| E diele, 27.01.2013, 12:50 PM |
“UNË TË PAGËZOJ...”
“Unte’ paghesone premenit Atit et birit et spertit
senit”.
“Unë të pagëzonj p’r emnit (t’)Atit e t’Birit e t’Shpertit Shejt”.
Kjo asht Formula e Pagëzimit, ose Dokumenti i Parë
i Gjuhës Shqipe i nënshkruem nga Argjipeshkvi i Durrësit, Imzot Pal Engjëlli,
me 8 Nandor 1462.
Deri sot ky asht dokumenti ma i vjetër i shkruem i Gjuhës Shqipe.
Nga Fritz RADOVANI
Tek libri “Shkrimtarët Shqiptarë” pjesa e parë
1462-1878, botue nga Ministria e Arësimit,
Tiranë, viti 1941, në faqën e parë shpjegohët se dokumenti ndodhej në
bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe u zbulue nga historiani rumun Nikolla
Jorga (Nicolae Jorga, 1871-1940) në vitin 1915 e ka këtë shënim në
katalog ku ruhet: “Ashburuham” 11, 1167.
Ky dokument u shkrue latinisht nga Argjipeshkvi i
Durrësit Imzot Pal Engjëlli, në një qarkore (Constitutiones) që shperndau ndër
meshtarë me datë 8 Nandor 1462, të nënshkrueme prej Tij në Kishën e së
Shejtës Trini në Mat. Qellimi i kësaj qarkorje asht që meshtarët të mësojnë
popullin me Pagëzue fëmijët e porsalindun në rast rreziku të jetës, kur ndodhën
larg kishave e meshtarëve. Për këte arësye Formula e Pagëzimit u shkrue prej
Imz. Palit edhe në Gjuhën Shqipe, që të kuptohej dhe të mësohej
nga të gjithë besimtarët katolikë Shqiptarë.
Imzot Pal Engjëlli (1416 – 1470) i përket derës së Ejllorëve ase Radovanëve.
Njoftimet historike e gjenealogjike të marruna prej librit të
historianit Nikoll Mattia Rosi, botue në Bolonjë të Italisë në vitin 1787,
kushtue Kontit Ndrek Ejllori ose Ndrek Radovani, që atë vit ishte Drejtor i
Postës Spanjole në qytetin italian të Ankonës, mendoj janë dokumenti ma i saktë
ku, përveç Stemës së Ejllorëve, shkruhet: “Kujtimet ma të sigurta e ma të imta
për këte shtëpi janë ata të Shek. XV, në të cilin shkaku i të shkelunave e i
luftave me të cilat kjenë rrahun këto krahina sëpari prej Sulltan Muratit II, e
mandej prej Muhametit II, pat fushë të haptë me u nda në shenj edhe ma tepër
virtyti e trimnia e Ndrekës dhe e Palit, birit të Tij që kje Argjipeshkëv i
Durrësit.
Kur Venediku kerkoi nga Argjipeshkëvi me u lidhë me
Skënderbeun, Ai u nis e shkoi menjëherë
me u takue me Skenderbeun, mbasi ishte e madhe kredia i tij para
Skenderbeut, si dhe fjala nuk i thehej kurrë prej tij. Aq fort ia mbushi
mendjen, sa menjëherë Skenderbeu, vendosi me thirrë e me mbledhë shumë princa e
kryetarë të mendshëm ushtrijet dhe të gjithë së bashku me ia lëshue punën në
dorë Argjipeshkvit tonë. Ky tue paraqitë disa veprime të reja të bame prej
turqëve kundër Lidhjës, e sa vepra tjera, lidhi ndërmjet Skenderbeut e
Venedikut një miqësi aq të fortë sa kurrma nuk u thye. Për këte u ba një
kremtim i madh gjithkah. Kur e mori vesh Sulltani këte ngjarje u trondit aq
shumë sa premtoi njëqindmijë dukat ari kush të muejte në ndonjëfarë mënyre me
mbytë Argjipeshkvin, ndërsa dyqindmijë atij që ishte i zoti me ia çue të gjallë
në dorën e tij”. Andrra e sulltanit nuk u realizue asnjëherë derisa plasi nga
inati…
Por parët e sulltanit nuk e thyen besën e
Shqiptarëve...E, ju lumtë!
Prof. Namik Ressuli (1908 – 1985), në kritikën e tij tek libri “Shkrimtarët
Shqiptarë” Tiranë, 1941, shënon: “Padyshim ky prodhim verior është
më i rëndësishmi i prodhimëve të pjesës se parë të leteraturës shqipe, si nga
pikëpamja e sasisë dhe e gjerësisë si dhe nga pikëpamja e lendës dhe e
mbrendisë. Këta shkrimtarë të vjetër të veriut nuk janë vetëm të parët që
filluan njëfarë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i
dhanë shqipës një alfabet – alfabetin latin – po
janë edhe të parët që mendojnë e punojnë për
Atdhenë e gjuhën e tyre, për Shqipën e Shqipërinë. Madje, nga
kjo pikëpamje kombëtare ky prodhim munt të lidhej drejtë për drejtë me atë që
erdhi pas Lidhjës së Prizrenit, po t’ishte më e madhe vlera estetike e
qellimi i përbashkësisë shqiptare.” (fq. 12).
***
Në vitin 1462 dhe deri me pushtimin e Kështjellave
të Krujës, Drishtit, Lezhës dhe të gjithë Shqipnisë së Veriut, deri tek
Kështjella e Shkodres në vitin 1479, perpjekjet e Shqiptarëve janë të mëdha per
ruejtjen e Lirisë së Atdheut, Flamurit Gjergj Kastriotit, Gjuhës Shqipe e
Shqipninë Europjane. Këto perpjekje nuk u shuen në gjith? Arbënin? për shekuj të
shekujve...
Perpjekjet shekullore per ruejtjen e Shqipnisë së
Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Atij Flamuri të lamë me gjakun e
Atdhetarëve Shqiptarë per sa shekuj me rradhë, Gjuhës së Atyne Atdhetarëve dhe
Shqipnisë Europjane...marrin fund në vitin 1944, nga barbarët ma antishqiptarë
që ka njoh historia, bolshevikët shovenistsllavë – otoman... Tiranë – Beograd –
Moskë.
Klerikët Katolik Shqiptar i dhanë Gjuhës Shqipe
Alfabetin latin...e rujtën traditën e asaj Formulë nder shekuj... E ndoshta,
nder të paktit popuj të Botës provoi mbas vitit 1967 jo vetem me u burgosë apo
me u torturue për Formulen e Imz. Pal Engjëllit, po ishte Martiri Shqiptar Don
Shtjefen Kurti që edhe u pushkatue me datën 20 Tetor 1971 vetem pse Pagëzoi një
fëmijë.
Po sa mija e mija Shqiptarë humbën jeten nder kampe
shfarosje, interrnimi, burgje dhe hetuesi, nder vuejtje dhe torturat ma të
mnershme të komunizmit anadollak vetem e vetem se ishin të Pagëzuem dhe nuk
mohuene Atdheun e Fenë e vet?
Porositë e sulltan Mehmetit II, vazhdojnë me u trashigue në gjak nga qeveritarët tanë...