| E diele, 27.01.2013, 08:59 PM |
O Zot jep
mend aty ku s´ka
Nga Hasan
dhe Lajde Blakaj
Rastësisht
u gjend në një mjedis ku pritej udhëtimi i radhës. Ishte i panjohur për shumë
aty, ashtu si ishin të panjohur edhe ata për te. Ai udhëtonte për pushime,
kurse për ata që bënin bisedë afër ti, nuk e dinte udhëtimin e tyre, përpos që
nganjëherë kishin dyshimin në mos e dinte gjuhen e tyre. Kishin dy kompjuter
portabel të markës se fundit. I kishin hapur dhe natyrisht bisedonin nëmës veti
për shumë çështje që ju binte ndërmend. Meçe kishin kohë të mjaftueshme për
pritje ai nxjerr një libër dhe fillon ta lexojë. Libri ishte në gjuhë të huaj
dhe fare nuk ua zgjonte kureshtjen grupit që bisedonte. Nga biseda mund të
konstatoj qe ishin goxha peshq të mëdhenj, ngase rreth tyre kishin edhe asi me koka të rruara që i ruanin por që nuk
rrinin shumë afër tyre. Filluan bisedën thellë e më thellë duke kthyer kokën
nganjëherë nga ata që ishim aty afër. Njëri do bënte një pyetje shokut të tij:
athua është i yni ky surrat?. Po shpejt do ja kthej shoku i ti jo ore jo shihe
si e ka çehren e kufomës si me pas dal dje prej varri. Pamjen e ka shqiptar
thotë tjetri. Jo, jo, shihe çfarë lexon duke drejtuar gishtin nga libri i tij
që mbante në duar. Ai nuk jep asnjë shenjë jo për të dyshuar por as interesimi
sepse i dukej e pa vlerë të inkorporohej
në bisedë me ta. Tani fillon biseda si në shtëpi të babës. Kupton që ishin
shokë të luftës dhe të pasluftës. Tash më jo që nuk ju bënë përshtypje ai po
askush aty afër tyre. Flisnin shokët e luftës dhe të partisë për luftën për
bëmat e tyre heroike. Ne e bëmë historinë thotë njëri ne e bëmë shtetin thotë
tjetri dhe vazhdon më ne, ne dhe vetëm ne. Kush janë këta të përlarë pyet i
treti? Po kur ishte nevoja për t´ja ngreh gishtin kush ju përgjigj luftës?
Prapë përgjigjet vet ai, vetëm ne! Po guximi i atyre pacifistëve?, dhe qeshin më
të madhe. E pra ne ja u ngulem bile edhe atyre të ballit, sa për vetëçvendosjen
as dreqi nuk ua ka bërë çka ju bëmë ne. Prapë qeshin dhe ngrinin duart lart
ashtu si bëjnë fëmijët për ti cokur duart kur mendojnë që njëri nga ata ja ka
qëlluar në pikë. Pa vetëdije luajnë më testaturen e kompjuterit dhe krekosen si
të ishin të vetmit në këtë planet. Thënë të vërtetën që ne fillim ndjen dhembje
për ta dhe natyrisht edhe për vete duke menduar për kënd paska pas hequr kaq
zor. Por shpejt mendon nuk ja vlen të
lajmërohet. Vazhdojnë prapë më të njëjtin fjalor si më parë. E po kush janë
këta pisavera që mund të shtyhen më neve? Ne ja u bëmë terr sikur ja u bëmë
edhe këtyre që po çojnë krye në partinë tonë. A ja u futem këtij e atij dhe
ende kemi për të ua futur të gjithë atyre që janë kundër nesh. Ndonjëri që ka
provuar grushtin e diktaturës komuniste mornica do ia kaplonin trupin kur do i
dëgjonte këto fjalë të Shkollës Staliniste. Pa frymë vazhdon tjetri. Dëgjo, ne
po deshëm ashtu si ua bëmë zi gjatë luftës, terr do ua bënim jetën edhe tani.
Por neve tani nuk jemi në luftë dhe as që kemi nevojë të merremi më ta. Na
thonë që nuk keni qenë në front të luftës!. Dorën në zemër në nuk ishim direkt
në front por dikush duhej të ishte njëshi. Dikush duhej të komandonte të
udhëhiqte sepse pa ne as që do bëhej lufta apo jo?!. Këta dëshirojnë të dinë
çdo gjë rreth bisedimeve më Serbinë. Po kujt të ju tregojmë gjë Parlamentit,
kryetarëve t´partive parlamentare kujt, hë kujt kur këta s´marrin vesh gjë nga
politika. Politiken e bëjmë tani ne, ekonominë e bëjmë ne, kulturën e bëjmë ne.
Prapë vazhdojnë më : Ne kemi kulturë dhe dije sepse ai që është i pasur është
edhe i ”ditur”. Pra ne dimë edhe të ”gjendemi” dhe prapë qeshin më një të
shkelur të syrit. Krijuam pasuri, krijuam fonde, ndërtuam shtëpi këtu e jashtë
vendit vetëm më ”dije e punë” Ne i kishim këto atribute e kishim karizmin e
lidershipit e zumë hapin edhe më shkollë , u bëmë Doktorë sc. bile edhe
Akademikë. E menduan këta të gjorët se nuk i zëmë ne në hap. I zumë dhe i kaluam.
