| E premte, 08.02.2013, 09:50 PM |
CILI
ËSHTË PATRIOTI, -JU LUTËM?
-Në
realitet me veprimet dhe sjelljet e tia Thaçi po lind e po zmadhohet si një
Enver Hoxhë i dytë. Këtë e deshmon konventa partiake e para disa ditve e PDK-së
ku ai u zgjodh kryetar i saj pa asnji kunderkandidat.
Nga Selim M. Nengurra
Duket se
disa njerëz njofin mirë mentalitetin e injorancës së popullit shqiptarë dhe ate
mentalitet e shfrytzojnë per mrekulli per të perfitue per vetveten, apo per
grupet kriminale pjesë e të cilave ata janë. Në hapsinat e trojeve shqiptare
fatkeqësisht grupe kriminale ka sa han dreqi dhe janë pikrisht ato që edhe
bajnë politiken sot, janë pikrisht ato që po shesin tru patriotik e akademik
dhe janë pikrisht ato që po shtypin popullin shqiptar gjithandej hapsines
etnike , qoftë në dy shtetet tashma të pranueme e të njoftuna nderkombtarisht (
Shqipëri e Dardani ) , qoftë në hapsinat shqiptare ku pjesë të popullit shqiptarë
janë të okupuem dhe të persekutuem nga pushteti i shtetit që ju ka marr trojet
i cili pushtet nuk ju pranon as të drejtat elementare njerzore se sa per ato
kulturore e kombëtare as që bahet fjalë. Pra shqiptaret në Greqi në Mal Të Zi,
në Maqedoni dhe në Serbi jetojnë si qytetar të shkallës së tretë e të katërt pa
të drejta dhe të persekutuem. Këte fakt e shofin dhe e din e krejt bota, por si
duket nuk po e din as nuk po e shofin disa avanturierë, disa injorantë, disa
trushperlam me ideologji boshe të izmave të së kaluemes së errtë bolshevike si
dhe disa të tjerë që kan vetsaldue syze dielli në fytyren e tyne dhe ato syze
jua zan driten në pikë të ditës.
Asht kjo
shtresë njerzish shpirtëzi që mendojnë se tradhtar asht jo ai që i sherben
armikut të popullit të vet, por ai që i sherben dhe i
Asht e
kobshme dhe tragjike fakti që saktëson thanjen e sakt të Heroit Gani Geci që ju
pat thanë në Kongresin e VI të LDK-së; " po ndaheni, po e shkatrroni LDK-në per tja dhan pushtetin Thaqit dhe ta
dini se po ju hypi ai ma nuk ka me ju zbritë ."
Pushteti
i sotshem në Dardani nuk asht pushtet i dëshruem nga populli dhe vullnet i
votës së ti, por asht pushtet i SHIK-ut vrastar, i kompanisë kriminele që
pushtetin e mori me vrasje sistematike per dy dekada kohë dhe që e mban
pushtetin me kercnime e shantazhe si dhe me reklamime falco e me dëshmi të
rreme të njerëzve të paguem me para per të thanë diçka që kurr nuk ishte ashtu
dje as nuk asht ashtu sot.
Kësaj
propagande i kontribojnë gazetarë mjeranë, të vetquejtun gazetarë, dhe
sherbtorë të kapabandave partiake të partive politike që janë pozitë ama as
opozita nuk asht e pa mëkate sot ne kohën që jetojmë.
Televizioni
që financohet nga parat e taksapaguesve RTK asht ba autoparlant i PDK-së dhe
qeverisë së Hashim Thaqit. Në këte shtëpi mediatike të interesit kombëtar aspak
nuk ka zhvillime e aktivitete per të miren e popullit, por ka aktivitete per
PDK - në dhe qeverinë.
Lideri i
PDK-së Hashim Thaqi po tregohet mjeshter i madh per të kopjue e emitue të
tjeret , paraardhësit e skenës politike shqiptare. Kur po i duhet per interes
të vetin ai imiton Liderin e Perjetshem Shqiptarë Shejtin Ibrahim Rugova , e
dihet se sa e ka respektue Thaqi Rugoven dhe sa e respekton edhe tash. Në
realitet me veprimet dhe sjelljet e tia Thaqi po lind e po zmadhohet si një
Enver Hoxhë i dytë. Këtë e deshmon konventa partiake e para disa ditve e PDK-së
ku ai u zgjodh Kryetar i saj pa asnji kunderkandidat.
Deklarata
e këti njeriu se ishte dasht të mbrohet Lapidari i deshmorve të UÇPMB-së nga
populli shqiptarë i Kosovës Lindore ( Preshevë, Bujanofc e Medvegje ) asht jo
vetem skandaloze, por asht kulmi i injorancës dhe i shpirtligësisë së këtij
njeriu teper të lig dhe të pabesë. Të këtij njeriu të perfolun këtu e 15 vite
per vrasje, per krime, per tortura e deri edhe te krimet e ulta hajni në
shitoret e Zvicrrës. Ky njeri instaloj në media njerzit e vetë, dhe ata sot
janë autoparlant të PDK-së dhe Hashim Thaqit.
