| E shtune, 02.02.2013, 11:24 AM |
FABULA - EPIGRAME
NGA PILO ZYBA
SAMARI DHE KRYETARI
Kreu i ministrave vajti për të parë
Te një gomar, si bëhej një samar.
Gomari i foli i revoltuar:
- Ç’do këtu, o i uruar!-
E ndrite me samarin që të vunë
Dhe tani kërkon tjetër te unë?
PARLAMENTARI DHE GOMARI
Kur i thanë, gomar, një parlamentari,
E dini se ç’far tha gomari:
“ Soi ynë qënka me vlerë,
Deri sa këtë shtet e drejtojnë 140 gomere”
ÇOBANI I MËNÇUR
Fali kopenë
Për një zyrë e një karrike.
Tani mjelja,
I del me leverdi të madhe ekonomike.
E NDJERA GJYSHJA IME
Sa herë para parlamenntit shkonim,
Kthente kokën mënjanë, ne e shikonim...
Thoshte gjithë humor e kulturë:
- Mendimet - bërxolla që dalin nga kjo furrë,
Gjithnjë janë papjekur, nuk hahen kurrë !
PARLAMENT
Vënd, ku tregëtohet mënçuri e kulturë,
Kuvënd...ku një fjalë me mënd nuk u tha kurrë.
POLITIKA
Fëmër, që mbarset me fjalë e premtime,
por, në vënd të lindjeve, bën dështime.
RAKIA
Rakia hedhur në një gotë
Shpërthen në rruaza si lot,
Dhe thotë me zërin e plot:
- Çudi, me njerzit,
Me njëri tjetrin s’ngjasin,
Ca s’kanë mënd e kërkojnë,
Ca e kanë dhe e humbasin!
KOHË ZGJEDHJESH
Foli e foli, kandidati,
Për së gjeri e për së gjati...
Hiqej qengj, Edi , Sali,
- Zgjedhës sot, çfar vendos ti.
Porse sytë hapi mirë,
Se ka dhe qëngj egërsirë...
Vetëm fjalët janë me mjaltë,
Mos shiko qyrkun e artë...
Mbrapa qyrkut ngjyrëmirë,
Rri fshehur një egërsirë...
Ç'të mjelësh vetë, ke për të pirë!
Ktheje me fund, të bëftë mirë...