| E enjte, 31.01.2013, 07:08 PM |
RRUGËT
E SHTEGTIMIT NË GJUHËN SHQIPE
(Rashit
Gashi, Rrugët e shtegtimit,
Amanda Edit, Bukuresht, 2012)
Nga Baki Ymeri
Përmbledhjen e poezive
të këtij libri, autori ua kushton fëmijëve të tij, nipave e mbesave si dhe
mbarë farefisit me rastin e njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si
shtet i pavarur, i lirë dhe sovran. Në kuadrin e parathënies „Shtegtimet
shqiptare të një poeti kosovar”, kemi theksuar se poezia e Rashit Gashit
qëndron nën ndikimin metaforik të fillimit të përjetshëm, duke invokuar
vendlindjen dhe atdheun si një vlerë sublime e ekzistencës. Tema qëndrore e
frymëzimit të tij është lirika patriotike. Duke e shfletuar biografinë dhe duke
e kundruar portretin e tij, autori duket inteligjent dhe i ndershëm. Ai shkruan
me admirim për historinë të përbujshme, nga e cila ka përvetësuar dinjitetin,
thjeshtësinë dhe modestinë. Dhe më tej:
Dikurë, gjatë
ëndërrimeve takohesha me një vashë të bukur në një kishë të braktisur.
Zakonisht arrija unë i pari, duke u mahnitur pse nuk hynte askush në atë kishë
që e kishin shembur anadollakët tanë pas invazionit osman në Kosovë. Kisha
dukej e bukur, me piktura të Shën Marisë, Jezu Krishtit, Gjergj Kastriotit,
Gjon Buzukut etj., ndërsa shkallët e saj prej mermeri të bardhë, thuajse të
ftonin të ngjitesh deri në qiell, përmes lutjes Ati Ynë. Dhe ja tani, takohemi
për herë të parë me poezinë e një krijuesi të nga kjo zonë e prekur 500 vjet
nga inkuizicioni osman dhe 100 vjet nga kolonialzmi serb: E kur zbres në
Breg të Kishës/ Shikoj Lagjen e Gjurgjicës/ Ara e male të Bytyqve/ Ngjit me
fushat e Balincës/ E kur kthehem nga Tërpeza/ Fluturojnë larg mendët e mia/ Si
në ekran më dalin përpara/ Arta, Parga e Preveza/ Bujanovci e Presheva/
Shkupi,Tetova e Manastiri/ Hot e Grudë, Plavë e Gucia/ Rreth e qark trojet
shqiptare/ Cep më cep tërë Arbëria...
Edhepse jemi kundër
teorisë banale të krijimit të një kombi të ri (kosovar), apo të një flamuri
artificial pa simbolet e kombit, siç është ai që e miratuan përkohësisht
analfabetët e servilizmit tonë politik, ne nuk kemi asgjë kundër sintagmave
tetovar, korçar, kërçovar apo kosovar, sepse këto nuk janë sintagma përçarëse,
por dëshmi historike të zonave tona të banuar me një shpirt të përbashkët, me
shpirtin shqiptar.
Poezia e Rashit Gashit
qëndron nën ndikimin metaforik të fillimit të përjetshëm, duke invokuar
vendlindjen dhe atdheun si një vlerë sublime e ekzistencës. Tema qëndrore e
frymëzimit të tij është lirika patriotike. Duke e shfletuar biografinë dhe duke
e kundruar portretin e tij, autori duket inteligjent dhe i ndershëm. Ai shkruan
me admirim për historinë të përbujshme, nga e cila ka përvetësuar dinjitetin,
thjeshtësinë dhe modestinë. Në vargjet e tij defilon kronika e iluzioneve, disa
personalitete legjendare dhe lista e shpresave. Në krahasim me do popuj tjerë
që na i braktisën trojet, shqiptari i Rashit Gashit nuk inkorporohet në
spektrin e një populli të lodhur nga historia.
