| E marte, 05.02.2013, 08:03 PM |
Ilir Muharremi
Guri shkrihet për dashurinë
A ka diçka më të fortë se dashuria
Kur edhe guri shkrihet.
Lundrojmë në mes detit plot dallgë, furtunë
Të dy të fundosur në mes errësirës
Nëse shpëtoj unë do mendoj për ty
Nëse shpëton ti mos mendo për mua
Në parajsë kur takohemi
Të djegurit dhe të lumturit enigma e gjithësisë
Përjetëson atë që kujtomë.
Dashuria, gënjeshtra ideale
Ferri i nëntë hyjnor
Shkrihemi epsh shtrëngim dashuri pluhur
Unë mendoj për ty – fiksim
Fati udhëheq, nuk e ndryshojmë nuk jemi ekzistencialist
Dashuria na bashkon
Këtë nuk e them vetëm për të thënë
Dritë e shuar
Nostradamus
Bota është një pikturë
Nëpër të cilën grinden
Ëndrrat
Me arsye përmbi arsye
Ka qenë një
parashikues Hebre
Që projektoj të
Ardhmen
Yjet treguan çka do të
Ndodh për
Vuajtjen urine e
Njerëzve që mbijetojnë
Qiellin ngjyrë hiri
Ditët dhe netët e zymta
Meteorët me krahë mbi
Twins
Luftën e tretë të frikës
Qëndro
Qëndro yll filozofik
Fushë e gjelbëruar
Lum i shpresës
Ëndërr e shpirtit
Si deti si rëra
Më mbaj në monolog
Deri në ditën e fundit