| E marte, 29.01.2013, 08:56 PM |
Takim i
(pa)përfunduar ?
Jeta pa parime është si anija pa timonier. (Gandhi)
Nga Zejdush Kastrati
Nuk
besoj, se ndokush, ka pritur, që Kongresi i VI-të, i Partisë Demokratike të
Kosovës, i mbajtur, me 26 dhe 27 janar, të përfundojë, ndryshe ,pos ashtu, edhe
si filloi dhe u përmbyll.
Kryemninsitri
aktual, dhe kryetari i deritashëm i
kësaj parte, z Hashim Thaci, i cili, që nga dita e parë, kur u themelua ky
subjekt politik, e deri me tash,(nëse vazhdohet kështu mund të ndodh edhe për shumë vite),po udhëheqë PDK-në, pa ndonjë kundërkandidatë dhe kundërshtar
tjetër të fuqishëm politik,dhe sic u pa
edhe në transmetim të drejtëpërdrejt, u prit nga të pranishmit, me aplaudime të
fuqishme, ngritje në këmbë, e buzëgjeshje, që në disa momente , gjasonte, edhe në Kongreset e
komiteteve të kohës së monizmit,por gjithashtu, edhe me disa delegatë prezent,
të cilët, për liderin e tyre,
bëjnë, edhe ate, që nuk e
bëjnë, për askend tjetër në botë, dhe me
të vetmin qëllim –që të jenë dhe të mbesin
në pushtet,e këtë, dihet, se hë për hë, ia mundëson, vetëm, te qenunit,
afër, dhe me Thacin.
Dy ditët e Kongresit,apo Konventa, siq u quajt jo vetëm nga Thaci, u zhvillua dh u përmbyll pa probleme dhe refleksione që mund të kareakterizohen, me cka Pdk-ja,edhe dallohet nga disa subjekte tjera politike, që veprojnë në Kosovë, pasi që, kjo parti,sa i përket organizimeve të tilla, ka instaluar një traditë , strukturë dhe mendësi, që nuk e kanë subjektet tjera politike, e që edhe e dallon karshi tyre, dhe sic dihet, edhe po i funksionon , kur atyre u duhet,andaj kjo u vërejt dhe u dëshmua, edhe gjatë përgatitjeve nëpër nëndegë e degë,por edhe sa i përket votimeve ,pastaj sugurisë e kontrollimeve, gjatë gjithë kohës, së hyrje dajleve të të pranishmëve, e që funksiononte mirë, dhe krijonte përshtypjen, se kjo sallë, përkatësisht hyrja dhe ambienti, herë herë,i gjasonte një “Bondstelli” në miniaturë.
Cka mund të ndodh ,pas Kongresit ?
Edhepse,
përmbyllja e këtij Kongresi, jo vetëm
nga kryetari Thaci, por edhe nga shumë të tjerë, që u zgjodhën , në ekipin e
tij, e që u tha, dhe u vlersua, si “edhe një sukses i radhës, i këtij subjekti,
politik, në vazhdën e sukseseve demokratike
që po shënon, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Kosova në përgjithësi, në instalimin i
demokracisë…”,bazuar në mentalitetin, dhe realitetin ballkanas, e në veqanti,
atij shqiptarë, si kolektivitet,por gjithësesi, edhe të disa proceseve, e
ngjarjeve, para mbajtjes së këtij Kongresi,
e që ndërlidhen, drejtëpërdrejt, edhe me Jakup Krasniqin, i cili, sic
dihet, deri në këtë Kongres, mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të
Pdk-së,por, dhe të Fatmir Limaj, si
nënëkryetar i Partisë,mungesa apo “eleminimi”
i tyre në këtë Kongres,domosdo,mund të ndodh,që, do të reflektohet, në
ditët në vijim,me ngajrje interesante.
