| E marte, 05.02.2013, 07:56 PM |
''
Nga Frank Shkreli
Të
mërkurën, Gjermania shënoi 80-vjetorin e ardhjes në fuqi të Adolf Hitlerit, -ose
ditën kur vdiq republika Weimar - duke e kujtuar këtë përvjetor me një
ekspozitë në Berlin e titulluar, ''Berlini 1933 - rruga drejtë
diktaturës'', ekspozitë këjo që u hap në
memorialin e Topografisë së Terrorit, i ndërtuar mbi themelet e kryeqendrës së
Policisë Sekrete naziste SS dhe afër një pjese të Murit të Berlinit, që shërbën
si një kujtim tjetër i diktaturës së dytë të Gjermanisë, diktaturës komuniste
. Deutsche Welle njoftoi se
ekspozita u hap nga Kancelarja e
Gjermanisë, Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë gjermanë. Këjo rrugë, sipas drejtorit të memorialit,
Andreas Nachama, i cili citohet nga agjensia AFP, tregon, “erozionin e përditshëm të institucioneve
demokratike’’, nën regjimin hitlerian, rrugë këjo që eventualisht, ''mori fund në Auschwitz'', por jo para se Hitleri të suspendonte të
gjitha liritë civile, të anullonte veprimtarinë e partive politike të
opozitës, që dal ngadalë çoi në
krijimin e një shteti policor e totalitar.
Me këtë rast, Angela Merkel tha se është me rëndësi të jashtzakonshme që
të shënohet këjo periudhë e errët e historisë gjermane - pasi, sipas saj,
ardhja në fuqi e Hitlerit qe ''mbështetur nga heshtja e shumicës''. Lajmet bëjnë të ditur se edhe parlamenti
gjerman Bundestag mbajti një ceremoni përkujtimore për viktimat e regjimit të
Hitlerit.
Kancelarja
Merkel tha se zhytja e Gjermanisë në fashizëm 80-vjetë më parë duhet të
shërbejë si kujtesë për të gjithë, se sigurimi i të drejtave dhe i dinjitetit bazë të njeriut nuk ndodhë
vetvetiu, por nevojitë njerëz me kurajo dhe vigjilentë për t'i mbrojtur
ato. Sipas Deutsche Welle-s, Kancelarja
gjermane shtoi se Hitleri mundi të merrte fuqinë në dorë, ''sepse një pjesë e
elitës dhe e shoqërisë gjermane nuk e kundërshtoi atë, por mbi të gijtha, ai
mori pushtetin në dorë sepse pjesa më e madhe e gjermanëve e toleroi atë. Sepse shumica dërmuese heshti, '' tha Zonja
Merkel.
Gjithashtu
në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, më 27 Janar,
e caktuar si e tillë nga Kombete Bashkaura
në vitin 2005, sipas agjencisë së
lajmeve AFP, Kancelarja gjermane tha në portalin e saj se ''Gjermania ka një
përgjegjësi të përjetëshme për krimet e nacional-socializmit, për viktimat e
Luftës së Dytë Botërore, dhe mbi të gjitha, për Holokaustin. Këjo duhet të jetë e qartë nga brezi në
brez, dhe duhet të theksohet me trimëri dhe kurajo morale, se secili individ mund të kontribojë që
racismi dhe anti-semitizmi të mos kenë mundësi të ringjallen më''.
Kancelarja
Merkel deklaroi trimërisht se ndërkohë
që, ''Ne jemi duke u përballuar me historinë tonë, ne nuk po fshihemi pas ndonjë
perdeje për asgjë dhe nuk po
përmbaheni duke mos fshehur asgjë nga
ato që kanë ndodhur. Është e
doemosdoshme'', shtoi udhëheqësja
gjermane, ''që ne të përballohemi me
këte histori, për të siguruar se jemi një partner i besueshëm në të ardhmen,
ashtu siç jemi edhe sot...''. Zonja
Merkel tha, duke iu referuar ardhjes së Hitlerit në pushtet 80-vjetë më parë
se, ''ardhja në fuqi e Hitlerit duhet të
jetë një paralajmërim konstant për ne gjermanët''. Ajo shtoi se, “fakti që Hitleri mundi të shkatërronte
demokracinë gjermane vetem brenda një
periudhe të shkurtër prej gjashtë
muajsh, duhet të shërbejë si një paralajmërim
se çka mund të ndodhë nëqoftse
publiku zhytet në apati.
Kancelarja
gjermane u foli bashkatdhetarëve të saj, por
nepërmjet tyre ajo sikur iu drejtua edhe evropianëve - por edhe më gjërë – të cilët kanë përjetuar
diktaturat naziste, komuniste e të tjera,
duke thënë se, “një shoqëri
dinamike ka nevojë për njerëz të cilët çmojnë dhe kanë respekt për njëri
tjetërin, për njerëz të cilët marrin përgjegjësinë për vetveten dhe për të
tjerët, për një shoqëri ku njerëzit
marrin vendime të guximshme dhe transparente, si dhe për njerëz të cilët janë gati të pranojnë kritikën dhe
opozitën’’.
Me rastin
e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, u deklaruan, ndër të tjerë, edhe Papa
Benedikti XVI dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak
Obama. Papa Bendikti me origjinë
gjermane, duke folur në Vatikan të
djelën që kaloi i tha turmës në sheshin e Shën Pjetrit se “njerëzimi duhet të
jetë gjithmonë pararojë kundër përsëritjes së racizmit vrasës e
diskriminues….’’, dhe bëri thirrje
“për respekt dhe dinjitet për çdo person.’’ Presidenti amerikan Barak Obama, nga ana e
tij, u shpreh se , “duhet të
angazhohemi që të kundërshtojmë
urrejtjet dhe persekutimet e të gjitha formave’’. Presidenti Obama, në emër të vendit të tij u
zotua se , “Shtetet e Bashkuara së bashku me komunitetin ndërkombëtar, janë të
vendosura që të kundërshtojnë çdo tiran
a diktator që bën krime kundër njerëzimit.”
Kancelarja
e Gjermanisë Angela Merkel, si asnjë
udhëheqës tjetër në Evropë, ka deklaruar
pikëllimin dhe turpin e saj ndaj krimeve
që janë bërë nën regjimin nazist dhe komunist në Gjermani dhe në Evropë si dhe gatishmërinë e saj për t’u përballuar
me të kaluarën pa frikë– dhe si asjnë udhëheqës tjetër evropian, ajo përpiqet
vazhdimisht të promovojë një
kulturë kujtese dhe mos harrese
në vendin e saj dhe anë e mbanë Evropës, që krimet e kryera nga këto dy regjime anti-njerëzore të shekullit 20-të,
të kujtohen vazhdimisht dhe me çdo rast
– se sipas saj ua kemi borxh viktimave të pafajshme – por gjithashtu siç tha
ajo, që ato krime kundër njerëzimit të
mos harrohen nga brezi në brez, ashtuqë të mos përsëriten më.