| E shtune, 19.01.2013, 08:55 PM |
NGA LONDRA NE…MAT
(Ngjarje e
përjetuar)
Nga Xhavit Gasa
Kjo
ngjarje ka ndodhur shume vite me parë, në kohën e diktaturës. Është një ngjarje
që e tregon poeti dhe që po kaq shumë edhe mua më zgjoi tërë ato mbresa. Po të
bisedosh me poetin lirik matjan Basir Bushkashi në shumë ngjarje që ai ka
përjetuar dhe që tregohen ashtu si dinë të tregojnë vetë poetët, ngjarja për
Halilin vjen e gjalle. Ngjarja me të ka ndodhur në një mencë të largët të një
kooperative është më tepër se relike e komunizmit që mund të flitet në secilin
Muze të Kujtesës së atyre viteve. Atë ditë në Mat promovohej libri im me
poezi., Isha një poet i ri në listën e librave të botuara, por aspak i ri për
moshën që kisha vënë në ballinën e tij.
Ishte
dhjetor, dhjetor i viti 2009. Lugina e Matit duket se i kishte shtuar erërat që
në këtë luginë. Ndoshta për t’i treguar banorëve se dimri ishte bërë prej kohës
kryekrushk i çdo shtëpie për të dërguar lajmet e shumta që jepen në këtë stinë
Në faqet e librit “Jehona e dhimbjes” ishte edhe një poezi që duket se do të
humbëte në hapësirat e bardha ashtu si ndodh me shumë poezi po qe se poeti
Basir nuk do ta kujtonte në mes shokësh edhe ngjarjen e hidhur që vinte më
poshtë. Duke bërë edhe një herë të gjallë një njeri, që jetoi jo vetëm në dy
kohë, në dy sisteme, por edhe në dy botë, në Londër e në Mat.
Në kohën
e Zogut e në kohën e Enverit. Dhe mori për atë kohë vetëm urrejtjen e një
shteti që ishte ngritur mbi egërsinë e mbytjes së së vërtetës.
..Në
qendër të fshatit Zenisht përballë zyrave të kooperativës ishte menca. Hanin
kryesisht kuadrot se të tjerë. Edhe pse mund të shkurtonin pak rrugën deri në
shtëpi as të mos lodheshin se shumë here, të tjerëve nuk u jepej asnjë pjatë.
Edhe
sepse mund të kishin në xhepa disa monedha që mund t’i kthenin në një pjatë
supë të shpëlarë nga ato që bëheshin në mencat e koopetartivave. . Edhe pse në
duart e tyre mund të kishte disa monedha në duar. Menca ishte vendosur në një
ndërtesë njëkatëshe. Vendin e gatimit e kishte bashkë edhe me atë të ndenjes.
Aty ishte vetëm një kuzhinier, që gatuante edhe iu shërbente klientëve që
frekuentonin këtë mencë. Klinetët e mencës ishin gati me një listë të
padukshme: punonjësit e administratës së kooperativës, mësuesit e shkollës
tetëvjeçare që ishte aty afër, traktoristë dhe kooperativistë që i zinte
mëngjesi ose dreka aty. Salla e ngrënies kishte disa tavolina të gjata dhe disa
stola të bërë me dërrasa te zdruktharia e kooperativës. Pothuaj se çdo dite
hante drekën në këtë mencë e hante edhe Halil Ahmeti (Drici), i cili sapo
kishte dalë nga burgu ku kishte qendruar disa vjet i dënuar për agjitacion dhe
propagandë kundër pushtetit popullor.
Shikimet
e kureshtuara të atyre që drekonin e që ishin në një farë mënyre elita e
kooperativës e bënte edhe me të heshtur Halilin. Atë ditë Halili pasi mbaroi se
ngrëni, mori një copë gazetë të grisur dhe shkroi diçka. Pasi vështroi me
kujdes që nuk po vinte njeri tjetër për momentin në mencë, u afrua te tavolina
ku po rrinte mësuesi dhe poeti Basir Bushkashi. Edhe ai sapo ishte kthyer atë
vit nga miniera e kromit ku kishte punuar një vit për riedukim, sepse kishte
kritikuar hapur allishverishet e pushtetarëve të kuq. I vuri copën e gazetës
përpara dhe u largua duke i buzëqeshur me dashamirësi. Mbi shkronjat e plumbta të
gazetës kishte shkruar: “Vështro, por mos fol”.