Fjala e recensentit
Të gjitha shtegtimet,
shpërnguljet, dëbimet apo eksodet, në histori, rrallëherë ishin të rastësishme,
por në përgjithësi ishin të dhunshme, madje mjaft të dhunshme dhe çnjerëzore,
siç ngjau me popullin tonë gjatë historisë. Prandaj, sot më shumë shqiptarë ka
anë e kënd botës se sa në vendin amë autokton, në Shqipëri, në Kosovë dhe vende
të tjera shqiptare denbabaden.
Kjo është brenga më e
madhe e autorit që e mundon, prandaj edhe e shpreh nëpërmjet vargjeve të
poezive në këtë përmbledhje „Rrugët e shtegtimit”. Autori shkruan për
vendlindjen, për Drenicën si rajoni më i dalluar dhe i vetëm në Kosovë në mes
të Rrafshnaltës së Fushë Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të cilën siç
thotë autori, e kanë zvogëluar e rrudhë shumë, e besa edhe duke shpifë e
pagëzuar shpesh herë edhe emra e terma të ndryshëm, pa kurrfarë baze reale e
shkencore. Kjo e brengos shumë autorin.
Rashit Gashi shkruan
për vuajtjet e popullit nën pushtimin e pushteteve të huaja të njëpasnjëshme,
për shpërnguljet në masë, për torturat, dhunimet e vrasjet individuale e
kolektive, për luftat e njëpasnjëshme, për katastrofat natyrore, për heronjtë e
dëshmorët, për artistët e shkrimtarët, për shokët, miqtë e dashamirët.” (Mursel
Gashi)
Urime pavarësia,
Shqipëri!
(28 nëntor 2012)
Njëqind vjet në
Pavarësi
Qofsh e rrofsh nëna
Shqipëri,
S’vonon shumë do të
vijmë te ti,
Bashkë me motra e
vëllazëri,
(Ndoshta mu në këtë
shekull të ri
Nën një kulm, në një
shtëpi,
Nën flamurin kuq e zi;
Me Preshevë e
Manastir,
Me Tivar e me Ulqin,
Me Kosovë e Çamëri,
Hot e Grudë, Plavë e
Guci.
Prandaj, sot me
krenari,
Me gjithë zemër e me
gjithë shpirt;
Ua uroj këtë Ditë të
Madhe,
Të Flamurit kuq e zi,
Për Shqipëri e
Pavarësi,
Gjithkah janë trojet
shqiptare,
Për shqiptarë e
Shqiptari.
VENDLINDJA IME*
Lart, me male, lugje e
kodra,
Bukolike dhe me lodra,
Ujë të kristaltë porsi
argjendtë,
Kroi i ftohtë dhe Kroi
i Shenjtë
Kroi i Vogël dhe Kroi
i Madh,
Në Lug të Thatë dhe në
Lug të Madh.
E në dy anët si për
dëshirë,
Kroi i Stakës dhe Kroi
i Mirë,
E në mes tyre Kroi i
Ashtit,
Guri i Shenjtë dhe
Guri i Rrafshit.
E në mes të lagjes
pranë një drurit,
Kroi i Vjetër i tërë
katundit,
Aty e ndjejë
ngrohtësinë e votrës,
Në Udhë të Madhe dhe
në Udhë të Botës.
E mandej në Përrue të
Keq,
Në Lajthi të Madhe e
Ndërmjec.
Në Gurë të Qamrukut
kam merak,
Në Lug të Mollës
pushoj pak,
Në Ahishtë të Djegur
mbledhi dredhëza,
E në Fushë të Bjeshkës
dal me vrap.
Në Udhë të Kodrës e në
Berishë,
Zemrën mal e syrin
pishë,
Kundroj këndshëm e me
admirim,
Fushë-Kosovë e
Dukagjin.
Në Lug të Plepave e në
Rrallëcina,
S’shihen fare nga
lisnajat,
Kodra e Lithit e
Sigjavina.
Nga Hunaja e në Guri
të Vogël,
S’shihet fare në Kodër
të Mollës.
