| E diele, 27.01.2013, 11:59 AM |
Hasan Qyqalla
Më ndij…
Kërkoj ate copë hënë
Që buzën t’ puthi mbrëmë
Më ndij Zanë, moj Zanë...
Kërkoj ate copë diell
Që bymeu tët dell
Hashtja gris si n’ ferr...
Kërkoj ate yll lartë
Që ndrydhë syrin tënd
shtigjeve kusarë më gjen
Kërkoj të fushës erë
Që flokun për fije përkdhel
(ç’)kodim i nderë
Kërkoj ate pikë shi
Që faqes t’ sjell freski
Zanë, moj Zanë më ndij.
Vien, 19.01.13