Kanë ngelur më një pagë të një shërbëtori të shkollës fillore. Kështu duhet të
ia u bëjmë këtyre sepse nuk erdhën pas nesh kur i luti e mira. Duhej të vinin
në partinë tonë kaç ju kërkohej. Kurse ata të diasporës qe e ndihmuan luftën le
ti hapin sytë n´tavan sepse thotë një fjalë e urtë popullore: ”po s´qe për vete
s´je për askënd”. Ne dimë ne mundemi ne bëjmë
thoshte Obama. E këta të diasporës zoti i lashtë shëndosh sepse po
vdiqën ku ti marrim ne të mirat
materiale? Bile që në start pa e shkelur mirë tokën e Kosovës, mu aty në kufi e
bëjnë së pari larjen e mëkateve plus kur futen brenda duhen të tjerat për
dokumente, pasaporta certifikata të lindjes etj etj. Na thonë që ka
korrupsion!. Po çfarë korrupsioni bre. Po a bëhet korrupsion më dhjet euro që
ja qet ti vet në xhep një nëpunësi të administratës? Po kjo është qesharake.
Pastaj tenderët a më mirë ti marrin tanët që kanë bindje si ne, e del diç në
vegsh apo dikush tjetër që nuk e njohim dhe nuk e dimë fare. Paradoksale apo
jo?. Këta janë çmendur. Tani dalin disa e na shiten si patriot pas luftës. Ku
ishin këta atëherë, ku ishin, kur ne në Shqipëri hiqnim të zitë e ullirit.
Ushqimi në hotele të Tiranës mezi hahej le që kishte shije fare po shpeshherë
ishte edhe i pa zier sa duhet. Kurse këta që ishin në luftë në Kosovë
ankoheshin që s’kishte ushqim, sa të duash bile ushqim i freskët dhe krejt bio.
E ti lëmë tani këto llafe sepse ne jemi ata që vendosim prandaj kemi ”vizion”
për të ardhmen. Joshja e politikave të partive të tjera a siste vizion ? E
pastaj a s´ja u futem edhe atyre? Pastaj koalicioni fantastik më partitë Serbe
ishte vizion i yni i qartë. A mundët kush sot ti mohoj të arriturat tona në të
gjitha fushat? Jo. Pra ne kemi vizion dhe trashëgim nga vizionari i jonë i
madh: ” Se partia është ajo që udhëheq dhe qëndron në ballë të furtunave”
Prandaj ne jemi të ”djathtë” ne jemi ne Evropë sado qe zemrën e kemi në Azi por
votat kush na i ep atëherë nëse ndryshojmë kursin politik? Edhe nacionalizmit i
ka perënduar koha u bënë bajat më këta veteranët e luftës. Duam flamur
kombëtar, flamur kombëtar. Po harrojnë këta se e kemi një flamur e kemi
përshtatë me flamurin Evropian. Po pashë besën a s´po shkojmë ne drejt Evropës.
Evropa po kërkon nga ne kështu, edhe ne po veprojmë, bile po kërkojë nga ne edhe
pa brekë do vëmë në Evropë. Dhe prapë qeshje e zgërdhije duke ngritur dhe ulur
vetullat më mbyllje syri njëri tjetrit. Noli i madh to të shkruante:”Vaj vatani
e mjerë mileti”. Sa po i rregullojmë punët pak më Serbinë na del një dreq dhe e
prishë të tërën. Ja si tani ata të Luginës. Kur s´ke b… vëlla mos ngrit as
lapidar as asgjë. Kur ta ngrish duhet ta mbrosh apo jo?…
Pastaj ra heshtja ndoshta u lodhen duke u mburrur dhe marr me vetveten pa asnjë kundërshtim nga askush. Filluan ti ç’fletojnë faqet e internetit duke shkruar më dy gishta në testaturë dhe duke u dehur nga vetëkënaqësia në rrafshin politik. Duke ç´fletuar njërën pas tjetrës faqet e internetit kërkonin ndonjë artikull që mos rastësisht ua ka prishur terezinë. Dhe brof kërcejnë! Shih pash besën çka shkruan edhe ky për ne!. Mos harro i thotë tjetrit duhet të ua mbyllim gojën edhe këtyre tani. Por jo më emër të vërtetë gjeje, gjeje një nofkë një që të përshtatët. Më rëndësi është të ja mbyllim gojën dhe mos ta di se kush është, i thotë tjetri. Ah shtet o shtet them unë, kështu e ka burrëria. Kjo është shumë e vlershme sepse ka efektin psikologjik, pra dopio, vetëkënaqet amorali. Pra një që e frigon artikullshkruesin dhe të tjerët si ai, dhe 2. Që e diskrediton duke i mveshur gjëra të pa bëra si nofka dhe etiketime. Se a është ashtu apo jo fare pak ka rëndësi. Rëndësi ka që duhet shantazhuar dhe po s´morën vesh i dërgojmë atje ku ftohen kuajt. Tani më fytyra e tyre bëhet më serioze sepse kujtojnë të kaluarën e tyre të errët që edhe në gjumë po të jenë nuk do i lë të qetë. Vazhdojnë këta mjeranë të shkruajnë komente fyese e neveritëse, banale e bizare sepse janë po të njëjtit që ishin dikur proletar të sfilitur nga krejt çka është njerëzore e kombëtare. O Zot jep mend aty ku s´ka.