Tatpjet tretet një
vegim,
Në Mal të Humzës e në
Rranim,
Në Udhë të Qarrave e
në Gallushë,
Plot me drithëra,pemë
e rrush,
Molla të ëmbla në Arë
të Lugut,
Grurë të hershëm në
Ara të Pllugut.
Grurë e misër në
Saishtë
Drurë të rrallë e pemë
të ëmbla,
Në Livadh të Vidhit e
në Grapishtë.
Në Likene e në Zuq,
Drithëra të mira e
Çobanesha në skaj të
Livadhit,
Me shenjë dore ja bën
djalit,
Në Kryebreg e në Ara
të Malit.
Në Mal të Kukiqit e në
Shpat,
Rriten lisat e
lulëzojnë pemët,
Sikur nuse me duvak
E ndër Mrize kah
Livadhi,
Ndihet larg fyelli e
kavalli,
E më poshtë, në lugje
e kreshta,
Plot me ara e me
vreshta,
Të qojnë peshë me
këngë e valle,
Djem e vajza e
baresha.
E kur zbres në Breg të
Kishës,
Shikoj Lagjen e
Gjurgjicës,
Ara e male të Bytyqve,
Ngjit me fushat e
Balincës.
E kur kthehem nga
Tërpeza,
Fluturojnë larg mëndët
e mia,
Si në ekran më dalin
përpara,
Arta, Parga e Preveza,
Bujanovci e Presheva,
Shkup,Tetovë e
Manastiri,
Hot e Grudë,Plavë e
Gucia,
Rreth e qark trojet
shqiptare,
Cep me cep tërë
Arbëria.
* Toponimet apo emër
vendet e Lagjes së Xhamisë,mbi 98% janë të gurrës shqipe. Vetëm në territorin e
Lagjes së Xhamisë,të vendlindjes sime,në fshatin Arllat, janë përmendur e
shënuar mbi pesëdhjetë (50) toponime apo emër vende të gurrës thjesht autoktone
shqipe, të përdorura brez pas brezi denbabaden,babë e babëgjyshë. Ndikimet e
jashtme të gjuhëve të huaja dhe të pushtuesve të herëpashershëm,në territorin e
kësaj lagjeje kanë qenë të pakët për të mos thënë minimale;mund të përmendim
vetëm dy toponime të rrënjës dhe të ndikimit të gjuhës sllave: Ulica dhe
Tihavica. Ndërsa në lagjet tjera dhe fshatrat për rreth,ndikimet e jashtme, sidomos
nga gjuhët sllave (bullgarishtja e maqedonishtja) e të tjerë pushtuesve gjatë
historisë kanë qenë më të theksuara,si p.sh: Stakovica (krua), Kryegllav
(mal-Kodërmali), Karanovc (tur. ujë i zi), Gërrbavicë (arë), Gllavicë
(vendbanim), Lugidol (përrua), Fusha e Turkut, po edhe Dobrovoda (krua),që
vendasit e lagjes përkatëse denbabaden (babë e babëgjyshë) e kanë shqiptuar
Drobavoda. Në kufi me fshatin Balincë, ekziston një burim i vjetër (pus),ujët e
të cilit nuk mund të pihet se e ka një erë (duhmë) të rëndë që kundërmon.
