| E shtune, 26.01.2013, 07:00 PM |
Skica:
Xhevahir Cirongu
Në diskun e art të kujtimeve!...
‘’Vitet
hapen si mëndafsh në hapsirën kozmike të
jetë; e bashkë me ato, kujtimet rrinë të freskta në skutat e padukshme të
shpirtit.Kur rizgjohen, nga prushi i
zemrës gurgullojnë fjalët
te goja,e në sy lexohet
qartë pavdeksija e tyre!’’
( …Fraza është formuluar nga vetë autori , Xh.Cirongu)
...Një kafe në Durrës!....Pastaj në‘’Diskun e art’’ të kujtimeve…!
-‘’Si je
i dashur mik, Xhevahir? Lexova librin
tuaj ‘’Mall nga Oqeani’’dhe u befasova
.Të falnderoj për arritjet , jo vetëm si publicist, por edhe në fushën e krijmtarisë letrare si poet e
shkrimtar !’’ Këto pak rreshta m’i shkroi
në facebook shoku im Partizan
Myftari që jeton e punon në Romë. Edhe unë e falnderove përzemërsisht shokun e
letrave,ndonse kishim vite pa u parë e
komunikuar me njëri-tjetrin. Por ,pas 22 vitesh vjen një ditë e takohesh me njerëzit që janë
ruajtur në memorjen tënde dhe‘’Disku i
art’’ i kujtimeve kthehet
mbrapsht dhe bisedon me kohën e shkuar. -Sa bukur,-thash me veten! Miqësia e
vërtet nuk harrohet aq lehtë.Pastaj,nuk thonë kot,se buka e vjetër
sa më shumë vite të shkojnë,aq më e ëmbël bëhet!Pikërisht te kjo thënje
e mençur frazologjike e gëdhendur e popullit tonë, në ditët e fundvitit të
2012-ës më takoi edhe mua me shokun e
mikun tim të letrave Partizan Myftarin.
Ishte
data 20 dhjetor kur Xani më njofton se do nisej nga Roma për në Shqipëri.Në
facebook atë natë të mbrëmjes së dhjetorit,folëm shumë shkurt.Dhe ja, si më
shkroi ai:’’-Xhevo!
tha ashtu shpejtë e shpejtë. Unë hodha sytë drejt xhamave dhe aty pashë vajzën
që po na vështronte si një flutur që rri sipër gonxhes së një lule. Edhe ajo
zbriti nga makina.Sikur të ishim njohur në vite,m’u hodh në qafë e më
puthi.Edhe unë e putha si mbesën time.Pastaj,duke i përqafuar të dy’’Miqtë’’nga
Roma,shkuam në lokal e pimë kafe. Një takim i papritur pas kaq vitesh që na ndezi
kujtimet tona.
–Ky është
shoku im,por edhe xhaxhi poeti që ka
shkruar poezinë për ty,Erta!Me poetin keni një datlindje…! Ertës iu mbushën
sytë me lot nga gëzimi! Partizani
recitoi disa rreshta nga
poezia,kurse vajza e vogël si një
engjëll më falnderoi ,e kujtimet morën
udhën nëpër shtigjet e kujtesës së
viteve.Asaj vajze engjëllore i dhurova edhe një libër me tregime. Edhe unë i urova udhë të mbarë,e gëzuar 2013
për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë e punojnë nëpër botë!
Piktori i portave të gurta….!?
Sipër
kokës puhiza e bardhë si bora thinjat i
janë vendosur si gurët e bardhë të malit Tomorr e të alpeve atje në veri të Shqipërisë.Edhe fjalët
, piktori i talentuar Nuri Jaupi nuk di
t’i lëshojë ashtu si në erën me
acar,por ai matat me mendimin duke e kërkuar atë ngado, dhe më s’fundi,me
delikates fjalën e derdh nga goja sa të ëmbël, aq edhe të ngrohtë si flakë
zjarri. Ai ka një jetë të tërë që udhëton me penel në dorë,e s’bashku me bojrat
e vajit,pikturon bukuritë e natyrës sonë . Larmija e pikturave të piktorit Nuri
Jaupi kanë dimesione të
ndryshme,por dinamika dhe pëmbajtja e
tyre rrokin hapësira në vetvete me ngjyrime të ngrohta e mesazhe të qarta. Sa
po shkon në galerinë e punës që ndodhet
në lagjen 13 të ‘’Plazhit’’ në
Durrës,vizitori befasohet kur
ballafaqohet me punimet e këtij piktori të talentuar e kërkues ndaj së bukurës. Teksa vështron me kujdes
peizazhet e pikturave,të bie në sy e të tërheq si magnet fragmentet e
pikturuara nga natyra e bukur
Shqiptare.Tema e natyrës së vendlindjes për piktorin Nuri ,ka një dallim të vaçantë , sepse
ngjyrat janë të ndezura dhe i burojnë
nga shpirti.Ai është dashuruar më parë me natyrë,pastaj me portretat e njerëzve
që di t’i derdhi aq bukur në telajo. Këto ai i ka
pasqyruar në pikturat nga Kanionet e lumit Osum e të Valbonës në veri të atdheut.Nuri Jaupi e ka konfirmuar
veten si një piktor universal e gjithëpërfshirës. E themi këtë se në fondin e pikturave gjen
edhe piktura
me peizazhe nga Spanja,Luksenburg,Slloveni, Kroaci etj. Punimet e
piktorit shtrihen në gjithë hapësirën mbarëshqiptare. Aty do të gjeshë pamje
nga Shkodra, Tropoja,Kosova, Kërçova, Ulqini,, Berati,Vlora, Gjirokastra etj. Përveç peizazhit,portretit,piktori Nuri Jaupi di të
përshkruajë bukur edhe figurat historike e atdhetare,folklorike,turistike e
arkeologjike. Ai me talentin si piktor na shkruan si një shkrimtar me njyrat
historinë dhe kulturën tonë kombëtare në edukimin e brezave.Kështu,ekspozitën e
fundit që për të është e 19-ta,e hapi në burgun e Durrësit për të
burgosurit.Kjo është një e veçantë në punën e këtij piktori që kërkon të përcjelli me anën e pikturës e
të ngjyrave dashuri e ngrohtësi edhe tek
njerëzit e dënuar nga ligji. –Piktura
është pjesë e jetës sime,-na thotë me buzëqeshje plotë kolor ngjyrash në bisedë e sipër Nuri Jaupi . Ai është duke
përgatitur ekspozitën e 20-të,që në fillimet e pranverës do e çeli në qytetin
bregdetar të Durrësit.Largohesh nga
universi i pikturave të këtij piktori për t’u rikthyer aty përsëri për
të prekur të bukurën e shpirtit
nëpërmjet ngjyrave. Vetë piktori e lë të hapur portën e gurtë të peizazhit
natyror aty në telajo për prurje të reja
në ekspozitat e ardhshme.