| E merkure, 23.01.2013, 07:59 PM |
Meditime
kur presidenti Obama u betua me Biblën e Linkolnit e Martin Luther King Jr.
ÇDO
SHQIPTAR ËSHTË
NGA ELIDA BUÇPAPAJ
Dita e
Inaugurimit të mandatit të dytë të Presidentit Obama përkoi me Ditën e Marthin
Luther King Jr., e cila në Amerikë festohet të hënën e tretë të çdo janari.
Martin Luther King Jr., Nobelist i paqes më 1964, lider i Lëvizjes
Afrikano-Amerikane i të Drejtave të Njeriut, ikonë e të drejtave civile përmes
mosbindjes paqësore pa mjete dhune dhe violencë, i ka kontribuar kësaj dite.
Prandaj Barack Obama u betua me dorën mbi dy Bibla, njëra ishte e Abraham
Lincolnit, presidentit që nxori jashtë ligji skllavërinë dhe tjetra e Martin
Luther King Jr.. Sepse të dy këta burra ndikuan që në fjalimin inaugurial
presidenti Obama të thosh se: "Ajo që e bashkon kombin tonë nuk është
ngjyra e lëkurës sonë apo prejardhja e emrave tanë, por fakti se të gjithë
njerëzit janë krijuar të barabartë dhe kanë të drejta të padiskutueshme".
Gjysmë shekulli më parë nuk ishte e imagjinueshme që një Afrikano-Amerikan të
zgjidhej President i SHBA. Martin Luther King Jr. luftoi që kjo ditë të mos
ishte ëndërr!
Në të
njëjtën ditë me inagurimin zyrtar të presidentit të SHBA, në Tiranë u kujtua 2
vjetori i 21 janarit, kur dy vjet më parë një manifestim i PS degjeneroi në
kaos dhe për pasojë humbën jetën katër viktima të pafajshme. Ka dy vjet që
pozita dhe opozita shigjetojnë njëra-tjetrën me akuza, ndërsa drejtësia nuk ka
thënë ende fjalën e saj. As për Gërdecin. Aq sa thuhet rëndom se në Shqipëri
nuk ka drejtësi.
Por një
sistem demokratik, që të funksionojë, duhet pavarësi dhe integritet i tre
pushteteve, legjislativit, ekzekutivit dhe drejtësisë, e në Shqipëri pushteti i
tretë është i krimbur. Pushteti i katërt, shtypi dhe mediat, është klientelist,
ndërsa integriteti i klasës politike e cila popullon dy pushtetet e tjera është
për tokë.
21 janari
i vitit 2011 i ktheu Tiranës për disa orë të gjata ankthin e 1997, sepse ata që
organizuan atë manifestim deshën ta inkuadronin në kontekstin e Revolucioneve
dhe Pranverës Arabe, duke harruar se vendi ynë sot është anëtar i NATO-s, ku
mjetet që të ofron demokracia e përjashtojnë dhunën dhe kaosin.
Prishtina
më 21 janar kujtoi 7 vjetorin e vdekjes të Liderit Indipendentist, në një klimë
të tensionuar ku në Preshevë u mbajt protesta e shqiptarëve autoktonë në
përgjigje të veprimit fashist, si e cilësoi Adem Demaçi, të makinerisë policore
serbe e cila e armatosur gjer në dhëmbë dhe me tytat e armëve gati, të dielën në
mëngjes hoqi lapidarin e ushtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës,
Medvegjës dhe Bujanocit.
Këto
paralele dhe fakte të ndërthurura në mënyrë si rastësore, me vështrimin e parë,
të duken se nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, në fakt flasin qartë se liria
punon. Nëse sot Marthin Luther King Jr. do të ishte gjallë ai do të deklamonte
se ëndërra e tij për të qënë vëlla me të bardhin është kthyer në realitet dhe
se përpjekjet e tij triumfuan.
Marthin
Luther King Jr. sot do t'iu bënte thirrje shqiptarëve që të arrijnë tek
aspiratat e tyre duke përdorur metoda legjitime që ofron demokracia. Aspiratat
e shqiptarëve në pesë shtete sot janë që të jenë të përfaqësuar nga një klasë
politike me integritet dhe se çdo shqiptar të ketë të drejta të barabarta me
bashkëqytetarët e çdo përkatesie kombëtare.
Marthin
Luther King Jr dhe Ibrahim Rugova po të ishin gjallë do t’i thoshin Daçiqit që
t’i ulte armët kundër shqiptarëve të paarmatosur, sepse armët dhe milicia e tij
nuk i frikëson shqiptarët dhe se këto armë u kujtojnë shqiptarëve veç krimet e
Serbisë së Milosheviçit, çka e bëri të detyrushme mbrojtjen dhe intervenimin e
NATO-s.
Martin
Luther King Jr. do t’i tregonte Daçiqit se çfarë ndodh sot në Washington D.C.
ishte e paimagjinueshme të ndodhte 50 vjet më parë, që Beyonce të këndonte
hymnin amerikan, ndërsa një poet amerikan me rrënjë hispanike të recitonte
sipas traditës një poezi përpara Presidentit të SHBA, ashtu si kishte deklamuar
Robert Frost, poeti i „Fire and Ice – Zjarr dhe Akull“ përpara John F.Kennedy
dhe Maya Angelo përpara Presidentit Bill Clinton! Ku është parë kjo! Kjo është
parë në Amerikë dhe atje ku shtrin rrënjët liria. Që do të thotë se do të bëhet
realitet edhe tek ne në ish-Ballkan.
Ish-Ballkani
i ka ikur një herë e mirë erës të konflikteve. Dhe
Shqiptarët
nuk kanë më frikë nga
Mjafton të shihni se si ëndërrat e Martin Luther Kingut Jr. dhe Ibrahim Rugovës sot janë bërë realitet. Dikur, për ne shqiptarët, jo shumë larg në kohë, në një të shkuar të afërme, ishte gjithçka tabu. Ta ëndërroje quhej imagjinatë e çmendur, quhej çmenduri, krim, sot janë të çmendur ata që mendojnë se mund ta ndalin këtë realitet të ri, i cili i fton të gjithë qytetarët e ish-Ballkanit ta gëzojnë jetën si qytetarë të barabartë të Europës juglindore. Sepse koha kur Shqiptarët trajtoheshin si qytetarë të dorës të fundit ka mbaruar!