Basiri i
hodhi një vështrim sallës ku po hante drekën. Tavolinat ishin ende të
papastruara. Disa copa buke misri të kuq ishin hedhur nëpër tavolina. Kishte
akoma disa pjata të palara që nuk ishin marrë për t’u larë. Një qen po ndukte
me buzët e pista disa copa buke dhe mbeturina në një cep. Kjo ishte panorama e
asaj salle. Halil Ahmeti(Drici) ishte larguar nga Shqiperia në vitin 1939 me
oborrin mbretëror, të cilit i shërbeu deri në vitin 1946, kur mbreti Zog i Parë
u largua nga Londra (Angli) ne drejtim te Egjyptit. Halili qëndroi në Londer.
Sipas thënieve të tij punoi si punonjës farmacie. Emri dhe firma e Halil
Ahmetit (Drici) gjendet përkrah shumë emigrantësh të asajë kohe në dy
Promemorje. Njëra në vitin 1942 ku Komuniteti Shqiptar në Londër shpreh
indinjatën e pushtimit fashist te Shqipërisë dhe tjetra në letrën e
ngushullimit që ky komunitet i shkruan për vdekjen e shkrimtares dhe humanistes
së madhe mbrojtëse së të drejtave të shqiptarëve, Edit Durham.
Para disa
kohësh në shkrimin e Daut Dautit me titullin “NË SHËRBIM TË NALTMADHNISË”
gazeta “The Albananian” në Londër shkruhej për Halil Dricin. Dihej vetëm
datëlindja dhe nuk dihej sa kohë qëndroi në Londër. As vendi dhe koha e vdekjes
nuk shkruhej. Halili është kthyer në Shqipëri në vitin 1967 pas 28 vjetësh. E
lexova me një frymë. Rastësi shumë e dhimbshme. Po më ringjallej kujtimi i tij
në Londër e më vonë në Burrel kur miqtë e mi me mikun më të nderuar poetin
Basir Bushkashin po i gëzoheshim poezive të librit “ Jehona e dhimbjes”, “Më
kishte marrë malli për vendlindjen”-shprehej ai në çdo bisedë. Londra e madhe e
zhumshme po i dukej e vogël para Burrelit të tij me baraka që e kishte lënë që
prej 20 vitesh. Kishte kaluar një kohë e gjatë dhe shumë nga të afërmit e tij
nuk jetonin. Krahëhapur e priti gruaja e xhaxhit te tij, Rexhepit. Edhe ai
kishte disa vjet që kishte vdekur dhe kujtohej në fshat me rahmet. Këtë grua të
dashur e shumë fisnike e quanin të gjithë “Nënëmadhja” Nuk i kishte gëzuar
barku me fëmijet e saj, por për çudi asnjëherë nuk ankohej, si ndodh me shumë
gra që vetem qarravitetn mes shoqesh. Që kur u largua, Halili nuk kishte pasur
asnjë lidhje me te afërmit e tij. Halili u strehua dhe vendosi të qëndrojë aty
ku kishte lindur e rritur, te Sabri Alia, djali i kushuririt të parë Xhemalit.
Edhe Xhemali, që kishte qenë edhe ai oficer në kohën e Zogut kishte disa muaj
që kishte vdekur. Për këtë arsye edhe Sabriu nuk shihej me sy të mirë nga
pushtetarët komunistë.
