| E diele, 27.01.2013, 07:59 PM |
V(r)azhdimësi…?
Nga Blerim Rrecaj
Kllapitshëm.
Jerm. Përgjumshëm. Çrregullueshëm. Çekuilibrueshëm.( Pa)vendosmëri e theksuar.
Pa mundur të vendosësh një program dite me orare e afate. Të rrethuar me
ngjarje e gjurmë nëpër kohë. Me libra, artikuj, dokumente, fakte, fjalë të
transmetuara, thashetheme, filma llojesh të ndryshme, seriale(jo)vendore. Edicione lajmesh. Emisione. Intermexo.
Njejtësi e ngjashmëri që të ngjall
neveri atë që e quajmë përsëritje( edhe) historie. Dhe seç të shkon mendja për
t’iu drejtuar vetes me një letër të re, letër tjetër. Ose të filloj me një
fletë ditari të re. Në këtë çast të kësaj ore( qoftë parapasmesnatë,
parapasmesditë) sytë edhe mund të djegin paksa. Për të vazhduar këtë lojë
kësisoj: Qiell i hirtë, re të
nxira/Presim ditë më të mira./Na dhemb barku edhe kryt’/Nga pluhuri e ekranet na djegin sytë/Ne nga po
shkojmë/Vendi ynë kah po shkon/Si të dalim nga kjo gjendje/Nga kjo
palidhje.com.
Dhe duke
kërkuar pak këndellje shohim këtë shi vazhdon që bie përjashta dhe fytyrën ia
ekspozojmë kësaj ere që fryn po luan paksa me ne e me shiun duke dredhur e shpërdredhur pikat e tij të
lëngshme sikurse një cigare “kaçak” përpara se ato të shtojnë edhe më shumë lageshtinë duke u përplasur mbi
sipërfaqe, kulme, rrugë, trotuare, gropa… Asfalti i lagur është një lloj piste
ku automjetet lënë zhurmën me vëshg-vëshga e të duket se eshte duke vazhduar e je duke shikuar garën sportive
automibilistike, mbase dhe ndeshjen
përfundimtare për kurorëzimin e kampionit, ku në një konkurrencë të fortë e dramatike
në të cilën shoferët ndjekin, parakalojnë njëri tjetrin dhe vazhdojne rrathët
që u kanë mbetur e tregojnë aftesitë dhe guximin e tyre, dhe kur vije në pyetje
fitorja janë të pakompromis, duke rrezikuar madje vetën e jetën. Dhe lë pak
anash perfytyrimet e tilla dhe sytë edhe njeherë hedh te dritaret me pikla shiu
që era ka përplasur në to duke i zbukuruar,
e të cilat shëndrisin nga reflektimi i "diejve neonike"të
shtyllave të rrugës. Dhe lë ato pista të shtrenjta e që kushtojnë të “Formula
1”, që ndonjeherë i kemi parë në ekrane
e për të cilat duhen mjete të mëdha financiare dhe mendjen tash e hedh
te një shkrim i Besnik Dizdarit me titull: Historia e kampionatit të parë
mbarëkombëtar të futbollit, në “Asport.info” dhe mbase nesër e lexoj edhe
njëherë pasi të tri vazhdimet qe jane gjithsej diku 10 faqe wordi do i lexoj edhe
disa herë, nëse agu i ditës do te na gjej shëndosh, mirë e rehat. Thuhet e
shkruhet se ka filluar regjistrimi i ekipeve të Kosovës në Shqipëri. Lajmet me
pikëpyetje s’janë lajme, me të drejtë tërheq vëmendjen dikush. Plus vazhdon
pyetja tjetër nga duhet t’ia fillojnë, nga liga më e ulët apo…Diku shohim një
kronikë për karriket(ulëset) që kanë mbërritur nga Suedia në portin e Durrësit
për Statiumin e Prishtinës, e dikush nga zyrtarët e klubit thotë se kjo gjë
mund ta nxisë edhe turizmin sepse ndonjëri nga dashamirët e skuadrës nga ka
ardhur kjo dhuratë mund ta vizitojë klubin tonë për kuriozitet e për nostalgji
e karriket e stadiumit të Prishtinës mbase do t’ia dhurojmë ndojërit prej
klubeve futbollistike simotra. Mendja s’ka si të mos shkojë për kushtet e standardet,
në çdo fushë e në çdo sferë…Sidoqoftë nata vazhdon dhe kujtohesh paksa për
natën paraardhese kur pas fikjes së kompjuterit sheh fjollat e harlisura te
borës të cilat lanë gjurmë të pakta bardhësie mbi kulme a trotuare dhe lageshti
në shiritat e komunikacionit.Dhe tash çohem për të parë edhe njëherë se ç'po
ngjet përtej dritareve. E ç’mund të ngjasë se…Paska filluar të bie borë edhe
sonte. Dal për pak çaste dal në ballkon dhe loja që era luan me fluskat e borës
është më e qartë, më e dallueshme sesa atë që ajo bëri me pikat e shiut. Para
se të kthehem përsëri pranë laptopit shoh sytë në pasqyrë, më janë skuqur, dhe
kujtoj diç të treguar nga kujtimet shkollore të dikujt. Një arsimtar duke
shpjeguar dhe mbase paksa i pakenaqur nga ndonjë çapkënllëk zhurmor i nxëneseve
u kishte thënë, dëgjoni hej more këndej se nuk po shpjegoj këtu për “sy të zi”.
Jo për “sy të kuq” ia kishte kthyer dikush, sa për ta bërë nervoz
arsimtarin.Ekziston edhe një barcoletë (që mbase s’ka të bëjë vetëm me policët,
për të cilët tregohen një shumësi barcoletash), se atyre u skuqen sytë kur t’iu
bie truri në rezerve. Dhe duke besuar se shumë nuk e kemi tepruar e s’ishim të
vrazhdtë do të mbetet të lexoj nga disa shënime paksa telegrafike të disa
ditëve që shkuan, të paktën për ta lënë dhe një shenjë shkrimi rrugëtimi e
v(r)azhdimësie ditësh. Dhe nisja drejt një proteste të re…një marshi të ri…Për
Luginën-Kosovën Lindore- atë pjesë të Shqipërisë verilindore. Borë dhe paksa
ftohtë. Përkrahje, parolla, thirrje, flamuj, mijëra së bashku… Sa e sa protesta
në sheshin kryesor të kryeqendrës. Mbase në një kohë kur gjërat do të bien në
vend të vet, ky shesh mund të quhet Sheshi i protestave. Për këtë që thashë
patëm folur gjatë bisedave, para, gjatë e pas protestave.Dhe loja si loja ka teket
e e veta kështu që ëdhe një shënim që ka të bëj me këtë që e ceka: Në një stol
të verdhë/Këmbën mbi këmbë/Para Bibliotekës Plisbardhë/Ngacmim ndjej nga koktej
emocionesh/Të shohim çfarë do të ndodh…
Edhe pak
arsyetim, po në të a nuk u zhvilluan me dhjetëra, qindra, mijëra protesta për
këtë e atë të drejtë nëpër vite të ndryshme kur ishim e kur s’ishim…, e për të
ka rrëfenja e tregime, mbase edhe mite e
legjenda…Po në protestën e sotme pamë njërin nga ata të Shoqatës “Vatra” që
marshoi këmbë drejt Vlorës me të tjerë
për 100 vjetorin e Pavarësisë…