| E marte, 05.02.2013, 08:18 PM |
Lobi i
analistëve anti-Ortodoksë - po destabilizon dhe po izolon Shqipërinë
Nga Pirro
Prifti
Kori anti shqiptar dhe anti-integrim i disa
analistëve të njohur, që kanë gjetur strehë tek 360 gradë të drejtuar nga
A.Zheji të cilët po vazhdojnë të merren me fantazma të së shkuarës, po
shkaktojnë tensionim dhe ashpërsim të kotë të marëdhënieve me fqinjët me
tendenciozitetin dhe aluzionet bajate. Debatet e stisura dhe urrejtja e drejtuar kundër K.O.A.SH.-it dhe Krypeshkopit
, akuzat e pabaza dhe ngatërrimi i problemeve politike me drejtimin fetar shumë
të suksesëshëm të komunitetit ortodoks po
tregojnë nga dita në ditë, një
linjë të fshehtë kundër Ortodoksisë në Shqipëri, linjë e cila është e drejtuar
e të cilën e kanë marrë përsipër si zakonisht analistë dhe historianë të
tipit `pay per vieë` , të cilët nuk e
kanë problem të lëpijnë atë që kanë pështyrë pak më parë.
Më konkretisht në Emisionin gjithashtu absurd 360
gradë i cili me sa duket ka kuptimin të kthehemi aty ku kemi qënë para 100
vjetësh-pra në vend numëro, z. Zheji bën një intervistë me një person të linjës
ekstremiste greke dhe e servir në Shqipëri pikërisht për të acaruar dhe për të
shtuar dozat e nacionalizmit të ri e
aspak integrues shqiptar duke e kamufluar intervistën me Kristo Papas me idenë
se .. ``ja shih sa të këqinj janë grekët
dhe se sa të mirë jemi ne që jemi `të hapur transparentë dhe tolerantë`. Kjo
intervistë ka shktuar një rezultat aspak të dëshërueshëm në opinionin publik
dhe i ngjan me atë që ka thënë Sokrati: `Turma,opinioni publik
është një: Qen i zgjebosur i madh i lidhur ne hu mes diellit. Gjithe kohen fle,
kruan zgjeben e vet dhe sulet i terbuar mbi kedo qe kerkon ta zgjoje e
ti zgjidhe zinxhirin``.
Debate të tilla për të sharë dhe ofenduar një
komunitetet të tërë ortodoks i ngjan gjithashtu atij të dehurit që i duken cdo
gjë dyfish para syve të mjegulluar nga avujt e alkoolit, apo sic shihet në atë
emision nga avujt e nacionalizmit anti-integrues.
Të vjen keq kur dhe një historian si P.Xhufi deformon historinë vetëm e vetëm
për ta nxjerrë si `hero` apo si `çlirimtar` (?1) edhe Ali Pashë Tepelenën (një personazh tashmë historik por një
individ pervers dhe kriminel i cili shkatërroi dhe largoi popullatën e
Shqipërisë së jugut) kur thotë : "fakti që aktorët kryesorë të
kryengritjes së vitit 1821 dhe të çlirimit të Greqisë ishin shqiptarët, Ali
Pashë Tepelena, Marko Boçari, Miauli, Ali Farmaqi, Kollokotroni, Odise Andruco,
Bubulina, etj., nuk mundej të përtypej lehtë". Sipas Xhufit, është
pikërisht për këtë arsye që historiografia dhe politika greke bënë gjithçka për
t'i 'adaptuar' e për t'i paraqitur ata si grekë??!!``(http://ëëë.balkanëeb.com/shqiperi/2685/pellumb-xhufi-skenderbeu-grek--ata-s-kane-heronj-ne-ua-shpallem-pavaresine-115641.html 7 janar 2013).
Interesant është fakti se Materiali qe transmeton
Zheji tek "360 grade" dhe te ftuarit e tij jane tendencioze... vetem
per te folur kunder Kishes Ortodokse pa pasur oponence, dhe kryesisht per te
manipuluar opinionin publik. Kjo të krijon përshtypjen e fortë që dikush pas
tij po e nxit të bëjë këtë cikël emisionesh të palavdishme dhe është për të
ardhur keq duke nxitur pa e ditur as vetë ai, një përcarje dhe urrejtje në
shoqërinë shqiptare që nuk është parë ndonjëherë që pas pavarësisë.
Të jetë rastësi kjo?
Këta analistë hëpërhë të nderuar e respektuar (se vetëm ata dalin nëpër tv-ra) që janë
ashtu sic thotë anglezi: `jack of all trade` (i zoti për gjithçka), po bëjnë
një preion të fortë kundër Kryepeshkopit duke i atribuar atij gjithçka që nuk
ka shkuar mirë në politikën shqiptare.