Publikimi
i letrës së kryeparlamentarit Krasniqi, vetëm një ditë para mbajtjes së
Kongresit,në të cilën letër, kryeparlamentari, dhe njëherit, sekretari i
përgjithshëm i PDK-së, si asnjë herë, deri më tash,bazuar në tonin dhe përmbajtjen e kësaj letre,”konvertohet “,
nga një përsonalitet, i cili, muajëve të
fundit, ishte identifikuar, jo rrallë herë ,edhe me një fjalor jashtëparlamentar e të ashpër,
karshi disa minsitrave, duke i
quajtur edhe “rrugaq…”pastaj, disa deputet: “si të paditur,hajna, e duke
i kërcënuar që të dalin jashtë sallës, nëse ata donë… “kurse në seancën e fundit të Parlamentit ,Krasniqi,
“pa dorëza” “bombardoi” dhe i vuri “kapak”, kur deklaroi, se “Qeveria aktuale, horizantalisht dhe vertikalisht,
është e zhytur në korupcion…”
Por,për
habi, e për respekt, në letrën e fundit,
po ky kryeparlamentar, duke arsyetuar publikisht, mosëpjesëmarrjen në
këtë Kongres,për opinionin e gjërë, na paraqitet dhe prezentohet, krejt si një përsonalitet tjetër,sa i përket gjuhës
dhe komunikimit, me të cilën, i adresohet dhe njofton hollësisht, opinionin e
gjërë publik,për këtë vendim të marrur.
Për
opinion,përmbajtja e letrës është shumë
parimore dhe me siguri,shton simpati tek
shumica, dhe bazuar në brumin e kësaj letre të paraqitur, është shumë vështirë
të besohet se, mund të prezentohet
nga ndonjë lider tjetër shqiptarë, në gjitha trojet shqiptare,në
veqanti gjuha, se si, duhet të
komunikohet me opinionin,pastaj mesazhi dhe argumentimi që bënë Krasniqi, duke
shtjelluar dhe zbërthyer në detaje
gjendjen në të cilën gjendet dhe po
kalon, e duhet të shkoj , Partia Demokratike e Kosovës,pa fyer e kërcënuar,pa
njollosur e etiketuar rëndë dikend,me një fjalor diplomatik e shumë
pragmatik,dhe kjo letër, me këtë
përmbajtje, shumë akademike, dhe me
nivel të lartë komunikimi, me siguri, do
të jetë, edhe një lloj, udhërrëfyesi dhe promotori, për lidreshipin e ri , në vazhdimësi, të Pdk-së,përkatësisht,
edhe Hashim Thacin, si më i votuari dhe i pari i kësaj partie,që do udhëheq
partine,por me siguri, pa autorin e kësaj letre, i poentuar gjithësesi,me plus
nga elektorati.
Megjithate,”pas
përmbytjeve mbetet llumi” thot një fjalë
e urtë popullore,andaj nuk është larg mendësh,që pas këtyre zgjedhjeve,por edhe
përmbylljes së proceseve problematike zgjedhore në Gjilan, Prizeren, Viti,ku ka
mosëmarrveshje dhe kundërshti, që nuk
duhet minimizuar dhe nëncmuar, e që vështirë
dihet se si do të përfundojnë, dhe që shumë lehtë mund të ndërlidhen, edhe, me një pjesëloje
tjetër, të të pakënaqurish tjerë, të cilët, do të mbesin pa u “kooptu” apo
jashtë “loje” , pas përfundimit final,
të këtij kongresi,
Pjesëloja
tjetër shtesë, jashtë rregullave të
përcaktuara nga Hashim Thaci dhe ata që janë
afër tij,edhe pas kësaj Konvente,
në këtë parti, mund të vazhdoj,
dhe mund të bëhët shumë intersante dhe atraktive, për skenën politike
kosovare,por edhe për këtë strukturë
njerëzish afër dhe me Thacin,
dhe nje pjesëlojë tjetër, mund të sjellë, edhe rezultate krejt tjera, nga kalkulimet që janë ba pas kongresit, e që
mund të rezultojë, pos me Jakup Krasniqin, Fatmir Limaj,Hydajet Hysenin edhe me
shumë të paknaqur tjerë, që nuk deshën, apo, nuk mundën të futen, në
lokomativën me kryetimonier Thacin,andaj kërkojnë shpëtim dhe alternativa për
tiu bashkuar ndonjë lokomative rezervë me
Krasniqin në krye të kësaj lokomative..
Se kjo
mund të ndodh lehtë, nuk është për të mos besuar.Kemi, fakte e fakte, se edhe
kjo parti si edhe shumë tjera, ka instalu dhe kultivu mentalitet vazali,dhe kjo
u pa edhe gjate ketij kongresi e qe u deshmua edhe me fjaliemet e shumices se liderev te subjekteve politike jo
vetem nga Kosova por edhe nga rajoni,dhe
qe ishin musafire te ketij kongresi., dhe qe thurren vetem levdata per liderin dhe Pdk-ne.Të tillë ka me bollok.
Bile mund të mburret edhe kjo parti,qoft nga krahu i Thacit ashtu edhe ata që mbesin e i bashkohen eventualisht Jakupit.