| E premte, 01.02.2013, 07:08 PM |
RECENSION
FATI I NJERIUT PËRBALLË FATKEQËSISË
(Biser Mehmeti “ Jetë e mohuar”, roman , SHB “Rrjedha” 2012)
NGA NIJAZI RAMADANI
Biser
Mehmeti është në mesin e krijuesve që i janë përkushtuar me tërë qenien prozës,
i cili gjithnjë e më tepër po e dëshmon prirjen e tij në këtë zhanër të
letërsisë, i cili s’është aspak i lehtë. Edhe pse si shumë krijues të tjerë
hapat e parë në fushën e letërsisë i ka bërë në poezi, duke botuar një numër të
konsiderushëm të krijimeve të tija në shtypin e kohës, ky krijues duket sikur
aftësitë e tija i shpreh më mirë në prozë, sidomos në roman. Pas botimit të
romanit të parë “Nata pa mëngjes” (2004) dhe botimit të përmbledhjeve me
tregime “Katër kalorësit e apokalispit” (2011), në fund të vitit të kaluar ky
krijues që premton shumë u paraqit para lexuesve me romanin e tij të dytë me
titull mjaft figurativ: “ Jetë e mohuar” (SHB “Rrjedha”). Nga vetë titulli
autori sikur asociacion në një jetë jo të zakonshme, në një jetë që nuk
zhillohet në rrjedhat e saja normale, po për një jetë të pazakonshme, e cila
zhvillohet me mjaft vështirësi dhe që është e mbushur me gjëra mjaft absurde,
prandaj kemi të bëjmë me një roman të absurdit. Mbiemri “ e mohuar” mund të
zëvendësohet edhe me mbiemira të tjerë të ngjashme, siç është ai “i
ndaluar”. Kemi të bëjmë me një jetë
interesante, e cila në vend që të ecën përpara kthehet mbrapa. Që në titull
mund të shihet se autori paraqet një jetë të mbushur me vuejtje, hidhërime,
pikëllime e dilema të çuditshme, me një jetë ku njeriu s’ka as më të voglën
shpresë për të ardhmen e tij, ku çdo gjë i nënshtrohet një trishtimi të egër, i
cili vjen pa dëshirën e tij po që është i detyruar dhunshëm ta ushqen “shpirtin
e copëtuar”. Tema që paraqet autoi brenda 208 faqeve të romanit e që janë të
ndara në 22 kapituj, është një temë që haset edhe te shkrimtarë të tjerë
sidomos në letërsinë botërore: lufta e vazhdueshme e njeriut kundër
padrejtësive që ushtrohen ndaj tij, të cilat shpesh shoqërohen edhe me dhunë fizike
e psikike. Autori paraqet një botë komplekse jo vetëm të personazhit kryesor që
në këtë roman është dhënë në formën e narratorit, po edhe të personazheve të
tjerë dytësore, të cilët veprojnë krahas personazhit kryesor që është Apollon Karadaku, dhe të cilët ballafaqohen me me të njejtat
padrejtësi. Disa prej këtyre perosnazheve madje edhe bien viktima të një kohës
së mbushur me padrejtësi, e cila shpesh shoqërohet edhe me dhunë të shfrenuar.
Është
edhe një aspekt tjetër i rëndësishëm sa i përket këtij romani të B.Mehmetit, i
cili edhe pse ka jetuar në kohën kur veprat e realizmit-socialis ishin bërë
“ushqim i domosdoshëm” ai arrin të shkputet tërësisht nga format e kësaj
letërsie që ishte e mbushur me heronj të trilluar e të cilët s’kishin asgjë të përbashkët
me realitetin, i cili paraqitej ndryshe ngaqë ishte.
Biser
Mehmeti paraqet ngjarje në një vend e në një hapësirë të cilën nuk e emërton,
madje të gjitha këto zhvillohen në një kohë që mund të ketë ndodhur para një
kohe të gjatë, që mund të ndodhin edhe sot e që mund të ndodhin edhe nesër.
Personazhet që i paraqet janë njerëz të zakonshëm, të cilët gjatë rrugës së
tyre jetësore ballafaqohen me shumë peripeti e fatkeqësi, për të cilat janë
mjaft të pafuqishëm për të ngadhnjyer dhe s’kanë mundësi ta luftojnë të keqen
që ua shkatërron ëndrrat dhe dëshirat për një jetë të lumtur. Personazhet u
nënshtrohen trilleve të marra të njerëzve të fuqishëm, të cilën edhe e kanë në
dorë fatin e tyre. Njerëzit e fuqishëm s’dinë çka është mëshira e dashuria, po
dinë çka është dhuna dhe urrejtja. Autori paraqet dy tipare të njerëzve: të
dobtit dhe të fuqishmit, të cilët sikur veprojnë kundër njëri-tjetrit.
