| E hene, 21.01.2013, 09:00 PM |
Ndryshimi
i historisë dridh themelet ekzistuese të kombit
Nga Gjon KEKA
Çështja e
korrigjimit të librave të historisë nuk ka të bëjë më standartet europian ,por
me interesa të ngushta të mbetjes sulltaniste e cila duke mohuar identitetin
europian të shqiptarëve mundohet t'i vë ata në të qenit me identitet hibrid të
pa përcaktuar dhe larg rrënjeve të lashta të kombit tonë europian si pjesë e
familjes së tij.
Po
t'ishte korrigjimi apo thënë në gjuhën normale të tyre ndryshimi i historisë
një kërkesë sipas standarteve europiane ,është Serbia e ajo e cila tanim i ka
të liberalizuara vizat dhe po përpiqet të bëhet anëtare me një histori të
shkruar mbi mite ,urrejtje dhe demonizëm ,poashtu është Greqia ajo që është
anëtare dhe akoma në historinë e saj dhe në fjalorin e përditshëm shohim llojet
e megalidesë dhe urrejtjes.Poashtu është po ajo Turqi barbare edhe në këtë kohë
që në historinë e saj mëson për urrejtjen ndaj popujve që ajo i kishte pushtuar
dhe për çmenditë e saj ideologjike sulltaniste.
Atëherë
me çfarë lloj standartesh kemi të bëjmë këtu ,standartet nuk mund të jenë për
disa të imponueshme e për disa të paimponueshme.
Siç kam
shkruar edhe më herët edhe tani e përsëris se historinë nuk mund ta ndryshojn
politikanët edhe sikur ata t'i fusin duart aty ajo nuk do të ndryshoj, sepse
ata mund ta ndryshojn për politikën e tyre ditore dhe të interesave të tyre
ideologjike sulltaniste ,por historinë e cila është shkruar mbi argumente të
fuqishme ,dhe e cila histori është provuar shtatë herë ne zjarrinë e lirisë nuk
mund të ndryshohet dhe në asnjë kohë nuk do të ndryshohet apo korrigjohet sipas
qejfit të tyre.
Ne kemi
fakte të panumërta që perandoria barbare otomane ka bërë gjenocid të paparë në
histori ndaj popullit shqiptar europian.Mund të përmend këtu vetëm një shembull
se si sulltanët në pamundësi për të pushtuar shtetin e Arbërit gjatë kohës së
qeverisjes së liderit vizionar dhe strategut të madh të kohës Gjergj Kastrioti
Skënderbeu ,ata mbysni qenët dhe kafshë të tjera dhe i fusnin në ujin ku pinin
ujë populli dhe kështu pastaj vdisnin gra ,femij dhe pleq nga helmimi , ky
ishte barbarizëm ,demonizëm ,poashzu ata edhe kur zinin shqiptarë të pabindur
dhe gra me fëmijë që nuk donin të shkonin pengë i merrnin dhe i fusnin në
zjarrë dhe i digjnin së gjalli ky është gjenocid që bëri perandoria barbare
otomane ndaj popullit shqiptar, për këtë flasin fakte të panumërta ,ka
dkumente,kronika dhe përshkrime të sakta të kësaj perandroie barabre për
gjenocidin dhe barbarinë që ka bërë ndaj popullit shqiptar.
Ndërkaq
me pakë fjalë mund të them se zakonisht keshtu kane devijuar kombet ,atehere
kur kane filluar t'i fusin duart per ta fshire memorien e tij, per ta ndryshuar
historin e tij, t'i mohojn figurat qendrore te tij,t'ia mbyllin veshet
ndergjegjes dhe syte ndaj realitetit kokeforte.
Prandaj
është gje e tmerrshme ta shikosh kombin tend se si iken gjithnje e me shume nga
drita e natyrshme e tij ,nga themelet ku kane qendruar si shkemb te palekundur
edhe paraardhesit tane te lashte. Poashtu është interesante se si nganjehëre
politika është e bija e egoizmit dhe ambicies ,është edhe fyese ndaj vetë
popullit të tij ,është e tillë edhe se nganjehër nga gabimet dhe vërbëria e saj
përfitojn armiqët e tij dhe kjo tregon peshën e gabimeve të pafalshme në
histori.Thjesht ndryshimi i historisë sipas qejfit të mbetjeve sulltaniste dhe
interesave të tyre e dridh besimin ekzistues të themeleve të historisë
kombetare, ngrit shumë çështje kombit duke e shndërruar atë në komb me një
histori pa asnjë pikë gjaku të pafajshëm në histori dhe pa asnjë përpjkeje dhe
sakrificë për liri ,dinjitet dhe mbrojtje të qenjes kombëtare europiane nga
perandoria barbare osmane dhe pushtuesit tjerë barbar.
Por
megjithkëtë ajo që dua të potencoj këtu se historine nuk mund ta ndryshojn
mbetjet sulltaniste, sepse Llamba e njohur me emrin e shtrenjte Gjergj
Kastrioti Skënderbeu dhe të gjithë etërit tjerë të kombit qendrojn tek dera e
Historise se vertete e kombit shqiptar europian ,ata dhe gjurëmt e tyre të
pashlyera janë mburoja qe nuk lejojn qe mbetjet sulltaniste t'i fusin duart
brenda saj.
Ku janë
historianët, çfarë bëjnë ata?
Ku është
akademia e shkencave të Kosovës ,çfarë bëjnë ata?
Ku është
zëri i popullit dhe elitës intelektuale e qytetare,çfarë bëjnë ata?
Pse kjo
fjetje brenda këtij shekulli, ju lutem zgjohuni sepse brezat do te jenë të
bekuar dhe falenderues po u zgjuam ne!