| E premte, 01.02.2013, 07:59 PM |
ATA QË
DËSHTUAN NË QEVERISJE
NUK E MERITOJNË
TË VAZHDOJNË…
Nga Dedë Preqi
Sëcilën
ditë e më shumë gjendja e popullatës kosovare
ndjehët e lodhur me hallet e tyre sociale dhe ekonomike, dhe ankesat e
tyre nuk kanë kujna t‘i drejtohen,
përveq qeverisë aktuale, e cila bie në shënjestër të shumë kritikave për një
qeverisje jo të mirëfilltë, sepse
flasin krizat me gjuhën e vet të
varfërisë dhe gjendja e mjerueshme e popullatës.
Populli
kosovar, pas robërisë së fundit shekullore, u ngritë me shumë sakrifica në
këmbët e veta, por me shpalljen e Pavarësisë, Kosova hyri në radhët e shtetëve të lira demokratike
të botës, duke i falenderuar SHBA-të, dhe aleatët e saj, të cilët e ndihmuan të çlirohet nga
okopimi serb, por e ndihmuan edhe shtetndërtimin e saj.
Edhe pas
luftës, këtë vend nuk e lënë të çetë
kriminelët e pa ngopur serb, duke shkakëtuar trazira të njëpasnjëshme, me veprimët
e tyre ç’njerëzore në veriun e Mitrovicës, por, Kosova prapë do të jetë zot
shtëpie në trojet e veta, njëherë e përgjithmonë, duke shpresuar se një
padrejtësi e shqiptarëve nuk do të përsëritët më.
Shqiptarët
me shekuj ishin populli më i ndëshkuar dhe i copëtuar padrejtësisht, por me
qëndresën dhe rezistencën e tyre paqësore e luftarake, për mbrojtjen e
teritorëve të veta, si edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, sot Kosova njihet
nga shumica e vendeve të botës, si shtet i pavarur.
Teritori
i Kosovës mbrohet dhe ruhet nga forcat e KFOR-it, si njësi e forcave të NATO-s,
që dëshmon se siguria e shtetit të Kosovës, ende është brishtë.
Ndërsa, EULEX-i, në Kosovë, si Onrganizatë Ndërkombëtare , vepron dhe menagjon disa qështje të rëndësishme në vendin tonë, të cilit iu zgjatë mandati i tij deri në qershor të vitit 2014-të, por, ky mision nuk ka bërë atë që ka zotuar dhe është i obliguar sipas ligjeve ndërkombëtare, prandaj, ka lënë shumë gjëra pezull, sidomos në qështjet e drejtësisë ,që shumë raste nuk i ka ndriquar, të cilat dhe i ka neglizhuar, duke i lënë në mëshirën e kohës…
Udhëheqja e Kosovës
Pas
çlirimit nga okupimi serb,në Kosovë
filloi organizimi dhe rindertimi i shtetit të ri , me ç’rast zgjedhjet e para demokratike të pasluftës i
fitoj LDK-ja, si partia e parë
demokratike në vend ,në krye me dr.Ibrahim Rugovën, i cili ia filloj thëmelet e
shtetësisë së Kosovës. Mirëpo, shëndeti i
Presidentit Rugova, nuk ishte i mirë dhe nuk e lejoj Presidentin të vazhdoj
udhëheqjen e shtetit të ri, por kjo gjendje ia shkurtoj rrugën e tij udhëheqëse
në Kosovë, dhe pas vdekjes së këtij thëmeltari , Kosova e humbi një
përsonalitet shumë të madh, me ç’rast
këtë humbje e ndjenë edhe LDK-ja, e cila e humbi vizionarin, strategun e madh, udhërrëfyesin e kombit dhe
profetin e paqës.
Në
qeverisjen shtetërore pas vdekjes së Presidentit Rugova, erdhën plot parti të
tjera, të udhëhequra nga krahu i luftës dhe të tjerë, duke i pri udhëheqjes së
shtetit të Kosovës, ishte PDK-ja,në krye
me Hashim Thaqin, në koalicion me AKR,e udhëhequr nga Bexhet Pacolli dhe disa parti minoritare, duke e udhëheqë shtetin e Kosovës, që nga viti 2007, deri më sot.
Nga kjo
udhëheqje, flasin më mirë reagimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët gjendja
sociale e tyre nuk është e llojit të qytetarëve të rëndomtë në një shtet
demokratik, që dëshmojnë vuajtjet dhe përjetimët e përditshme të tyre edhe në
këto kushte të ftohta dimërore, ka qytetarë pa kulm mbi kokë, të cilëve shumë herë u mungon edhe kafshata e gojës.
Duke e
parë situatën dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës, të cilët janë të
vetëdijshëm për gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike, por edhe në fushën e
rendit dhe ligjit, kjo qeverisje karakterizohet si e pa favorshme për
popullatën e këtij vendi,sepse dëshmojnë faktet korruptive dhe krimet e
organizuara, të cilat po e shkatërrojnë të sotmën dhe të ardhmën e këtij vendi.