- Ashpërsimi
i marëdhënieve me shtetin grek dhe pikërisht për shkak të pranisë në qarqet
politike shqiptare të individëve amatorë të cilët nuk njohin protokole, nuk
njohin mënyrat e komunikimit, janë emëruar jo në emër të hierarkisë
profesionale, etj,
- Ashpërsimi
i marëdhënieve me Serbinë dhe Maqedoninë, janë gjithashtu pikërisht nga amatorizmi i indivdiëve të
emruar në poste drejtuese,
- Mos
menaxhimi i mirë i situatave politike brenda vendit,
- Ngritja
e një nacionalizmi të dëmshëm në vend të patriotizmit të shëndetshëm, në emër
të `Shqipërisë së madhe`, duke e ditur
fare mirë që integrimi në BE do të zgjidhë dhe të drejtat e shqiptarëve jashtë
atdheut dhe do të arrijë të paktën minimalisht arritjen e të drejtave dhe të
lirive të njeriut, me atdheun,
- Mungesa
e një platforme patriotike për të sheshuar divergjencat dhe diferencat
gjuhesore, arsimore, juridike, administrative (dhe ekonomiko-finacniare) me
vendet e rajonit ku ka shqiptarë,
- Prania
në drejtim e politikanëve që kanë
`gëlltitur lugën e corbës` që në fillimet e viteve `90, të cilët nuk e kanë për
gjë që të `vrasin natën dhe të qajnë ditën`,
Këto argumente nuk janë marrë parasysh nga
Përgjegjësi i emisionit `360 gradë` apo
më mirë i emisionit `në vend numëro` të
z. Zheji. Për më tepër ashtu sic e kanë zakon njerëzit snobë si puna e këtyre
`analist-historianëve` mediokër të pranishëm në këto emisione, kur nuk kanë c`i
bëjnë të fuqishmit këta i bien atij më `të dobëtit`, duke derdhur mbi të të
gjithë arsenalin e sharjeve dhe të ofezave që nuk kanë lidhje fare me këtë
të `të dobëtin`, por ashtu si
përshkruhet në psikiatri, me `kompleksin
e inferioritetit`, edhe këta pjesmarrës në emisionin e lart-përfolur, bëjnë të
fortin, apo cubin duke e gjetur oportune- të godasin pa mëshirë komunitetin
ortodoks sikur ai ta ketë fajin për
ashpërsimin e marëdhënieve me fqinjët e kryesisht me Greqinë, sikur Komuniteti
Ortodoks dhe Kryepeshkopi të jetë përgjegjes për dështimet në politikë,
ekonomi, e finance, sikur komuniteti
ortodoks dhe kryepeshkopi ta ketë fajin vonesat në integrimin e Shqipërisë
madje edhe për mos miratimin e tre
ligjeve në parlamentin shqiptar- duhet patjetër ta keteë fajin Ortodoksia??!!
Mendoj se një nga qëllimet kryesore të emisionit
360 gradë në fakt është edhe një aspekt tjetër dhe po aq djallëzor sa dhe sharjet bajate dhe aspak dinjitoze për
statusin që kanë këta analistë të cilët të paktën duhet të ishin neutralë në
analizën dhe shpjegimin e faktorëve dhe të aktorëve të ngjarjeve; kjo me sa duket
ka të bëjë me krijimin e një vatre tjetër artificiale të vëmëmndjes së publikut
shqiptar duke i a larguar atij vëmëndjen nga problemet e rënda dhe situatat me
të vërtetë shokante të dështimeve të brëndëshme politike midis maxhorancës dhe
opozitës, dështimeve në përpjekjet për integrimin vendit, kritikat e
herëpasherëshme të politikanëve të BE, dhe të SHBA, për mos marrjen e statusit,
luftën kundër korrupsionit, mos zbatimin e ligjeve, etj, etj.
Kjo mënyrë e cvendosjes së vëmëndjes nga objekti
shqetësues tek një objekt tjetër artificial quhet dis-informim.
Faktor tjetër që po keqpërdoret është problemi cam
dhe gjithëpërfshirja e këtij si një prag i ri për të zhvilluar dhe përmirësuar
apo jo marëdhëniet me Greqinë. Kjo është shume e gabuar. Tendecioziteti dhe
Edematizimi politik i problemit cam po dëmton rëndë dhe po përcan politikën
shqiptare duke e devijuar atë nga qëllimi për integrimin e vendit drejt një
objektivi aspak kryesor: atë të problemit cam. Problemi cam gjithashtu duhet
dhe do të zgjidhet në kuadrin e integrimit në BE. Asgjë tjetër nuk ndikon në
zgjidhjen e tij se sa respektimi i të drejtave dhe lirive të individit.
