Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Ilir Muharremi

| E shtune, 26.01.2013, 10:49 AM |


Ilir Muharremi

Nuk të dua

Nëse të dua
Çdo gjë fillon prej fillimit
Nëse nuk të dua
Krejt fillon nga fundi

Prapë dashuri

Kur asnjëherë nuk kam qenë i lumtur
E dua jetën
Ajo më mësoi atë që nuk e kamë parë ndonjëherë
Dashurinë, seksin, lojën, artin , ekstazën
Vdes për këto gjëra
Prapë jeta rreshton vargjet e kohës
Dirigjent i sëmurë në mes ekstazës
Çmendem, thellohem dhe çmendem
I humbur me dëshirë ngaqë dua
Ngjyra jetë, vargjet labirint i poetit
Unë i distancuar si një pol i ftohët
Dashuri, jetë ekstazë
U humba erdha për të treguar
Prapë dashuri seks ekstazë , jetë, ngjyrë vargje
Jeta një sekondë një faqe histori për të harruarit
Ekstazë, ylber shtatë ngjyrësh , shtatë klithmash vuajtjesh
Prapë jetë ekstazë dhe ngjyrë

Poezia

Poezia si piktura moment
Si qëndiset prishet
Kolorit, spermë, përjetim
Frustrim momental

Krejt seks

Erotike, krejt seks
Mendja zero
Kjo është jeta
Filozofët iluzionistë pa shpresë errësirë
Dehje lumturi epsh gotë
Mëngjes mesditë mbrëmje fjetje prekje
Mbushje zbrazje humbje
Spermë liri gjetje fitore një milionëshe
Mona Lizë, shemti- Kristinë e van Goghut
Krejt jetë, gjumë dhe kënaqësi
Përjetësi...