Për çdo
ditë paraqitën afera korruptive në gjitha mjediset e Institucioneve të Kosovës
pa dallim, dhe keqpërdorime të ndryshme të të gjitha llojeve, të cilat kanë
bërë që vendi jonë të kualifikohet për keq, dhe partnerët ndërkombëtarë e
cilësojnë si vendin më të zhytur në krim dhe korrupcion.
Indexi i
shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas „Business Insider“arrinë deri në 53% ,
ndërsa papunësia arrinë deri në 45 %, dhe varfëria e skajshme deri në 15 %, që
do të thotë se, Kosova është e nënta ndër vendet më të varfëra të botës, e cila
gjindet në zemër të Evropës.
Ky fakt
është shumë i dhimbshëm për Kosovën dhe popullatën e saj, sepse populli i këtij
vendi nuk e ka merituar një gjendje të tillë, sepse ky popull ka përjetuar
mjaftë, dhe tani në kohën e shtetndërtimit të saj, po e përjeton edhe një kalvarë të vuajtjeve me një çmim të
pakuptimtë, të cilin po ia jep udhëheqja e brishtë e shtetit të Kosovës.
Është fakt i dhimbshëm për shtetin e Kosovës, sepse
dita-ditës, projektin e shtetformimit të saj, po e rrënojnë disa
mikro-organizma të rrëzikshëm, që janë pozicionuar në aparatin shtetëror dhe
përmes tyre shteti i Kosovës, nuk mundet kurrë të funkcionoj në parim me ligjet
dhe Kushtetutën e saj ligjore, sepse është
kapluar dhe rrethuar me virus të rrezikshëm brenda përbrenda aparatit
shtetëror.
Nëpërmes
këtyre politikave çdo shtet e humb karakterin e vet dhe rrolin pozitiv në
qeverisje, kur udhëheqët në disfavor të ndërtimit dhe zhvillimit të vendit,
sepse thëllimi i krizëz shtohet, duke i afruar shtetit „jo stabilitet, jo
mirëqenje“ njerëzore, apo në këtë rast, duke u cilësuar Kosova si vatër e
krizës.
Dhe në
këtë situatë, kreu politik dhe udhëheqja e Kosovës, nëpërmes zëdhënësve të vet,
po i nënshtrohet një modeli shumë të çoroditur, e cila merr guximin dhe thotë
se, „vendi jonë ka arritë në gjitha
fushat zhvëllimore dhe po e lufton
korrupcionin dhe krimin e organizuar, në mënyrën më të mundshme dhe më
të suksesshme në vend dhe rajon“.
Kjo
platformë e qeverisjes, po e rëndon drejt përsëdrejti korrizin e popullit të
Kosovës, sepse, përveq gjendjes së mjerueshme të popullatës, këtu po pasurohet
dikush me djersën e popullit, ndërsa populli , nuk mundet ta ndryshoj gjendjen
pa ndihmën e shtetit, i cili përditë kërkon ndonjë „alternativë“ tjetër të
fuksionimit shtetëror në mes këtyre rrethanave të vështira.
Nuk mund
të arsytohen të gjitha ato pësime të qeverisë kosovare, pikërisht nga aparatura
shtetërore, e cila akuzohet brenda-përbrenda, se është fajtore dhe e akuzuar
për korrupcion, duke e ditur se populli është i vetëdijshëm për të gjitha këto
akte negative dhe skandale.
Prandaj,
kjo gjendje kaotike shtetërore dhe gjendja e mjerueshme e popullatës nuk
lakmohet për të mirë, dhe qeveritarët sa të duan të ngrisin zërat e tyre se
kanë bërë shumë, por kjo gjendje është
ashtu si është e pa ndryshuar dhe e mjerë, e pa këndshme për popullatën dhe
vendin, njëherazi është fyese edhe për rininë e vendit, e cila në këto
kushte nxitët me revoltën e tyre, nga
kushtet e pa mjaftueshme të jetës, të shkollës dhe punës, të cilët ndjehën pa përspektivë dhe të lënë pasdore
nga shteti demokratik i vendit.
Duke
ndodhur në këtë situatë të pakëndshme popullata dhe shteti i Kosovës,
kërkon shpëtim kundër krizës së
mëtutjeshme, duke u pajtuar me zgjedhjet e parakohshme, zgjedhjet e reja, si
zgjedhja më e mirë për popullin dhe vendin, zgjedhe jo me vota të vjedhura,
duke i keqpërdorë edhe të vdekurit, por me vota të lira të qytetarëve dhe me
zgjedhje të ndershme, për t’ia kthyer dinjitetin këtij populli të pafajshëm dhe të vuajtur me shekuj dhe pas
shekujve, përndryshe, ata që dështuan në qeverisje nuk e meritojnë mëtutje të
vazhdojnë…