjermania, dhe gjermanët, si shtet e popullë, gjatë gjthë këhërave, prej se
është fuqi,  që i kanë lakmi. të gjithë.
Kosova,
më së tepërmi, po vuan, dhe po lëngon, nga korupcioni dhe krimi i
organizuar,andaj Gjermania si shtet shumë i avancuar në luftimin e këtyre
fenomeneve, po edhe gjermanët si popull punëtorë e atdhedashës,janë model se si
duhet bërë shteti,andaj, instalimi  i një
mendësie e strategjie”allamanqe”,në Kosovë, edhe pse, është punë e
vështirë,është e vetmja, shansë, që Kosova, 
të mos mbetet,pafundësisht, “dele e zezë” ,në Ballkanin e trazuar, dhe
më gjërë.
Dy
të  lartëcekurit, ushtaraku,apo gjenrali,
Holbauer,dhe diplomati Barchard,si dy përsonalitete , gjatë mandatit në
vazhdim, në këto dy misione kyqe,  që po  udhëheqin në Kosovë, pa dilemë, janë, alfa
dhe omega, e proceseve, në këto momente, në të cilat, po kalon, dhe duhet të
kaloj,  vendi ynë.
Janë  bërë bajate dhe demode,  tashmë,deklaratat e shumta, para mediave dhe
opinionit, të  ish udheheqësve, por edhe
prokurorëve të Eulex-it,të cilët, që në fillim të mandatit të tyre, na
bombardonin, se  së shpejti, do të
arrestohen “peshq të mëdhenje” duke parlajmëruar, edhe data, e ditë të
caktuara, kur kjo do të bëhët realitet.
Në
veqanti,për të parin e Eulex-it,obligim primar, mbetet, që në vazhdimësi,”të
hap rrugën”,jo duke larguar “drunjë të vegjël e kaquba”,por të pastroj dhe
rrëzoj cdo “dru” ,cfardo qoft ai,me të vetëmin qëllim, që rruga, të jetë e
pastruar drejt e mirë, dhe pa pengesa për të shkuar përpara.
Institucionet
e Kosovës,edhe pse,  mbajnë një pjesë të
madhe të fajit, për dështime dhe devijime, 
edhe nga sfera  për të cilën janë
përgjegjës, qoft Kfor-i, por edhe, Eulexi,është koha e fundit, që të mbështesin
pa rezervë,posaqërisht Eulex-in,duke i hap rrugën, në identifikimin,zbulimin
dhe arrestimin e gjithë atyre,  që
ditë  e natë, edhe  nëpër institucione,në emër te
shtetit,demokracisë e vlerave kombëtare,por edhe në emër të disa  njerëzve të fuqishëm ndërkombëtarë,po
trumbetojnë e rrahin gjoks,por  në
realitet,nuk kursejnë e lënë gjë pa bë ,vetëm e vetëm për përfitime përsonale,
klanore e farefisnore…
Pas
SHBA-ve,gjermanët mbajnë primatin, se, 
edhe para luftës së fundit,por edhe në periudhat e mëhershme,për
shqiptarët, pos ndihmës në sferën e të mirave materiale,janë treguar solidarë,
dhe sponzorues kryesor të popullit tonë, në shumë sfera tjera,andaj edhe  shpresa dhe dëshira, se, edhe përmbylljen e
sfidave  me të cilat po kalon  Kosova, 
mund ta kapërcejme më lehte e më mirë ,kur në ballë kemi gjermanët,
dëshmon, edhe lajmet e fundit, të paralajmëruara,  nga mediat më të fuqishme europiane, se”
Gjermania, do të kërkojë, nga Sërbia, nënshkrimin, e marrëveshjes për fqinjësi
të mirë, me Kosovën” si kusht, për vazhdimin, e rrugës europiane.
Pra,zoti e bekoftë Amerikën,por, domosdo, edhe Gjermaninë…