Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Nebi Dragoti

| E enjte, 24.01.2013, 08:27 PM |


NEBI DRAGOTI

PARNAS POGRADECAR

LASGUSHI

Ku Mali Thatë…
Ku rreh një lopatë…

Sikur ende është gjallë
kredhur në zhaurimë mendimesh,
Lasgushin
gjumi s’e zë
buzë liqenit për një varg,
i duhet varg i smeraldë…

Ku Mali i Thatë…
Ku rreh një lopatë…
Ku dhe mbi
shtrihet tis i mëndafshtë
thurur me hapsirë të llagartë
ndehet me ylbere…
I ndenë poeti.

Lasgushi yjet e poezisë
peshkon;
ah,ç’gjerdan të xixëllonjtë
ka futur në varg
Lasgushi i gjallë.

Ku dhe mbi
davariten vargje të florinjtë
dridhshëm hapsirës së kaltër,
ndehen me ylbere.
I ka nderë poeti!

PARNAS POGRADECAR

Fytyra ime në valëza farfuri,
reflekton dhe fytyrë e tij në fund.
Kam lindur në Dumre e gjithsesi
vargun për të me zjarr e thur…

Nëpër zajet e bardhë ornamente
në lëvizje më bëhet fytyrë e tij;
i ulet mbi kokë hëna kapele…
Ku më je ti, përqafohemi, o mik!

Fytyra ime në valëzaq farfuri,
reflekton dhe fytyrë e tij prej liriku;
notar legjende noton në poezi,
teksa një çafkë si varg më iku…

Shtatorja përballë Malit të Thatë,
mbi mal përmallshëm shikimin tret;
kjo përjetësi poeti mbrujtur me mall;
ky Parnas pogradecar me këngë na thërret.

DREMIT A NUK DREMIT LIQENI

Jo,s’dremit liqeni në katër stinë,
zgjon,përflak në zemra dashurinë.

Ja,dremit liqeni a qyteti dremit,
po nuk dremitin kurrë dashuritë!

Jo,jo nuk fle Lasgushi në qytet,
perëndime shqiptare mbi supe ka hedh…

Pret e përcjell visitorë e miq,
Lasgushi një kafe e pi me Nebin…

Liqeni i madh dremit a nuk dremit
i veshur në ar nga shpirti ynë lirik…

BUKURI SHQIPTARE

Ky liriku ynë e kroi i fshatit tonë
s’ ka të dytë,s’gjen kurrkund në botë.

Kësi vasha ballëhënë me shpirtin bujar
nuk i gjenë të bredhesh gjithë dynjanë.

Burra fisnik me shpirt punëtor,
ky vendi ynë si burim përrallor.

Diell ilirie ka ky vend i lashtë,
si  Shqipëria s’gjen bukuri të rrallë.

POGRADECARE

Bukuri pogradecare
si varg lasgushian…

Mërmërima,gurgullima
si ritme dhe rima,
si figura të purpurta letrare
të shpirtit të qashtër lasgushian…

Bukuri pogradecare,
 më fut të gjallë në dhe;
më magjeps
si varg lasgushian…