Vendasit e fshatrave përreth, e quajnë: Samërdan, Smërrdan dhe Serrëmdan. Ky
emër është ndikim i drejtpërdrejt i gjuhëve sllave,me gjasë vjen nga fjala
Smërrdi që do të thotë kundërmon (kundërmim),erë e rëndë dhe e keqe që të zë
frymën. Janë cekur edhe disa toponime të tjera jashtë territorit të vendlindjes
sime (të Lagjes së Xhamisë),duke përfshirë tërë trojet shqiptare,tani për
tani,të ndara në shumë shtete të gadishullit Ballkanik,me kufij të dhunshëm
administrativ dhe shumë të padrejtë e arbitrar. Vlen për të cekur se mu në
Lagjen e Xhamisë në Malin e Hodës e që kufizohet me arën e Hodës, me Kuqlinën e
me Ograjën e Shaqir Alisë, u mbajt dhe u organizua kuvendi për formimin e
shoqërisë “Drita”, më 1 prill 1937. Kryetar i së cilës u zgjodh Mullah
Rexhep Krasniqi-Tryeza nga Tërpeza dhe sekretar Mullah Rexhep Morina nga kjo
lagje dhe njëherit Imam në Xhaminë e Arllatit. Programi i shoqërisë “Drita” ishte:
1) Grumbullimi i ndihmave për nxënësit dhe studentët në shkollën e Medresës së
Madhe në Shkup e në vende tjera, 2) Pengimi i shpërnguljeve të shqiptarëve në
Turqi e vende tjera, 3) Pengimi i reformës agrare dhe i kolonizimit, 4)
Konfrontimi sa më i madh me kolonistët e ardhur, 5) Mos dëgjueshmëria e
urdhrave të pushtetit aktual, 6) Mospagimi i taksave dhe i tatimeve të shtetit
okupues dhe 7) Ndihmat solidare për të varfëritë vendas etj.
DRENICA HEROIKE*
Ty Drenicë t’i marrsha
të ligat,
E t’i pasha të gjitha
të mirat,
T’u plotësofshin krejt
dëshirat,
Prej më të voglave
deri më të mirat.
Gjithmonë ndera të
qoftë në konak,
E trimëria në hutë e
në çark;
Mençuria në odë të
burrave,
E flamuri në maje të
kullave.
Shpeshherë ty të kanë
përqeshë,
Ca të liq e të pafe,
Shumë të liga t’i kanë
mveshë,
Që s’i kishe as s’i
ke.
Kah do u enda e kah do
shkova,
Gjithçka ndjeva e
dëgjova,
Do të quanin babaxhan,
E do tjerë dhe
trashaman,
Shumë të tjerë edhe të
marrë,
Kur e kalleshe flakë e
zjarr.
E kur ti s’shiheshe
prej tymit,
Ata futeshin në birë
të minit,
Ose rrinin në mafile,
Me çibuk e me
nargjile,
Tue shitë mend, tue
shitë jardam,
E armikun nën jorgan.
Prandaj,të them t’i
marrsha të ligat,
E t’i pasha të gjitha
të mirat,
Si gjithmonë edhe
trimërinë,
Krahas saj dhe
bujarinë,
Mençurinë dhe
diturinë,
Modestinë dhe
besnikërinë,
E mbi të gjitha,
drejtësinë.
Qysh i vogël kisha
ndi,
Se kishte thënë një
plak në Malësi:
Mençuria me trimëri,
Janë mbi mbretër e mbi
krajli,
Janë kala e
janë shtëpi,
Krijojnë shtet, bëjnë
qeveri.
Se përndryshe veç e
veç,
Bëhen copë bëhen
përshesh.
E trimëria pa mençuri,
Është si trualli pa
shtëpi,
E kalaja pa çati (pa
kulm),
Verë e dimër,borë e
shi.
Sikur tani dhe dikur,
Ty Drenicë shumë të
kanë tkurrë,
Të kanë strukur e të
kanë rrudhë,
Në Carralevë e në
Radishvë,
Nuk të kanë lënë as
shteg për udhë.
Ndërsa në Lindje e në
Perëndim,
Për atë Zot e Perëndi,
S’t’kanë lënë megjë,
S’t’kanë lënë kufij.
Në besë të babës e në
besë të djalit,
Në varr të gjyshit e
në varr të të parit,
Se Drenica hanedan,
Prej nga lind e
perëndon,
Është Drenicë e është
Drenushë,
Bjeshkë e kodër e mal
e fushë,
Carralevë e Radishevë,
Artakoll edhe Llapushë
(Zatriq e Mihaliq).
