| E shtune, 26.01.2013, 07:04 PM |
HEQJA E
LAPIDARIT DHE LOJA ZULLUMQARIT
Nga Dedë Preqi
Nuk ka se
pse të turpërohen shqiptarët, sepse njerëzit e pandershëm janë edhe dhunues, e
kanë guximin të veprojnë në bazë të ligjeve të veta pushtuese dhe
diskriminuese, por jo edhe ligjeve njerëzore. Këto përpjekje të shtetit serb,
të cilët arritën me dhunë ta heqin
Lapidarin e dëshmorëve shqiptarë në Preshevë,
kanë të bëjnë me një çrregullim ,apo destabilizim të shqiptarëve në
Medvegjë,Bujanovc dhe Preshevë, për t‘a frikësuar popullatën dhe për ti futë në
një ombrellë të detyrueshme këto vende, në kohën kur po mbahen bisedimet në mes
Kosovës dhe Serbisë.
Lojërat strikte të Serbisë ndaj këtyre komunave shqiptare, janë shembull më i keq në rajon, i
cili nuk ka të bëjë me një vend demokratik që punon për një stabilitet në vend
dhe rajon, apo që nënkupton paqë e rehabilitim njerëzor, por situatat e tilla
kërkojnë zgjidhje të shpejt, sepse nga ngacmimet e vogla, rriten simptomet e
mëdha, të cilat nuk mund të kurohen lehtë, apo kërkohet tretman i gjatë, e cila kohë ngelët vonë për sëcilën palë.
Rasti i Preshevës, është një rast i njejtë sikur gjatë luftës së fundit në Kosovë,kur forcat e Serbisë i marrin kufomat e shqiptarëve dhe i vendosin në furgona pa tagra dhe i zhdukin për t’ua humbur gjurmët e tyre, ku shumica e tyre ende nuk janë gjetur, prandaj lojrat zollumqare të shtetit serb, janë lojra që nuk i takojnë njerëzimit të civilizuar, i cili predenton të bëhët një vend i qytetërimit evropian.
-Asnjë situatë të mos përsëritet, sepse sëcila e kërkon një përgjigje tjetër-
Kur
njeriu e kupton se ç’fare e pret e
ardhmja , ai duhet ta pranoj edhe
vuajtjen, edhe sakrificën, por edhe durimin, si elementi më i çmuashëm
dhe mënyra e vetme unike e universale, për t’ia arritë qëllimit dhe për ti
zhdukur momentet e dobësisë dhe panjerëzorës.
Kurrsesi
nuk mund të thuhet se kjo gjë lidhet me ndryshimet dhe aprovimet e kushtetutës
së Serbisë, dhe ta mohojnë një lapidar të tillë, të dëshmorëve të një etniteti
brenda kufinjve të vet, sepse nuk janë proqese dhe pjesë e demokratizimit
shoqëroro- politike, dhe pjesë e civilizimit të Evropës, ose të bëhët fjalë për
një vend demokratik dhe integral, duke përdorë forcën më të fuqishme policore e
ushtarake ndaj një populli paqdashës shqiptarë.
Për këtë
arsye, ngjarja e lapidarit të dëshmorëve shqiptarë në qendër të Preshevës, e hequr
me dhunë nga forcat e porositura të shtetit serb, janë trazira që paraqesin një
diskriminim ndaj popullatës shqiptare, por edhe janë deformime të një shteti
ligjor, që zbatohen ligje të veqanta vetëm ndaj shqiptarëve , janë produkte të
skadura politike, të cilat politika
kundërmojnë edhe nxisin urrejtje edhe në
vendet tjera të banuara me shqiptarë, sikur që janë
Kosova,Shqipëria,Maqedonia dhe vendet tjera të rajonit dhe botës.
Shqiptarët
e Luginës së Preshevës dhe të tjerë, nuk
duhet të dëshpërohen dhe të bien pre e prevokimëve të Beogradit, sepse një
incident i tillë mund të rritet e zgjerohet nga propagandat serbe, të
cilët presin dhe janë të përgaditur për
të tilla raste, por durimi dhe maturia e popullatës, do të lidhet fuqishëm edhe
me forcat politike shqiptare të këtij teritori dhe vendeve në rajon, të cilat
vlerësohen vetëm përmes rrugës së dialogut.
Shumica e
vendeve Evropiane dhe SHBA-të, i përcjellin këto veprime arbitrare të Serbisë,
dhe shumica e tyre japin mendimet e tyre, se zgjedhja e situatës nuk mund të
bëhët përmes dhunës, por vetëm përmes një dialogu politik, duke respektuar të
drejtat njerëzore dhe liritë themelore, si e vetmja zgjidhje e çdo konflikti, e cila i mbronë interesat e gjitha etnitetëve , për të synuar një
bashkëjetesë paqësore.
Ngjarjet
e tilla na bëjnë të brengosëmi, sepse po nëpërkembën akoma shqiptarët nën
thundrën e Serbisë, njëherit mund të vështirësohet arritja e marrëdhënieve në
mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në proqeset e bisedimëve të fundit, që janë
ndërmarrë dhe do të ndërmerren në të ardhmën, por edhe trazirat e tilla, që
gjasojnë në kuadër të një spastrimi etnik të shqiptarëve, i ka kushtuar koxho
shumë Serbisë, e cila po i provon muskujt e vet të molisur gjatë historisë së
saj dështake, që të grabisë edhe ndonjë kafshatë „haram“ nga trojet shqiptare.
Dhuna dhe
urrejtja ndaj shqiptarëve-janë tiparët që beson ende politika serbe, dhe ata që
i besojnë kësaj formule, atëherë edhe fati i atj populli mund të jetë i
dyshimtë, kur gjithçka ndërtohet mbi ideologjinë e miteve dhe fantazmave.
Kosova si
shtet i ri, ka realizuar në bazë të Kushtetutës së vet, të drejtat e çdo
etniteti, dhe serbët realizojnë shkallën më të privilegjuar superiore të të
drejtave, ndërsa shqiptarëve të Luginës
së Preshevës,Medvegjës dhe Bujanovcit, u mohohen të drejtat më elementare, dhe
ajo e lirisë së shprehjes, e mbajtjes së flamurit kombëtarë dhe kjo e fundit,
mohimi i përkujtimorës së dëshmorëve të lirisë.
Prezentimi dhe dëshmia e shqiptarëve do të ishte më efektive, që do ti jepte këtij skandali të turpshëm një kundërpërgjigje, jo me ndonjë vandalizëm reciprok, por me urtësi e maturi të shfrytëzohen autoritetet e njerëzve me autoritet evropian dhe kriteret amerikane, të cilët janë faktori kryesor dhe qelsi i zgjedhjes së kësaj nyje në Luginën e Preshevës dhe në veriun e Kosovës.