Romani “
Jetë e mohuar” i Biser Mehmetit është roman për vuajtjet e njeriut të
pafajshëm, roman i dhembjes së madhe, roman i paaftësisë së njeriut për të
arritur deri te lumturia, për të cilën gjithnjë gjakon. Autori ngjarjet i
paraqet në një ambient të mbushur me zymtësi të llahtarshme që të kujton
ambientin e paraqitur nga Kafka në romanet e tija të famshëm. Personazhi-narrator
si edhe shumë peronazhe që veprojnë bashkë me të në fund bien viktima të
njerëzve, të cilët nuk pajton për shumë arsye e me të cilët dikur kanë pasur
miqësi të madhe. Mirëpo në jetë “ gjërat nuk zhvllohen shpesh ashtu siç kemi ne
dëshirë, sepse ato varen edhe nga faktorë të tjerë!” Kjo është fatkeqësia më e
madhe që u ndodh gati të gjithë personazheve që janë portretizuar me përkushtim
të madh.
Autori më
së shumi e përdorë antitezën për të përshkarur situatat në të cilën gjenden
personazhet. Ata duke kërkuar lumturinë e gjejnë fatkeqësinë, duke kërkuar
dashurinë e gjejnë urrejtjen. Të gjitha këto të këqija vijnë nga miqtë që janë
shndërruar në armiq. Njëriu për të cilin perisnazhi kryesor ka menduar se do ta
bën të lumtur i sjell fatkeqësinë më të madhe. Kur mundohet t’i shkëput lidhjet
me njerëzit e dashur pikërisht atëherë fillon shtjellimi i dramës njerëzor,
gjatë së cilës dalin në shesh paradokset e jetës. Personazhi duke menduar të
ikën nga njerëzit që dikur i ka dashur është i detyruar të kalon edhe nëpër
“rrethin e shtatë të ferrit” kurse gjatë gjithë kohës shpirti i tij sfilitet në
mes të jetës e vdekjes. Gjatë këtij udhëtimi të mundimshëm atij i duhet të
ballafaqohet edhe me një femër që dikur e ka dashur më së shumti po që dikur
kupton se ka “ fytyrë engjëlli po shpirt djalli” dhe e cila ia shkakton të
gjitha mynxyrat. Personazhi-narrator nuk është superhero, po një njeri i
rëndomtë, i cili s’ka fuqi të luftojë
kundër një grupi njerëzish të cilët janë të veshur me pushtet dhe e kanë ligjin
në dorë. Njerëzit e pushtetit kanë të drejtë çdo herë, madje edhe kur gënjejnë
duhet besuar. Në këtë mënyrë autori paraqer njeriun e pambrojtur nga sistemi i
deformuar, në të cilin ligji ekziston vetëm si nocion dhe ai përdorët sipas
nevojës. Shteti në këtë roman është ai që ua përcakton njerëzve edhe mënyrën e
jetës.
Pjesa më
e madhe e ngjarjes në këtë roman zhvillohet në një kështjellë mesjetar,e e cila
është e mbushur plot me njerëz që janë të denuar padrejtësisht me akuza banale,
kinse janë të çmendur dhe se aty janë sjellë me qëllim që të shërohen nga çmenduria. Të gjithë e
dinë se realisht nuk janë të çmendur po
aty janë pse kanë vepruar kundër sistemit shtetëror. Stili i autorit është
mjaft i mbushur me figura letrare dhe lë mundësi shumëkuptimësie. Është
vështirë të thuhet nëse kështjella mjesjetare ku mbahen të izoluar njerëzit që
janë për një sistem tjetër shoqëror simbolizon burgun ku janë mbajtur të
burgosurit politikë apo njerëzit që mbaheshin të izoluar pa kurrfarë të drejta.
Në
romanin “ Jetë e mohuar” autori Biser Mehmeti paraqet jetën e rëndë deri në
absurd të njerëzve që ishin të izoluar si rezultat i bindjeve të tyre
personale. Mirëpo, tragjikja e krejt fabulës qëndron në faktin se edhe jeta
jashtë kështjellës është akoma më e rëndë, akoma më torturuese. Kur njëri nga
personazhet pas shumë vjetësh arrin të
Në fund
mund të themi se romani “ Jetë e mohuar” i B. Mehmetit, i cili bën pjesë në
romanet e realizmit magjik është një vepër që ofron vlera në fushën e letërsisë
së sotme shqipe.