Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Ai Daçiqi , fjalë ka qua

| E hene, 28.01.2013, 08:44 PM |


Demir KRASNIQI:

AI DAÇIQI FJALË KA QUA

Ai Daçiqi , fjalë ka qua –
Ju shqiptarë, mos me u hidhërua
Për aksionin që kam urdhërua ,
Lapidarit – vend me i ndërrua !

Ju, më keni keqkuptua –
Historinë e keni harrua !
Kam marrë vesh se gjyshi i gjyshit –
Iu përzuri , juve , prej Nishit !...

Jam i ri, por ia di rendin ,
Se n’ Preshevë , ky, s’e ka vendin !
Që t’ mos shkojë puna e Juaj, huqe –
E ka vendin te Molla e Kuqe !

Gjilan, më 22.01.2013.