ÇASTE PËR SHFRIM
Tregim
nga Qazim D. Shehu
Shoku im
KL më merr në telefon dhe më thotë se duhet ta pres për dhjetë minuta para
parlamentit.Toni i tij është urdhërues, dominues, sikur më fton për të bërë një
trimëri, ose një aventurë, të cilën ai kërkon ta kryejë patjetër.E njoh mirë
shpërthimin e tij të papritur, i cili vishet me një atmosferë miqësie, pa qëllim të keq.Ndaj edhe toni i tij
urdhërues është krejt i pastër, pa asnjë
dozë mendjemadhësie.Unë eci rrugëve pa qëllim, është ajo koha ime që ndërtohet
vetvetiu i, kam kryer disa punë të parashikuara dhe më duhet të takoj një të
njohur për të pirë një kafe, ose të
gjendem në bibliotekë për të shfletuar ndonjë gazetë.Tek gazetat vijnë poetë, lexues të ndryshëm, tipa inkonjito, veteranë, disidentë, të cilët duke parë gazetat, shohin dhe librat e tyre mbi historitë e
gjithë fshatrave të Shqipërisë që rrinë
pas vitrinës së xhamtë e presin t`i shfletojë dikush.Një thirrje e tillë mezi e
pres për të më shkëputur nga ai kuadrat monoton dhe kur nuk më vjen kjo thirrje
më bëhet se ajo ka vonuar të vijë ose duhet të vijë patjetër.Duhet të gjendem
para parlamentit, shikoj orën dhe koha po afron .Nxitoj.Para bustit të Fan
Nolit, ku kanë dalë nga dheu muret e kalasë së vjetër, nuk ka shumë njerëz.Pse
të ma ketë lënë takimin këtu, mendoj me vete, kur në Tiranë ka pika më të bukura, porKL e lë
takimin ku do ai, e unë s’mund ta pyes
për këtë.U kujtova se dikur më kishte thënë se Fan Nolin e donte shumë, ai ishte i pari që kishte krijuar poezinë e
vërtetë politike, ndërsa pas tij poetët
e tjerë krijuan poezinë në shërbim të politikës, pa mundur të ndjekin shembullin e tij.Sikur të
shkruante një vjershë të ngjashme me poezinë Anës Lunenjve, do ta merrte bustin e tij në krahë e do ta
shetiste Nolin sa të donte rrugëve të Tiranës, po kjo s`ndodhte dhe Noli le të rrinte i qetë,
aty, pranë Akademisë së Shkencave, që ai e quante nganjëherë, si me shaka Akademia e Grenxave, sepse gjysma e akademikëve kishin shërbyer në
komunizëm.Sipas tij shërbestarët e komunizmit i shërbenin demokracisë me të
njenjtin stil, ndaj kjo nana jonë e
dashur që aq shumë e duan ata që s`kanë shërbyer dot në komunizëm, aq shumë po vuan.Tmerr e frikë përhap ai në
ekstremin e shfrimit të dufit të vet vullkanik, e, je i
detyruar ta dëgjosh, qoftë prej
mirësjelljes, qoftë se në ca gjëra ka të
drejtë.Ja, po vjen.Nën sqetull mban një
çantë të zezë, cigaren në buzë dhe syzet të errta mbi ballin sokratik.Më
përshëndet me vrull, duke shpërthyer impulset e karakterit të tij mirëdashës
dhe më shkon dorën te krahu im duke më lëshuar dy tre lëvdata nga ato të cilat
unë i përcjell pa i vënë re, siç përcjellim motin e mirë për një periudhë të
gjatë.Lëvdatat sot janë bërë aq të nevojshme sa pa to nuk mund të bëjsh.Mos ke
ndonjë punë, më thotë.Atëherë do të shkojmë së bashku te shtëpia e oficerave ku
mbahet një takim për të drejtat e njeriut.Atje do të mbaj një fjalim, të cilin
ke për ta dëgjuar, se kam punuar gjer në tre të natës edhe pa drita, na i fikin shpesh dritat, ore…Punon shumë, ti KL, them unë, ta kam zili.Mundohem, shokët
të lartësojnë, gjegjet ai, a do t’i hedhësh një sy?.Po, thashë.Ai kërkon në çantën e vet
mbushur me letra, libra, kartvizita, gazeta, dhe më në fund e gjeti.I hodhi një
vështrim sipërfaqësor materialit . U befasova nga pasuria e fakteve dhe toni
rebelues i shkrimit, shprehje të tilla si :të drejtat e njeriut s’futen as në
vrimë të miut, të drejtat e njeriut në gojë të ariut, ose fjalë si: polithikë, përbënin
një fantazi gjuhësore të veçantë, prapa të cilës qëndronte mllefi dhe dëshira
për një sistem të drejtë shoqëror.Shumë vargje bënin vend midis rreshtave të
prozës, vargje satirike ku thumbat sikur
dilnin nga germat dhe deformonin trajtën e tyre latine.Faqe e faqe të tëra
vinin në gozhdë ministra, deputetë, administratën shtetërore, demonët e pushtetit bdhe puthadorët e tyre, një sistem i nxirë, aq sa pas leximit të tyre të dukej se nuk
kishte më një pikë diell për shpresë.Ia dhashë fletët duke e uruar se kishte
shkruar një studim interesant, ku reflekset emocionale hetoheshin lehtë, po më
mirë kështu se sa me fraza të thata, të cilat i shkruan kushdo.Ti, i thashë, kohët e fundit, po shkëlqen, shpata
