| E merkure, 23.01.2013, 07:15 PM |
 Rrustem Geci
Rrustem Geci
Poezi nga libri ''Kryengritësit''
SKËNDERBEGASIT
Kjo  Rendje  e  Skënderbeut
nëpër  trojet  ku  flitet shqip
është një testament i gjuhës
që  ia  lidhë  plagët  atdheut
Kjo  Rendje  e  Skënderbeut
nga   një   qytet   në   tjetrin
është rendja jonë e menduar
për një ëndërr  gati të  fjetur
Kjo  Rendje  e  Skënderbeut
në këtë kohë  aq  të  vështirë
është kushtrim i qenies sonë
që i thërret gjithë  shqiptarët
Kjo  Rendje  e  Skënderbeut
në tokën e  të përjetëshmëve
është atdheu  ynë, toka  jonë
né që kemi nderin  ta  duami
2
Shqipëri  e  tërë  shqiptarve
rend   trojeve    të    atdheut
brenda  ke  Skënderbegasit
dhe  Rilindjen    kombëtare
Ky popull  i më të lashtëve
me  13   mijë   vjet   moshë
zemrën e ka  të  këtij  dhéu
dhe  qiellin   të  kësaj  toke
Kjo Rendje  e Skënderbeut
ku   bukës   i   thonë   bukë
në   gjuhë e ka  shqiponjën
në   gjuhë   e   ka  flamurin
Ky  zgjim   i   Skënderbeut
në këtë milé  të  kësaj kohe
është himn për  Shqipërinë
është  himn   për  Kosovën
GJAKU I SHTËPISË
Ku  i  ke  trimat   moj  shtëpi
derën ty kush ta  ka  mbyllur
luftë ka kudo  nëpër Kosovë
i zoti shtëpisë ku  do  të  jetë
Shtëpia heshtë, shtëpia s´flet
retë  nga  pak  pluskojnë  shi
dritaret  qajnë  për  pak diell
era pemët sa shumë i  dridhë
Ku  i  ke  trimat  moj  shtëpi
dikur këtu kishte pesë djemë
dy vajza dhe prindërit e tyre
athua tani  ku mund  të  jenë
Shtëpia heshtë, shtëpia s´flet
këtu mungokan edhe fqinjët
me pika gjaku  qenka oborri
me pika gjaku qenka shtëpia
2
Nënë e Luftës e  hapi  derën
eja  këtu  brenda   ti  o  njeri
në kopësht kam  dy  kufoma
o udhëtar i mirë  më ndihmo
Kush je  ti  o  Nënë  e fisme
jam prej  gjakut  të  shtëpisë
tre   djem  i   kam   në  luftë
ata janë te  Mali i Martirëve
Shoku qytetar   prej   qytetit
kë po e kërkon këtu i vetëm
kërkoj   djalin   dhe    nusen
janë në UÇK, a  i  keni parë
Dreni yt  dhe  nusja  Derada
janë në mbrojtje  të  atdheut
me  ta  janë  tre djemtë e mi
me  ata  është  tërë  Kosova!..