Prandaj, në ty Drenicë
betohem,
Me ty bie e me ty
zgjohem,
Me ty rritem,me ty
gëzohem,
Për ty vdes,me ty
krenohem.
Andaj, sot kah vij e
shkoj,
Te gjitha të mirat t’i
dëshiroj,
Derisa të jem e derisa
të rroj,
Kurrë për jetë nuk do
të harroj.
* Drenica është një mes-territor
unikat, ndoshta më i madhi në mes dy regjioneve më të mëdha në Kosovë,të
rrafshnaltës të Fushë-Kosovës dhe të rrafshit të Dukagjinit. Është unikat edhe
për disa karakteristika të veçanta,si për nga standardi social-ekonomik,
boniteti i tokës,të gjuhës së folur,të veshjes tradicionale,të traditave, të
dokeve e të zakoneve,në raste gëzimi, pikëllimi apo hidhërimi;sikurse janë
ritet e lindjes, të dasmës të vdekjes etj. Si regjion gjithmonë ka qenë i
pazhvilluar dhe i varfër,por krenar e luftarak. Kurrë s’e ka duruar robërinë as
padrejtësinë dhe sundimin e pushtuesve të herëpashershëm në histori.
Prandaj,vazhdimisht është çuar në kryengritje të vazhdueshme dhe ka luftuar
kundër çdo armiku. Armiqtë, në vazhdimësi, për ta thyer këtë krenari dhe
ndjenjë luftarake-kryengritëse,ka përdorur mjete e metoda të ndryshme:
tortura,rrahje,burgosje,vrasje,dhunime,dëbime dhe masakra në masë,qofshin ato
individuale apo kolektive. Për ta sunduar më lehtë këtë regjion luftarak e
kryengritës,shpesh herë e kanë ndarë e copëtuar në pjesë territoriale më të
vogla: në anë,krahina apo nahi, me qëllim që të humbet orientimi i tërësisë si
territor i Drenicës. Me ardhjen e pushtuesve sllavë një pjesë të territorit të
Drenicës e pagëzojnë ose e quajnë “Prekorupë”, termin e shpifur, pa
kurrfarë baze reale as kurrfarë mbështetje shkencore,por vetëm e vetëm për
qëllimet e tyre sunduese për ta qeverisur e sunduar më lehtë këtë regjion kryengritës.
Këtë pjesë të tërësisë së Drenicës të ashtuquajturën “Prekorupë”,
vendasit denbabaden e kanë quajtur “gropa”, kurse me ardhjen e
pushtuesve sllavë është pagëzuar me termin “Prekorupa”. Ndoshta ky term
sllavë është aludim i drejtpërdrejt i luginës apo fushë-gropës së Drenicës. Ky
term (emërtim),gjatë sundimit sllavë,për një kohë të gjatë,edhe u zyrtarizua
dhe hyri në analet administrative, deri sa përfundoi sundimi dhe pushteti i
drejtpërdrejt sllavë në këtë regjion.
Për çudi,më vonë edhe
disa intelektualë tonë shqiptar e shpifën një term tjetër të ri “Llapusha”,pa
kurrfarë baze reale dhe mbështetje shkencore,dhe hiç “më i mirë” se termi i
mëparshëm “Prekorupë”; sepse që të dyja kishin një qëllim të përbashkët,
copëtimin dhe ndarjen e tërësisë territoriale të Drenicës. Termi i parë i
shpifur,pa kurrfarë baze reale dhe mbështetje shkencore “Prekorupa”,ishte
me qëllim të ndarjes së tërësisë të kësaj treve nga emërtimi gjeografik i
territorit të gjerë të Drenicës,për ta sunduar më lehtë; ndërsa termi i dytë “Llapusha”,po
aq i pavend dhe bazë reale e mbështetje shkencore lindi apo “polli” nga
mendjemadhësia,gjëja se është zbuluar diçka e re. Por në esencë që të dyja
shkonin në favor të politikave jo të mira për këtë territor dhe për vendasit.