e mendimit tënd prêt majtas e djathtas në furtunën e një mendimi që shpaloset
me një trimëri të pashoqe.Jo, jo, mos më
ngre aq shumë, tha ai, njeriu pa shokë, si trupi pa kokë.Kjo frazë u shoqërua me një
tërheqje të lehtë nga krahu si për të më kujtuar që t`i mbaja këmbët në tokë
dhe komplimentet t`i bëja më reale.U ndalëm para mureve të kalasë së
vjetër.Shiko, ç `kanë bërë, mërmëriti, kanë bllokuar rrugën kaq kohë dhe muret as nuk
i rrethojnë, as rrugën ndërtojnë. Po të
isha unë, me kazma e lopata do ta kisha
rregulluar këtë rrugë, por polithikanët
tanë i mbajnë punët zvarrë për të krijuar idenë e punës.Ti je një Skënderbe i
penës, i thashë.Ule, ule ca tullën, mu gjegj, ndërsa unë prapë kisha harruar duke i servirur
ato të flamosura komplimenta.Këtu qëndrojmë pak, tha ai.Shihe si e kanë lënë bustin e Fan
Nolit.Po më merr të qarët, tha dhe unë e
pashë me vëmendje, sikur prisja që nga
sytë e tij të murrëtyer të dilnin rrëke me lotë.Eh, Nol, o
Nol, thirri, nuk e meriton ti kështu, ç`e do se je në Amerikë se po të ishe këtu, furtunë do ta bëje…I kujtova se Noli kishte
vdekur me kohë, ndërsa ai ma ktheu se
burrat e mëdhenj nuk vdesin kurrë.Hymë brenda murit rrethues.Në të djathtë
Akademia, ngjitur Kuvendi.Në stolat e
lulishtes ishin ulur disa pleq të cilët flisnin ngadalë me njëri tjetrin, ndonjëri lexonte gazetën .Shiko si rrinë, tha KL, nuk kanë para të blejnë ilaçe, dhe rrinë para parlamentit të kënaqur, nuk
bëjnë të paktën një protestë…Ai e vazhdoi tiradën e tij mallëngjyese për pleqtë
e shkretë, të cilët ia kishin vënë shpatullat Shqipnisë, kishin ndërtuar vepra e tharë moçale, duke punuar në fronte të vështira.E këtu
kujtoi babanë e vet që nuk jetonte më, vuajtjet dhe sakrificat e një brezi të tërë, që u zhgënjyen nga një polithikë e mbrapshtë e
sot merrnin një shpërblim qesharak, siç
thotë Migjeni, për të cilin tha se e
kishte konspektuar tri herë e mendonte të mbronte me të temën e disertacionit
të ardhshëm.-Pleqtë të ngrihen, fola unë,
ç`është ajo fjalë?Pleqtë, rinia, kushdo, se ata lart i kanë rrogat e majme, e më keq, dalin e përmallohen nëpër ekrane për ne…A nuk
i lexon gazetat ç`thonë, sa e pasur dhe e varfër je, o lokja Shqipni, psherëtiu ai, dhe kjo
psherëtimë u duk se doli nga një greminë e thellë.Para nesh ecte një grua
këmbëzbathur me një tundje të lehtë të vitheve.Shiko, tha, ky
është populli, këmbëzbathur dhe zhele zhele, kush e di si do të jenë fëmijtë e kësaj të
gjore…Oh, unë i shkreti si s`mu ndodhën
disa para me vete…Oj motër, shpërtheu ai,
shiko si të kanë katandisur, dhe ti
shetit e qete para parlamentit.Pooo, ke
të drejtë, thoshte gruaja, që nuk e
kthente kurrizin, jo për mendjemadhësi, po siç duket i pëlqente të komunikonte
ashtu.Një biletë avioni e një deputeti të mban ty një vit me bukë…Poo, poo, fliste gruaja.Po të dalësh ti në protestë, i
pari do të vij unë për të drejtat e tua.Ke të dreeejtë, ia kthente gruaja.Desha
t`i tërheq vëmendjen KL që ta ulte pak tonin e zërit, sepse problemet nuk
zgjidheshin me të bërtitur, ai mund ta
ftonte ate grua në mbledhje, mund të
shkruante artikuj në gazeta, por KL shfrynte, çanta i tundej nën sqetull si një send nga era,
ai ishte bërë furtunë.Inati i tij ndaj
politikës kishte një shfryrje sokratike, dhe nëse do kisha mundësi ta filmoja, zor
se do të gjendej aktor ta realizonte aq bukur.Desha ti them që të mos lodhej aq,
sepse i duhej zëri në mbledhjen per të
drejtat e njeriut që do të mbahej në një objkekt ushtarak, po ndryshova mendim,
fundja ne vetëm të shfryjmë na ka mbetur,
të paktën këtë s`duhet t`ia ndalojmë
njëri tjetrit.Ne duke shfryrë bëhemi më të lirë, duket se jemi hakmarrë me
politikanët, ata të shkretët struken në folezat e tyre të majme, bëhen më të
urtë, më të dashur, pra, sa më shumë të shfryjmë aq më mirë është për
të dy palët.Si t`i kishte kuptuar mendimet e mia, KL e ngriti edhe më tonin e zërit duke iu
drejtuar gruas këmbëzbathur:Por ti duhet të thërrasësh edhe shoqet e tua, të cilat me siguri vuajnë si ti…Kishim
arritur afër godinës së të Përndjekurve
Politikë, gruaja ktheu kokën nga ne.Ç`të
shihje… Ishte një grua me mjekër dhe pa gjoks. KL u lemeris.Ç`është
kjo?....-Transversite, thashë.Ç`do me
thënë transversite?-pyeti.Politikë shqiptare, ia ktheva.