| E hene, 28.01.2013, 07:11 PM |
PAQE PA PROFET
Nga Mimoza Erebara
TË VRASËSH NJË ZOG VRASËS
Te vrasesh nje zog vrasës
nuk mjafton një kërrabë
fshehur ne rrip pantallonash
As llastikat me tel te bute
Te vrasesh nje zog vrasesh
duhet nje peme
ku ai te qendroje
dhe te te perqeshe
duhet qe pema te jete e zhveshur
cupullak,
pa asnje gjethe
qe ti ta dallosh mire
kur ai perqeshet
me te gjithe e me gjithcka
duhet qe pema te jete e vetmuar
ne nje pezazh gri,
te ftohte, te dherte,
si kufome
Dhe ku rete si dhembe te shkulur pleqsh
rrotullohen kot mbi dege
Te vrasesh nje zog vrasesh
eshte me e veshtire nga c’duket
duhet...
Duhen shume gjera,
dhe ti nuk i ke te gjitha
Te vrasesh nje zog vrasesh
Duhet vdekjen ta qendisesh vete me dore,
te kesh kujdes qe
Cdo gje te jete ne kohen e vet,
dhe te mos turbullohesh ne castin e mbrame
nga rete ne qiell
e klithjet e palces se pemes
cupullake te vetmuar,
Te vrasesh nje zog vrases duhet te shpallesh
ne fillim
Vejanine tende me veten.
PERËNDIM NË IZRAEL
Perendoi dielli mbi Tel Aviv
U tyret ne muzg hija e peshkatarit
te vjeter, ndane detit blu
Ne muzg u treten ndertesat
Falafeli tek qoshku edhe per sot mbaroi
Lulet e mbuluan veten me kujdes
Vajzat ushtare i lane te lira floket,
si endrrat, t’u derdhen supeve
Gamilet si Sfinkse u ulen te heshtura
Shkretetira e vetmuar foli me to
me gjuhe misterioze nen nje rit
mijeravjecar, te padeshifrueshem
Dhe beduini humbi nen syte e mallte
Dhe foshnjet rane ne gjumin e paqte
Arka e Noha-s
nuk u nis, as ne kete perendim
Guri leshoi ne ajer gjithe nxehtesine
u mbyllen Bibliotekat, Muzeumet,
po Qeshja e veshur gjysemdiell e gjysemnate
doli ne rruge, e lire, e shpenguar, farfuritese,
Qeshja,
Mbi Ashdod dhe mbi Arad,
Masada me kohë i kishte fshehur plaget
dhe qeshi me Qeshjen
Muri i Loteve thirri prane Shpresen
Perendoi dielli
Ne Token Time te ashper
-Dhe Loti im i bute
perendoi...
IDENTITETI
Ne lindnim nene peme
rriteshim rreth pemes
vdisnim te varur ne peme
-ne ishim peme
Pa rrenje,
vec trung,
pa gjethe,
vec fruta,
-shkopinj te thate
qe lindnim nen rrenje
e vdisnim ne dege
ku gishtat si krimbat,
kokeforte,
hane gjethet e fundit te vjeshtes.
NE RAST SE...
Dashuria eshte Hi,
Hiri, Trup eshte,
Trupi, Vdekje,
Vdekja, Shnerrim,
Shnderrimi, Zhvillim,
Zhvillimi, Univers,
Kur Universi lind ne Eter
Ne,
jemi aty...
GJURMA
Qielli eshte i zene me pune
po mbjell lotet
dhe une ne thelen e portokallte
gjurmen e trupit tend kerkoj,
ne kete mesdite-mesnate,
te ngrire
Si buzet e kujteses.
ZGJIM?!
Zgjohem
Nuk e di
Ne zgjohem
A zgjuar isha
Apo ne gjume?
Vazhdoj te jem?
Duke te shtrenguar ty
Ne krahet e mi
Jastek memec
Nepunes i devotshem
I shtratit
NATA SI MILINGONË
Iken nata si milingone
Ngarkuar me therrime yjesh
Ecen drejt folezes se vet
Ku dashuria perkedhelet
E verber, fergelluese,
pritese,
si lule e fundit ne dimer.
SYMBYLLUR EC NË ÇMENDURINË TIME
Vrapoj si e marre duke te kerkuar ty
Rrugeve te qytetit ku linda
Vrapoj si e marre rrugeve te tua
Dhe ty s’te gjej
Ngaterrohem ne cmendurine time
Si me floke dhimbjeje
Dhe trishtimi symbyllur me godet
Tej per tej
Mund te shikoj tani lirisht brenda vetes
si vajza e lumtur ne dritaren e pare
Buze detit qe s’nopet me Harrim
dhe shoh
leshterike dimri
ne rere...
KU JE?
Ku je?
Toka dridhet nga klithma ime
Une dridhem
Ku je?
Deti nxihet nga dhimbja ime
Une nxihem
Ku je?
Vullkani shperthen nga trishtimi im
Une digjem
Ku je?
Lulja thahet nga loti im
Une thahem
Ku je?
Planeti do cahet nga vetmia ime
Une mbes nje therrime
Ku je?
BURRI QE NUK ESHTE
Burri qe nuk eshte
eshte ana e parishur
e carcafit
ne shtratin e ftohte
Burri qe nuk eshte
eshte lot’ i hidhur
i humbjes
ne shpirtin e kote
Burri qe nuk eshte
eshte seks i shkaperderdhur
rrugeve
ne iluzion te marre
Burri qe nuk eshte
eshte nje cope druri
ne kalbje
qe s’di c’te beje mbi dallge
Burri qe nuk eshte
eshte carcaf i bardhe
i nderur ne tel
pas nates se pare
Burri qe nuk eshte
nuk eshte
edhe kur eshte.
REFUZIMI
Pranoj te jetoj
btrenda gjysemvezes sime
filloj te kerkoj
dicka te plote
qe te bindem qe jam
jetoj,
po cdo gje
me mbetet pergjysem,
pergjysem gjymtyret,
argumentet,
era,
endrrat dhe imazhet e feminise
kufomat fluide te fluturave,
stinet,
ajri qe peshon ne gjoks
me shume se malli.
PAQYRA E DETIT
Deti me ngjyrë shiu
u vesh
dhe veten pa
në pasqyren e qiellit...
(Marrë nga “Nacional”, nr 183. Janar shkurt 2013)
-Per ZSh-në nga redaktori ynë, Zeqir Lushaj-