Banorët e kësaj ane,sa herë kanë dalë jashtë kësaj treve,qoftë si punëtorë të
thjeshtë,qoftë si mjeshtër,qoftë si këngëtarë apo si pleqnarë,gjithmonë janë
paraqitur (prezantuar) si të Drenicës. Pra edhe ky është një argument plus,por
shumë domethënës, i fortë dhe real,sepse si të tillë e kanë ndier veten si
pjesë e Drenicës denbabaden. Ironia edhe më e madhe në kohët e fundit (pas
luftës së fundit), janë shtypur e botuar edhe harta topografike,me këtë term
apo toponim (emër vendi) “Llapushë” si regjion i posaçëm. Edhe më keq,në
këto harta,edhe Vargmalet e Drenicës që nga Gryka e Llapushnikut e deri në
Grykën e Carralevës, të shënuara edhe në hartat e mëparshme si Vargmalet e
Drenicës,në këto hartat e reja shënohet “Llapusha”. Çfarë ironie! Çfarë
papërgjegjësie dhe papjekurie! Çfarë mëkati e çfarë tmerri. Po sikur të ishte
Migjeni gjallë do të bërtiste në kupë të qiellit: Perëndi a shef,a dëgjon?Pse e
vonon gjykimin,për këtë tmerr,për këta mëkatarë.
Për këtë një faj jo të
vogël e kanë edhe intelektualët akademikë, pse heshtin e nuk reagojnë,për ta
sqaruar këtë çështje në pikëpamje dhe baza shkencore.
Në këtë drejtim,në të
kaluarën jo fort të largët,janë bërë disa përpjekje në vitet 1986-1988,nga një
grup i bashkëpunëtorëve shkencorë të institutit nga instituti Albanologjik i
Prishtinës dhe i komunës së Drenasit,për të hulumtuar e mbledhur material nga
terreni i Drenicës,me qëllim që të hartohet një monografi për Drenicën dhe për
caktimin e kufijve të saj realë. Mirëpo,për shkak të zhvillimit të ngjarjeve
pas vitit 1988 ai aktivitet dhe ajo iniciativë e nisur u ndërpre. Në bazë të
materialit të grumbulluar në terren,të njerëzve të vjetër e pleqnarëve të kohës
si edhe të disa shkrimeve e shënimeve të shpërndara aty-këtu që i hasim nëpër
libra e botime të ndryshme,qofshin ato shkencore apo letrare,del se kufijtë
real të Drenicës janë: veri-jug, Radishevë-Carralevë dhe
lindje-perëndim, Mihaliq-Zatriq (Drenovci i Zatriqit).Këtë e ka pohuar
në kohën e tij edhe pleqnari i Kosovës Xhemail Abria, siç e kemi hasur e
vërtetuar në terren.Këtë argument, do të thosha të fortë edhe në disa libra e
botime të tjera si: 1) Dr.Adnan Morina,gjeograf “në Podrimja”,botim
shkencor, 2) Sylejman Krasniqi,shkrimtarë “Jetëshkrimi”,roman, 3)
M.S.Millojoviq “Putopis dela Stare Serbie” (Udhëpërshkrimi i pjesës së
Sërbisë së vjetër) Bgd.1872, 4) Dr.Mehmet Rukiqi “Tahir Berisha”,monografi,
5) Mr.Sinan Gashi “Arllati”,monografi, 6) Qerim Zariqi “Arsimi dhe
shkolla shqipe në Drenicë gjatë shekullit XX” dhe 7) Xhemail Bajrami “Xhemail
Abrai pleqënar i Kosovës”. Bazë të të gjithave këtyre argumenteve: të
mbledhura në terren,të pohimeve të njerëzve të moshuar dhe të kohës si dhe të
shënimeve të hasura në libra e tekste të ndryshme qofshin ato shkencore apo
letrare dhe të karakteristikave dhe tipareve unikate në regjionin e gjerë të
Drenicës që i kemi cekë më parë, del se kufijtë real të Drenicës janë:
Carralevë-Radishevë (jug-veri) dhe Zatriq-Mihaliq (perëndim-lindje). Kufijtë e
Drenicës: Radishevë - Caralevë (veri - Jug) dhe Mihaliq - Zatriq (Lindje –
perendim)
GURI I SHPUAR ËSHTË
DËSHMITAR*
Në mes të lagjes është
një udhë,
Përbri saj është
ngritë një mur,
I ndërtuar në të
kaluar,
Veç me lloç e veç me
gurë.