Kthimi dhe largimi i vëmëndjes nga integrimi drejt
një problemi që është i zgjidhshëm nëpërmjet qëllimit kryesor- integrimit, - ka
përcarë shoqërinë shqiptare dhe vendosur nën presion komunitetin ortodoks dhe
Kryepeshkopin e tij, në tehun e
kritikave dhe sharjeve të pabaza dhe ofenduese ndaj këtij komuniteti që
respekton dhe gëzon respekt kudo në Shqipëri dhe në botë përvec se këtu dhe
përvec disa ekstremistëve shqiptarë, të cilën nën emrin e nacionalizmit janë
duke dëmtuar rëndë tolerancën fetare, lirinë e fesë, dhe vetë politikën
shqiptare.
Akuzat e këtyre analistëve janë sa të rënda dhe
armiqësore aq sa dhe qesharake. Ata harrojnë se vetë Kryepeshkopi në emër të
KOASH-it dha rreth 12 milione dollarë në ndihmë të Kosovës, ka hapur dhe
ndihmuar me me ushqime, e materiale, kosovarët, në ato ditë të këqija për
Kosovën por dhe në Shqipëri ka bërë plot bamirësi dhe ndihma pa përmëndur (por që duhet
përmëndur herë pas herë) këtu ringjalljen e Kishës Ortodokse të shkatërruar nga
komunizmi, ringritjen e kishave, shkollave, universitetit, qëndres diagnostike,
ndihmën për emigrantët shqiptarë; gjithashtu
ka qënë dhe mbetet një nga urat më të suksesshme të miqësisë dhe
bashkëpunimit më Greqinë fqinjë që priti dhe po mban edhe tani që flasim, në
tokën e vet rreth 700.000 shqiptarë. Por këta njerëz ashtu si djali
plang-prishës harrojnë mirësinë dhe e shpërblejnë me të keqe të mirën, duke
dëmtuar rëndë bashkë-atdhetarët e tyre që janë në shtetin grek, por cfarë ëshë
më e keqja-fërkojnë duart për gjendjen e keqe të ekonomisë greke.
Akuzat e tyret tjera si p.sh., për Pallatin e
Kulturës në Permet është e pa bazë, sepse toka ku u ngrit pallati i kutlurës
ishte pronë e kishës dhe kisha ishte dhe është
aty. Pavarëisht nga vendimi i gjykatës, ka plot rrugëzgjidhje sepse në
përgjithësi në cdo shtet demokratik pronat fetare respektohen përvecse-mesa
duket në Shqipërinë tonë.
Këta analistë dhe komentatorë, derdhin lot
krokodili e i qajnë hallin komunitetit ortodoks se përse drejtohet nga
Kryepeshkopi ynë i nderuar. Asnjë anëtar i komunitetit ortodoks nuk qahet por
është i kënaqur më drejtimin e përkryer të Kryepeshkopit tonë të nderuar kudo
në botë përvecse në vendin ku po punon , dhe nga kush? Pikërisht nga ata njerës
që lëvdohen e deklamojnë kudo me
hipokrizi- tolerancën fetarëm dhe `arritjet` e Shqipërisë, dhe një nga arritjet
është pikërisht drejtimi dhe sukseset në konsolidimin e bashkësive fetare bashkëjetesa
e tyre shumë e mirë, dhe mos-përzjerja
në punët e shtetit. Po Shejtani s`ka punë por do patjetër që ta rrënojë vendin
tonë nëpërmjet bërjes së emisioneve të tilla dhe përfshirjes në të të njerëzve
mediatikë që `shiten dhe blihen` ashtu si aspirinat në farmaci.
Akuza të tjera të z. Zheji sic duket eshte specializuar ne intervistat
me ekstremistë dhe sharlatanë, pas ekstremistit nga Greqia, është lavdërimi
nëpërmjet një interviste tjtër për sharlatanin nga Elbasani, Nikolla Markun, qe
tallet çdo dite me fene ortodokse, duke mashtruar njerezit me sherbesa te
pavlera dhe duke veshur abuzivisht roben e klerikut i cili për KOASH-in nuk
është prift.
Akuzat e tjera si
këto, `në kishat shqiptare flitet greqisht`, apo problemet e varrezave
të ndërtuara në Përmet dhe Korcë, do të ishte vendit që këta persona të
informoheshin njëherë se kush, si, dhe
përse, janë ndërtuar; gjithashtu duhet të kuptojnë njëherë e mirë se kisha bën
vetëm shërbesa fetare dhe nuk ka ndërhyrë asnjëherë në problemet dhe
vendimmarrjet politiko-administrative
brenda vendit apo dhe ato me marrëdhëniet me fqinjët.
Në përfundim në këtë mënyrë z.Zheji duhet ta kuptojë se emisione të tilla pa dashje apo me dashje, i shërbejnë krijimit të klimës të urrejtjes në vend të fqinjësisë së mirë dhe po dëmtojnë harmoninë fetare.