Ama punën
ma të madhe Hashim Thaqit dhe SHIK-ut padyshim se me vite i ka ba i vetquejtuni
gazetar Milaim Zeka. Vetem se i ka sherbye me hulumtimet e tia si të urithit në
kohen e pragluftës dhe vetë luftës në Dardani, perflitet se i ka sherbye edhe
në identifikimin e personave që SHIK-u i Thaqit i ka klasifikue per ti likuidue
nga kjo botë. Nuk e kam ndegjue unë vetë, por kam ndëgjue nga të tjeret se ky
njeri haptas diku ka deklarue derisa qenka përla me një kolegë dhe ti ketë
thanë; " din me ken flet ti, mbylle se unë kam vra Ahmet Krasniqin e jo
ty..." Pra a asht a nuk asht kjo e sakt nuk e di unë kam ndegjue kështu
dhe e thamë tash. Mirëpo e them se Milaim Zeka me emisionin e ti " PA
RROTULLA" i ka sherbye per mrekulli shefit të vet Hashim Thaqit sepse në
atë emision ka sjell njerëz që
Kishte në
program hajna grash e faltor të cilet flisnin se si ata paskan qenë njerzitë që
paskan folë me Vashington e Bruksel, me Londer e
Per mos
me lan me merak lexuesin po e spjegoj se këtu e kam fjalen per nji njeri
magjistar e rrenacak per burrin e tashem të sopranos Inva Mula. E quejta hajn i
grave sepse ai shkatrroj familjen e mirë të Pirro Çakos. Emnin nuk ja mbajta
mend dhe as nuk du tja mbaj, emni i njerzve të tillë u harroftë. Milaim Zeka
solli në TV në programin e ti " PA RROTULLA " edhe njifar Gjenerali
Kudusi Lame i cili i parapregaditun mbante ison e kerkesave të Milaim Zekës dhe
meritat per luften ja mvishte atyne që asnji serb nuk e vran, që asni fishek
nuk e shprazen kunder serbit pushtues, por po, vran shumë vëllazen të vetë
shqiptarë dhe ate per të vetmin faj se ata ishin të ndershem dhe ishin ushtarë
të Ibrahim Rugovës dhe të Dardanisë. Kishte edhe sa e sa tjerë Milaimi dhe
mendoj se Hashim Thaçi duhet ta ban Milaimin Zeken minister e mos të len me u
lodh ma me detyren e zëdhënsit poteraxhi.
Me
programet e veta të shumta Milaim Zeka ka ba punë të mirë per SHIK-un dhe
shefin e SHIK-ut Hashim Taqin, ama ka marr në qafë popullin e vet sepse asht
bashkfajtor dhe bashkpjesmarrës në falsifikimin e historisë tonë ma të re.
Në
portalin ZEMRASHQIPTARE.NET para tri kater ditve kishte nji shkrim i
"gjeneralit " Kudusi Lame dhe ai shkrim ishte thirrje per luftë të
popullit shqiptarë kunder Serbisë per shkakun e heqjes së Lapidarit tashma aq
të perfolun në Preshevë. E lexova shkrimin jo pse më interesonte sepse autori i
shkrimit më bante mos ta lexoj fare, ama nga kurreshtja per të pa se çka thotë
ai njeri tru tulak e lexova. Pasi e lexova bana edhe nji koment të ashper me
fjalor që nuk i ngjan fjalorit per KOMENT ama mu kujtue Baba im past ndjesë që
thoshte; “me dikend dikend ,mos mem folë goja më flet kjo mbrapa”. Aty kishte
dhe tri kater komente tjera që kishin kritikue "Gjeneralin" per
thirrjen per luftë dhe ishte edhe ni koment i nji enveristi, koment plot vner
kunder meje e plot meritokraci per ate që thirrte populin per luftë. Unë e di
se per te ( komentuesin enverist ) tash ma jam TITIST sepse ashtu veprojnë
këta. Ose me ta ose anmik, titist tradhtar e çka jo tjeter. Ama unë as që
merzitem se çka ata thonë e mendojnë per mue si Selim Nengurra, unë tmerrohem
se si as pas 50 viteve tmerr të sundimit satrap bolshevik të komunizmit dhe pas
tan atyne deshmive per at sundim, ende ka njerëz që kercejnë si zorra në prush
po ju fole keq per xhaxhin dhe per ideologjin bolshevike komuniste. Nuk kan faj
se ka plot nga ata që asnji ditë shkollë
nuk e kan, por kanë mesue me folë me oratorin e idolit të tyne e diploma
shkolle i japin njeni tjetrit edhe me tituj DR. e PROF. Nuk kan faj sepse ata i
kan VETSALDUE SYZET E DIELLIT NË FYTYREN E VET DHE NUK I HJEKUN SYZET SE I
FRIGOHEN DRITËS.
A janë
njerëzit e tillë patriotë apo çka janë perderisa thirrin popullin per luftë,
per ta ba plojë dhe per ta zhduk pergjithmonë, le ta gjykon lexuesi dhe populli
. Unë them se të tillet janë të kobshem dhe lus Zotin ta ndihmoj popullin tim
të çlirohet nga soji i tyne.
At’here pra,-cili eshte patrioti ju lutem?