Midis murit është një
gur,
Në mes të tjerëve më i
dalluar,
Lehtë dallohet me të
shikuar,
Pak më i bardhë e pak
i shpuar.
Ishte kohë lufte dhe
rrezik,
Shkonim në kurs
analfabetik,
Për të mësuar shkrim
edhe lexim,
Shkonim natën me
nxitim.
Nëpër borë e nëpër
shi,
Për të mësuar
shkronjat edhe numrat,
Të gjithë së bashku
pleq e të rinj,
Mësonim në odë aty
përbri.
Në odë tej murit në
kojshi,
Të gjithë së bashku
shkojmë ujdi,
Se po s’dite
shkrim-lexim,
Thonë s’ke vlerë as
ardhmëri.
Dëshmitar ka mbet ai
gur,
Midis të tjerëve në
atë mur,
Lehtë dallohet me të
shikuar,
Pak më i bardhë e pak
i shpuar.
* Ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore,viti 1944,muaj Nëntor apo Dhjetor. Ende i vinte era barutit. Vende-vende edhe luftohej. Arllat dhe brigadat partizane, gjithkah gjezdisnin nëpër Drenas. Vrisnin e mobilizonin të rinj e të reja,me hir e pahir e besa edhe vrisnin e masakronin njerëz të pafajshëm, duarthatë e të pambrojtur. Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945 u organizua pushteti lokal i vendit, në këshillin e vendit në Arllat. Mes aktivit-eteve u organizuan edhe kurset për zhdukjen e analfabetizmit për të mësuar shkrim-lexim. Pjesa dërrmuese e popullatës ishin analfabetë,një pjesë autodidakt,e aty-këtu ndonjë që kishte të kryer shkollën fillore (katër klasëshe) në gjuhën serbo-kroate,në ish mbretërinë Jugosllave deri në vitin 1940. Edhe në lagjen tonë (në Lagjen e Xhamisë),u organizua kursi analfabetik,të cilin e organizoi dhe e udhëhoqi, vëllai i im i ndjerë Hamit A. Gashi, të cilin me 26.03.1999 e vranë forcat barbare serbo-sllave. Në kurs u përfshin të gjithë meshkujt nga 10-12 e deri në moshat e shtyra,të cilët nuk dinin shkrim-lexim. Në mesin e kursistëve,ndër më të rinjtë ishim unë dhe i ndjeri Mr.Tefik Morina. Mësonim në odën e një kojshiut (në odën e Sahit Çukës). Oda ishte e tipit të vjetër,e ndërtuar në të kaluarën e cila ishte e mbështetur në murin e oborrit.Kursin e vijonim natën edhe pse ende ishte kohë lufte.Për t’ua bërë të ditur (lajmëruar) që të na çelin derën e oborrit,trokitnim në mur,gjegjësisht në një gur,që gjendej në mesin e atij murit,e që ishte pak më i dalluar,pra ishte pak më i bardhë,që natën dallohej prej të tjerëve. Kështu duke e rrahur për çdo natë,ai guri u grupua bukur shumë. Edhe sot pas më shumë se gjysmë shekulli,në atë mur,në mesin e të tjerëve,qëndron si dëshmitar i kohës. Prandaj ai gur ‘‘pak i bardh pak i shpuar’’ që lehtë dallohej edhe vërehej drejtpërsëdrejti më të shikuar,ka mbet dëshmitar. Guri i shpuar është dëshmitar.