| E enjte, 31.01.2013, 09:10 PM |
REPUBLIKA ISLAMIKE E IRANIT ARRESTON KORRESPONDENTËT E VOA-s DHE TË BBC-së
Nga Frank Shkreli
Mediat
ndërkombëtare dhe organizatat për mbrojtjen e gazetarëve njoftuan të djelën për
arrestime të reja gazetarësh në Iran, përfshirë edhe korrespondentët e Zërit të
Amerikës dhe BBC-së, dy enteve të mëdha të lajmeve ndërkombëtare, të akuzuar
për bashkpunim me media të huaja në gjuhën persisht dhe për lidhje, me ato që
Irani cilëson, si grupe dhe media ''kundër-revolucionare'', që sipas
autoriteteve iraniane bashkpunojnë me kundërshtarët e regjimit. Regjimi i Teheranit i konsideron entet
ndërkombëtare të lajmeve, siç janë Zëri i Amerikës dhe BBC-ja, si organizata
armiqësore. Lajmet bëjnë të ditur se shumë iranianë dëgjojnë dhe shikojnë
programet radio-televizive në gjuhën persishte të Zërit të Amerikës dhe të
BBC-së.
Sipas
lajmeve të bazuara në burimet nga Irani, thuhet se të pakën 14 gazetarë që
punojnë për media të ndryshme reformiste të Iranit u arrestuan të shtunën dhe
të djelën dhe janë lëshuar fletë-arrestime edhe për disa të tjerë.
Në një
njoftim për media, të titulluar Djela e Zezë, organizata franceze
Korrespondentët pa Kufij, thotë se udhëheqsi suprem i Iranit, Ali Khamenei po e
shton luftën kundër gazetarëve, duke cituar Sekretarin e Përgjithëshëm
Chistophe Deloire se në Iran, ''Persekutimi i gazetarëve po intensifikohet nga
dita ditë. Irani ende nuk ka dalur nga periudha e terrorit që filloi pas
zgjedhjeve të kundërshtuara për president në vitin 2009, dhe tani pesë muaj
para zgjedhjeve të ardhëshme në Qershor të 2013-ës - autoritetet iraniane po
dërgojnë një paralajmërim të qartë se gazetarëve dhe medias do t'i mbyllet
goja.'' Organizata për mbrojtjen e gazetarëve, Korrespondentët pa Kufij, bën
thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë gazetarëve që
tani mbahen në burgjet e Iranit. Autoritetet duhet që u japin fund menjëherë
këtyre valëve arrestimesh, qëllimi i vetëm i të cilave është që të sigurojë
stabilitetin e regjimit dhe mbijetesën e tij. Përpjekje të tilla janë të
destinuara të dështojnë, thuhet në njoftimin për media të kësaj organizate.
Prokurori i Përgjithëshëm i Iranit Gholam Hossin Mohseni Ejehi citohte të ketë
thënë me kërcënim gjatë një konferencë shtypi me 21 janar se, '' më kanë ra në
dorë informacione të besueshme se disa gazetarë në
Edhe
organizata tjetër e njohur për mbrojtjen e gazetarëve anë e mbanë botës,
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me qendër në Nju Jork, reagoi ashpër ndaj
arrestimeve të gazetarëve në Iran duke cituar drejtorin e kesaj organizate për
Lindjen e Mesme, Sherif Mansour se, ''Me
këtë valë arrestimesh duket se autoritetet iraniane po përpiqen, që në mënyrë
paraprake, të heshtin median e pavarur para zgjedhjeve presidenciale të
Qershorit.'' Ai gjithashtu u bëri
thirrje autoriteteve iraniane, që të, ''lirojnë të gjithë gazetarët e burgosur
dhe të ndalojnë njëherë e mirë përpjekjet e vazhdueshme që përdoren për të
cilësuar kritikët e regjimit si armiqë të shtetit.''
Sipas
Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Irani është në vendin e dytë si vendi më
i keq për burgosjen e gazetarëve, në të njëjtën ligë me Turqinë dhe Kinën.
Humbja e
lirisë së medias dhe e gazetarit për të kryer detyrën e vet një vend, është
humbje e lirisë së shtypit në çdo vend.
Sulmet kundër gazetarëve në
Fillozofi
dhe teoristi moral dhe politik britanik i 1880-ave, Xhon Stuart Mill ka thënë
se, ''nëqoftse i gjithë njerëzimi do të ishte i të njëjtit opinion, me
përjashtim të një personi, njerëzimi nuk do të ishte më i justifikuar të heshtë
atë person, se sa të heshtë të gjithë
njerëzimin''. Për më tepër, Xhon Stuart
Mill, ka thënë se ''Nëqoftse heshtim një opinion, të gjithë e dimë se, jemi
duke heshtur të vërtetën'', dhe se ''një opinion i gabuar mund të ketë në
vetvete një të vërtetë të vogël, që është e nevojshme për të zbuluar të
vërtetën në terësi.''
Pa marrë
parasyshë se për cilin shtet, qeveri ose regjim bëhet fjalë, kur vjen puna tek
liria e shtypit ose mohimi i kësaj lirie, sipas Tomas Xhefersonit, autorit të
Shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ''Çdo qeveri që nuk duron kritikat e botuara,
meriton të bjerë.'' Këjo thënje e Xhefersonit i përshtatet
regjimit tiranik të Iranit dhe gjithë regjimeve diktatoriale të cilat nuk
durojnë kritikat nga shtypi.