Sabriu
ishte elektricist edhe mekanik, por ishte edhe muzikant i talentuar. Shkruante
tekste këngësh popullore dhe u bënte edhe muzikën. Emri i tij nuk përmendej
asnjë herë për shkak të biografisë. Fëmijet e tij ishin më të mirët në mësime,
por kurrë nuk iu dha e drejta për të vazhduar shkollat e larta. Edhe ardhja dhe
strehimi i Halilit sigurisht që e rëndonin biografinë e tij. Që në ditët e para
Halili u përball me shumë takime. Po takonte me shumë njerëz të afërm, miq,
shokë dhe të tjerë që vinin të pyesnin dhe interesoheshin për të afërmit e tyre
që kishin emigruar prej kohësh e nuk lidheshin dot me ta, për shkak të izolimit
që i kishte bërë vendit qeveria komuniste. Për të tani kishte filluar një jetë
tjetër, krejt e ndryshme nga jeta në Angli. Te Halili filluan te shfaqen
pakënaqësite e para. E para ishte buka skandaloze e misrit. “Këtë nuk e ha as
qeni.”-kishte pas thanë një ditë Halili,-Në Angli nëse ia jep qenit, këtë bukë
të dënon ligji”. “Ç’ështe ky sapun i zi?-i tha një ditë Gjures, nuses së
Sabriut- Mos m’i laj rrobat me këtë.” “S’kam tjetër,-i tha ajo,-edhe këtë e
përdor me kursim se nuk kam lekë për ta blerë.” Kur shikonte kooperativistet që
punonin 10-12 orë në ditë, me kushte të vështira dhe paguheshin me një pagë
qesharake, ai shqetësohej. I mësuar me drejtësinë e fjalë së lirë angleze,
filloi të fliste hapur se nuk po respektoheshin të drejtat njerëzore dhe se
njeriu po trajtohej si skllav. Disa here Sabriu i kishte thenë: “O mixhë, mos
fol ashtu se do të dëmtosh veten edhe neve.” -Pse,-i përgjigjej Halili,-të
vërtetën po them. Kjo është jetë skandaloze. Në Angli dhe në vende të tjera nuk
jetohet kështu. Halili filloi të punonte vetë në kooperativë. Ai bënte çdo punë
që i jepnin, por pakënaqësitë e tij i shprehte kudo, në çdo bisedë. Punoi shumë
vite për hapjen e disa tuneleve, që hapeshin për strehimin e popullit në rast
të ndonjë agresioni të mundshëm nga jashtë. Në vitin 1978 Halili dënohet me 7
vjet burg për agjitacion dhe propogandë kundër pushtetit popullor. Kur doli nga
burgu,ai qendoj per disa kohe te Sabriu, pastaj megjithe kemnguljen e Sabriut
per t’mos u larguar, ai u largua nga Sabriu me synimin qe t’mos pengoheshin
femijet e Sabriut per ne shkolla te larta. Afër një vit u strehua te një
kushuri tjetër i tij, te Tahir Alia.
Edhe nga
Tahiri doli dhe u sistemua ca kohë në hotel. Tani merte pension.
Thuhej se
pensioni i vinte nga Anglia. Ishte shumë pension i mirë, por atij i jepnin
shumë pak. E grabitën disa herë në rrugë duke e rrahur. Megjithëse ankohej,
askush nuk u kujdes për ta mbrojtur. Filloi të bënte një jetë endacaku. Një
ditë e gjetën në gjendje kome dhe e dërguan në spital. Për arsye të
neglizhencës mjeksore, ai vdiq. Spitali njoftoi për vdekjen e tij këshillin e
fshatit Zenisht që ta merrnin nga spitali dhe ta varrosnin. Këshilli më caktoi
mua dhe disa të rinj të tjerë për të kryer varrimin e tij. Ne varrimin e tij
mori pjese edhe Bajram Dobra, megjithese ishte sekretar i keshillit popullor ne
ate kohe. Shkuam te zdruktharia e kooperativës dhe me ndihmën e brigadierit
Hajrulla Stafasani u bë e mundur bërja e arkivolit dhe e mjeteve të tjera që
duheshin për varrimin e tij. Deri afër varrezave trupin e të ndjerit Halil
Ahmeti (Drici) e solli ambulanca e spitalit.E varrosëm veç nga varret e tjera
me urdhër të organizatës së Partisë së Punës. Varrosëm njeriun që për 28 vjet
jetoi në mërgim, larg atdheut, larg të afërmëve të tij. Erdhi nga Bota e Lirë
dhe demokratike se kishte mall për vendlindjen, por gjeti para kohe vdekjen Një
vdekje që solli te vërtetën, që nuk duhesh thënë. Për të thënë të vërtetën, kur
të gjithë nuk guxonim që ta thonim. Në varrin e tij edhe bari sikur thahej më
shpejt nga dhimbja e padukshme dhe mungonin lulet.
Tani pas
kaq kohësh veç kujtimit për Halilin mentar më duhet të flas edhe për të
vërtetën që në atë kohë vritej me njëmijë plumba të dukshëm e të padukshëm.
Tani varri i tij nuk eshte i vecuar, ate e ka sistemuar Sabriu prane varreve te
afermve te tij. Sa herë që vij nga Anglia ku ai pat jetuar 28 vjet, shkoj te
varri i tij nuk harroj që të vë mbi të një tufë me lule të freskëta. Mos është
një lloj borxhi nga vendi i mbretërve ku ai pat mësuar që të ishte i lirë dhe
të jetonte si njeri???. Mos është vallë një vazhdim i atij varrimi me pak vetë
në atë ditë të ftohtë dimri kur më duhej ta varrosja i urdhëruar nga të tjerët
atë njeri që vdiq duke u endur në rrugët e Burelit me duar të zgjatura drejt
miqve të pakët që kishte???? Mos..????